• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Topalli: Tek ne vendosin vetëm katër veta. PD-ja e re jo legjitime, kurrë me LSI në protestë

by Java News
24/01/2019 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD e ftuar te Mirela Milori në ABCneës akuzoi Lulzim Bashën si bashkëpunëtor me Edi Ramën, pasi të dy mbajnë njeri tjetrin në pushtet, sepse edhe Basha është në pushtet, se ndan paratë me kryeministrin e PS-së.

Më tej Jozefina Topalli tha se kur studentët për afro një muaj u ngritën kundër kryeministrit dhe e rrëzuan gjysmën e qeverisë, ndërsa Lulzim Basha prej 6 vitesh nuk arrin të rrëzojë kryeministrin Rama.

Topalli theksoi se Edi Rama dhe Lulzim Basha do të hyjnë bashkë në një bashkëqeverisje të re, ku Rama do jetë kryeministër, ndërsa Lulzim Basha si kryeparlamentar.

Ky ishte varianti sekret, sipas Jozefina Topallit, e cila foli dhe akuzoi, por asnjë ide nuk ofroi për të gjetur zgjidhje. E pyetur nëse do të krijoni parti të re, ajo u përgjigj se nuk besoj.

Në fakt akuzat ishin të rënda, por deklarata e saj, se nuk do të angazhohet për të ndryshuar gjendjen, nuk janë tregues i një ish-luftetarje të PD-së.

Nëse këto akuza të Topallit rezultojnë të verteta, atëhere kjo mbetet shkatërruese për PD-në. Por për të rrëzuar këto akuza publike, duhet që Lulzim Basha me datë 16 shkurt të tregojë se do ta përmbysë kryeministrin. Nëse e rrëzon me popull, akuzat e Topallit dhe të tjerëve, zhbëhen.

Opozita është në prag të protestave popullore që ka paralajmëruar, por ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk do shkonte kurrë përkrah LSI-së. Sipas saj, PD ka gabuar kur ka qeverisur sëbashku me LSI-në.

Jozefina Topalli: Me LSI-në përkrah në protestë nuk shkoj.

Pyetje: Po ju keni qeverisur bashkë?

Jozefina Topalli: Është e vërtetë dhe gabuam për mua. Nëse do jetë çdo gjë imorale në politikë sigurisht kthehet në atë që është sot. Nuk ka rëndësi në mund të jesh më e mira, më e afta, shihe si ka mbaruar universiteti, shihe si ka përfunduar arti. Opozita është kthtyer në surrogate.

Partia Demokratike ka përsëritur gjatë gjithë kësaj kohe që nuk mund të ketë zgjedhje kur në qeveri është Edi Rama. Por sipas Jozefina Ropallit, ky është një skenar që ajo e ka parë në 2017-n. Madje sipas saj, Basha dhe Rama mund të jenë pjesë e të njëjtës qeveri.

“Nuk gënjej vetën, këtë film e kam parë në 2017-n. nuk hyj në zgjedhje me ramën, nuk bëri fushatë, hyri në qeveri me ramën. Sigurisht dhe mund t’i kesh shumë shpejt bashkë në qeveri.

Ata nuk kanë humbur asnjëherë raportin e komunikimit dhe interesit të përbashkët. Do të kemi një qeveri e përbashkët Rama-Basha. Rama do jetë kryeministër. Basha? Kryetar Parlamenti”, tha ish-nënkryetarja e PD-së.

Topalli: Rama dhe Basha, të lidhur pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin

Kritike vazhdon të jetë Jozefina Topalli ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo u shpreh se Basha dhe Edi Rama janë të lidhur me njëri-tjetrin. Madje për ish-nënkryetaren e PD-së do të ketë një marrëveshje tjetër si ajo e 17 Majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Jozefina Topalli: Basha do kishte ikur një mijë herë nëse nuk do kishte pasur mbështetjen e Ramës. Sot e mban Edi Rama dhe janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Qenia e tyre në karriget që mbajnë janë të kondicionume në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin. E mbajnë jo vetëm politikisht. Muajt e ardhshëm unë besoj se kanë për të rikonfirmuar këtë që po them sot.

Pyetje: Një marrëveshje tjetër?

Jozefina Topalli: Sigurisht.

Përsa i përket kryesisë së re të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se ajo nuk është legjitime. Sipas ish-kryetares së Kuvendit, kryesia nuk është votuar as nga Këshilli Kombëtar i PD-së.

“Unë nuk kam asgjë me njerëzit e kryesisë së re. Unë kam shpjeguar fenomenin, nuk e lidh me emra të veçantë.

