• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi, buka prodhohet me miellin me cilësinë më të ulët në Evropë

by A R
07/05/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare iu rikthye mbrëmjen e sotme temës së sigurisë ushqimore, duke denoncuar një skandal për miellin e bukës që përdoret në Shqipëri.

Gazetarët e Fiks Fare kanë zbuluar se standardi i bukës që prodhohet në Shqipëri sot, për shkak të cilësisë së miellit, është më i ulëti në Evropë. Gruri me të cilin prodhohet buka në Shqipëri është grurë për kafshët, kjo për pasojë të importeve të pakontrolluara. Sot në Shqipëri tregun e mbizotëron mielli dhe gruri që vjen nga Serbia dhe Kosova, I cili ka cilësinë më të dobët të proteinës nën 12 %. Fiks Fare ka kryer analizat e miellit që është sot në tregun shqiptar, një pjesë e madhe e të cilit ka rezultuar me proteina nën nivelin e lejuar.

Në Shqipëri, buka është burimi kryesor i ushqimit. Sipas Institutit të Statistikave çdo Shqiptar konsumon mesatarisht rreth 400 gramë bukë në ditë. Bashkimi Europian, nivelin e proteinës tek buka e ka të miratuar 14%, ndërsa në vendin tonë është 12.5%. Po a konsumojnë shqiptarët bukë me nivel proteine 12.5%?

Vendimi i ish-Ministrit Panariti në vitin 2014 për lejimin e importit të miellit me cilësi nën 12 % hapi në të vërtetë rrugën e abuzimit, duke lejuar që në vendin tonë të importohej edhe miell me nivel proteine më të ulët që do të ishte për biskota, ëmbëlsira etj. Miell dhe grurë që do të importohej kryesisht nga Serbia dhe Rusia.  Në atë kohë në daljet publike Ministri këmbëngulte se analizat e këtyre importeve dilnin brenda normës.  Sipas tij buka bëhej vetëm me  miell, maja dhe ujë dhe analizat e kryera dilnin brenda normës së lejuar.

Por si është gjendja pas 4 viteve, që  është marrë ky vendim.  Thuajse të gjitha furrat e bukës, sot prodhojnë edhe ëmbëlsira. Kjo e bën akoma më të vështirë gjurmueshmërinë e Inspektorëve të AKU-së të cilët nëse në furrat e bukës gjejnë miell me proteinë më të ulët dëgjojnë të njëjtin justifikim “Është për ëmbëlsirat dhe jo për bukë.” Madje edhe vetë Panariti, sot që nuk është më Ministër,  ka ndryshuar opinion lidhur me situatën dhe e ka pranuar që gjurmueshmëria apo aftësia për të kontrolluar këtë produkt çalon. Ai thotë se aktualisht vendi ynë nuk është në gjendje të arrijë në nivelin proteinik 12.5 % dhe jo më atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas përgjigjes që na erdhi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për vitin 2017 janë importuar rreth  36 679 ton miell gjithsej. Rreth 40% e kësaj ngarkese 14 776  ton, është importuar nga Kosova, në vend të dytë është Serbia me 12 945 ton, e ndjekur nga Greqia, Mali i zi, Maqedonia, Bullgaria, Italia dhe në fund Austria me 9 ton.  Ndërsa nga e gjithë kjo sasi  janë importuar 308 ngarkesa me miell,  proteina e të cilit është  mbi  12%, me një sasi prej 9 554 ton. Rreth  4  fish më pak se sasia e miellit me proteinë nën 12% , e cila është 27 125 mijë ton. Përsa i përket  ngarkesave me grurë janë importuar 393 të tilla me proteinë nën 12% me sasinë 8340.956 ton.

Fiks Fare ka zbuluar  se mes ngarkesave të  importit të grurit, ka edhe grurë nën nivelin e proteinës 12 %, i importuar nga prodhuesit e miellit, por që kryesisht  përdoret si ushqim për kafshë. Ky  grurë nxjerr një cilësi të dobët të miellit dhe vetëm me anë të përzierësve, kimikateve apo shtesave proteinike  mund të bëhet bukë.

Në vendin tonë janë importuar rreth 215 802 ton grurë. Më shumë se 50% e kësaj sasie, rreth 147 594 ton është importuar nga Rusia, më pas vjen  Serbia me 51 588 ton,  e ndjekur nga Ukraina, Maqedonia, Kroacia, Italia, Greqia, Mali i Zi dhe e fundit Turqia me 47 ton.

Fiks Fare analizoi 18 mostra, produkte mielli, ambalazhi 1 kg dhe 25 kg. Analizat e përqindjes së proteinës u kryen pranë ISUV. Nga këto analiza rezultuan se 6 produkte miell për bukë, ishin nën nivelin e proteinës 12% . Kryesisht miell që vjen nga Serbia dhe Kosova./TCH.

Produkte që kanë rezultuar nën normën e deklaruar në etiketë, dhe nën  normën e proteinës më ligj janë 6:

Kodi  Firma e produktit % Pro. në
etikete
% Pro. në
analiza
Lloj i miellit  Origjina
4 Tradicional Serbi – 11.31% Për bukë  Serbi
9 Ola Atlas 13% 11.15 Për bukë  Shqipëri
13 Finesa Besnik.shpk Atlas 12.5% 10.92% Për bukë  Kosovë
15 Sillosi Dellino 13% 10.92% Për bukë  Kosovë
17 Premium 12% 10.66% Për bukë  Serbi
18 Sillosi Sofra 12% 11.11% Për bukë  Kosovë

 

Importi i Miellit  2017/ 36 679 ton/ Vendi i origjinës

KOSOVA  14 776 ton

SERBIA      12 945 ton

GREQIA    5007 ton

MALI I ZI   3 298  ton

MAQEDONIA   280 ton

BULLGARI  196 ton

ITALIA   165 ton

AUSTRIA   9 ton

Importi i Grurit/ Gjithësej 215 802 ton/ Vendi i Origjinës

RUSIA   147 594 ton

SERBIA 51 588 ton

UKRAINA             6 010 ton

MAQEDONIA     5 531 ton

KROACIA             1 428  ton

ITALIA   2 406  ton

GREQIA                784  ton

MALI  I ZI             102  ton

TURQIA                47  ton

r4-2

r1-2

/a.m.

Next Post
Tarifa për Rrugën e Kombit 4 herë më shumë se rekomandimi…

Rruga e Kombit/ "Edhe Kosova vendos tarifë së shpejti"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

June 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

‘Shpërthen’ Frrok Çupi: Lëvizja e ‘Neomalësores’, tradhti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar

June 20, 2026
Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

June 20, 2026
Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

June 20, 2026
Gjendet i pajetë 42-vjeçari në portin e Durrësit, dyshimet e para

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore

June 20, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Temperaturat shtojnë virozat, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

June 20, 2026
61-vjeçari ndalohet në Kapshticë me “Toyota-n” e vjedhur në Bjellorusi

Fluks i lartë në Kapshticë, mbi 21 mijë qytetarë kaluan në pesë ditët e fundit

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In