Kam thënë një gjë që më ka bërë shumë përshtypje, është e vetmja kryesi që mungon besimi i vetë Këshillit Kombëtar. Anëtarët e kryesisë atëhere kanë pasur vota mbi 80% .

Ata që nuk merrnin më shumë se gjysma, sigurisht nuk ishin anëtarë të kryesisë. Sot ata aty brenda kanë votuar veten dhe jo të tjerë.

Shifrat dhe matematika më thonë që 90 përqind e këtyre anëtarëve s’kanë 30 përqind vota. Kaq, s’ka legjitimitet. Lidershipi i saj janë drejtuesit e humbjes epike të 2017-s dhe firmëtarë të një procesi ku u vra vota për zgjedhjen e kryetarit. Ai që drejton këto zgjedhje duhet të ikë.

Nuk e pres një gjë të tillë, por kjo është logjika. I mungon legjitimiteti. I mungon besimi. Njerëzit nuk dinë ta lexojnë, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë parti politike”, tha ajo.

Katër persona marrin vendime në emër të shqiptarëve

Ish-krytarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se janë vetëm katër persona që vendosin për shqiptarët. Ajo ka folur me emra, ku tha se ata janë Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erjon Veliaj.

“Mjafton të themi që kemi katër vetë ata që kanë pushtetin dhe ata janë Rama, Meta, Basha dhe Veliaj. Forcat politike janë rrudhur por janë në shërbim të këtyre kryetarëve. Janë këta katër persona që merrin vendime në emër të shqiptarëve”.

Më tej ajo ka folur për ekipin e ri të PD dhe situatën në të cilën ndodhet kjo parti aktualisht.

“Në 25 vite në forcën tonë politike bëhej shumë kujdes që të kishte përfaqësim të gjeografisë dhe të besimeve fetare. Kryesia duhet të ketë përfaqësim. Nuk ka përfaqësim nga Korça, Vlora, Gjirokastra dhe Lezha. Unë njoh vetëm disa pesona që kanë dhënë kontribute por pjesën tejtër unë nuk e njoh. Unë kam keqardhje jo vetëm për forcën politike por për vendin tim. Vendi i cili është pa alternatvë pa shpresë. Varfëria po thellohet edhe më shumë dhe të pasurit po pasurohen edhe më shumë.

Në skenën politike shqiptare është krijuar një vakum i madh që nuk është krijuar asnjëherë. Këto vakume mund t’i zënë edhe forca që janë më të papërgjegjshe dhe situata mund të degradojë edhe më shumë. Unë do  them që protesta që ai ka thirr është një film i parë duke më kujton 2017. Unë nuk gënjej veten dhe duke mos gënjyer veten nuk gënjej as të tjerët”.

Pse nuk duhet krijuar një forcë anti-sistem

Edhe një herë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se nuk ka ndërmend të krijojë një forcë të re politike.

“Korrupsioni i madhe dhe gjithë këto problematika sigurisht mund të krijojnë forcë anti-sistem. Ne nuk kemi luksin për të shpartalluar atë që ka mbet. Por a jemi të zotët ne që të ruajmë atë që ka mbetur. Dhe kjo nuk është shumë e zorshme, por është shumë e thjeshtë. Ata që janë në krye të mos e shikojnë karrigen vetëm për të pasur veten. Në këtë vend nuk ke asnjë që flet për ligjin. Ky është turp i tyre”.

E pyetur për përplasjen e fundit mes Ramës dhe Metës për emrin e propozuar nga Kryeminsitri për postin e ministrit të Jashtëm, Topalli tha se:

“Një cic-mic jo seroz dhe jo dinjitoz. Kushtetuta nuk është bërë për t’u shkel nga askush. Meta ka pikëpyetjet e veta në kushtetueshmëri. Kush janë këta që guxojnë të shkelin ligjin dhe Kushtetutën? Këtu përfitohet ngaqë Europa ka problemet e saj dhe nuk e ka vëmendjen”

 

Next Post
FOTOT/ “Na zgjidhni hallet meqë po vini sa për të marrë rrogat”

Basha tregon strukturën e protestave të PD, fillojnë nga data 2-12 shkurt

Comments 1

  1. PD isti i vjeter says:
    7 years ago

    Te gjithe vine ane dhe nuk vene dore ne plage nuk ua mban problemi eshte Sali Berisha per gjithe shqipetaret

    Reply

Leave a Reply to PD isti i vjeter Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

Berishës s’i del e keqja me GJK, akuza për presion politik ndaj gjykatës: Janë turp i kombit!

February 5, 2026
Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

Rama në Vatikan, homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë!

February 5, 2026
Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

Asnjë gjurmë nga 64-vjeçari që dyshohet se ra në Vjosë, RENEA vijon kërkimet

February 5, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In