• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Njazi Jaho:Prezumimi i pafajësisë – Parim i rëndësishëm kushtetues

by Os De
01/09/2025 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistoi: Zylyftar Bregu

Një nga personalitetet e drejtësisë në Shqipëri, Niazi Jaho, ngre shqetësimin mbi shkeljen e parimit të prezumimit të pafajësisë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në një intervistë për gazetën Tema, zoti Jaho thotë se:

“Parimi i prezumimit të pafajësisë është zbërthyer në një numër të konsiderueshëm të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale që zbatohen në hetimin dhe gjykimin e veprave penale. Ato mbrojnë të drejtat e njeriut në rastet e procedimeve penale dhe detyrojnë hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që t’i zbatojnë ato.”

Më tej Jaho ngre shqetësimin se media shpesh, në debatet televizive, e tejkalon të drejtën e saj për t’u referuar burimeve të paverifikuara:Jepen mendime kategorike për vlefshmërinë e provave, pa qenë kompetentë; Komentohet për masat e sigurimit pa njohuri për rrethanat e çështjes;

Shpallen persona “fajtorë” ndërsa janë ende në hetim; Parashikohen “goditje” nga SPAK pas zgjedhjeve si të ishin informacione zyrtare.

– Z. Jaho, ju drejtohemi si studiues me përvojë në fushën kushtetuese dhe penale për sqarimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me konceptimin e drejtë të parimit të prezumimit të pafajësisë.

– Ky parim është formuluar qartë në nenin 30 të Kushtetutës sonë ku thuhet:

“Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”.

Pyetja që mund të bëhet nga qytetari i thjeshtë mund të ishte: Kush duhet të quhet vendim i formës së prerë? Sipas Kodit të Procedurës Penale, vendim i formës së prerë është ai i Gjykatës së Apelit ose vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë që brenda afatit ligjor nuk ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Parimi i prezumimit të pafajësisë është zbërthyer në një numër të konsiderueshëm të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale që zbatohen në hetimin dhe gjykimin e veprave penale. Ato mbrojnë të drejtat e njeriut në rastet e procedimeve penale dhe detyrojnë hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që ti zbatojnë ato.

– A mund të konkretizoni disa nga këto dispozita?

– Mund të përmendim dispozitat që detyrojnë hetuesin apo prokurorin që të ndaluarin dhe të arrestuarin ta njohë me të drejtat që atyre u garanton ligji, që hetimi të jetë i plotë, i gjithëanshëm dhe objektiv, të verifikohet çdo e dhënë, fakt ose provë dhe çdo dyshim të interpretohet në favor të të akuzuarit. Kjo ka rëndësi edhe për faktin sepse i akuzuari ka të drejtë të heshtë dhe të mos inkriminojë veten, ndërsa barra e provës i takon prokurorit, etj. Nëse në praktikë do të veprohej kështu mund të thuhet se gjatë hetimeve do të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë.

– Po gjykata a është e detyruar të zbatojë këtë parim në shqyrtimin e çështjes që i dërgon prokurori?

– Sigurisht që po. Kështu mund të shpjegohen p.sh: rastet kur gjykata i kthen prokurorisë çështjen për plotësim të hetimeve, kur nuk miraton masën e sigurimit të kërkuar nga prokurori ose e ndryshon atë në favor të të pandehurit, kur e pushon çështjen për mungesë provash, etj. Gjykata është e detyruar të zbatojë procesin e rregullt ligjor që kërkon respektimin e të drejtave të palëve, duke vepruar në mënyrë krejt të paanshme, pa asnjë paragjykim, ndikim apo presion nga çdo anë dhe të çdo natyre që të jenë ato.

– A ka gabime dhe shkelje të këtij parimi?

– Po, ka. Prandaj ekzistojnë edhe instancat më të larta kontrolluese, siç janë Gjykata e Apelit, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese deri tek Gjykata e Strasburgut. Nëse do ti referohemi p.sh. vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, do të gjejmë edhe vendime që janë prishur dhe kthyer çështjet për rigjykim vetëm pse janë cenuar parimet e prezumimit të pafajësisë dhe të procesit të rregullt ligjor.

– Respektimi dhe zbatimi i këtij parimi a kërkohet vetëm nga organet e drejtësisë (Prokuroria-Gjykata) apo ka një shtrirje më të gjerë?

– Zbatimi i parimeve Kushtetuese, në fakt, është i detyrueshëm për të gjithë, Ndryshimet kanë të bëjnë me natyrën dhe specifikën e institucionit, me funksionet që ato kryejnë, problemet që ato ndeshin dhe që kërkojnë zgjidhje dhe mbi të gjitha me respektimin e lirive dhe të drejtave të shtetasve.

Për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj mendoj ti referohemi vetëm dy shembujve:

a) Një funksionar i lartë i Ministrisë të Brendshme franceze, para shumë vjetëve, organizoi një konferencë shtypi ku, veç të tjerave, deklaroi se Allenet de Ribemont që ishte arrestuar më parë, rezulton të jetë bashkëpunëtor në një vrasje. Organet e shtypit dhe televizionet deklaratën e mësipërme ja transmetuan publikut. Pas një muaji, çështja ndaj Allenet-it u pushua për mungesë provash. I goditur rëndë në dinjitetin dhe personalitetitn e tij dhe të familjes së tij (për këtë shkak vajza e tij kishte pësuar tronditje nervore) ai ju drejtua me ankesë Gjykatës së Strasburgut. Ajo e pranoi kërkesën dhe e konsideroi atë të drejtë. Midis të tjerave në vendimin e saj të datës 10 shkurt 1995 (Ap. N 15175/89, par. 36) thuhet se prezumimi i pafajësisë duhet respektuar edhe nga funksionarët publikë, etj.

b) Gjykata jonë Kushtetuese në vitin 2003 interpretoi nenin 77 të Kushtetutës ku bëhet fjalë për komisionet hetimore parlamentare. Në këtë vendim, veç të tjerave, thuhet se: “Pavarësia e gjykatave nuk vendos embargo ndaj vlerësimeve kritike që mund të vijnë nga qytetarët apo deputetët”, por “një nga parimet kuhstetuese thelbësore që merr rëndësi esenciale dhe që lidhet me parimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, është ai i prezumimit të pafajësisë” dhe më poshtë: “komisionet hetimore duhet të garantojnë plotësisht këtë parim duke mos e trajtuar apriori të interesuarin për çështjen në fjalë si fajtor” (shih Vendimin e GJ.K, Nr. 18, datë 14.05.2003) Vlen të përmendet se në këtë vendim, Gjykata i referohet edhe Vendimit të GJEDNJ lidhur me çështjen e Allenet Ribemont kundër Francës.

– Po media që ka status të veçantë a është e detyruar të zbatojë parimin e prezumimit të pafajësisë?

– Sigurisht që po. Statusi i veçantë i jep asaj të drejtën të mbrojë burimin e informacionit, të realizojë misionin e saj kryesor për të marrë informacion dhe për tja dhënë atë publikut. Në këtë vështrim, është e drejtë e medias që në ushtrim të fjalës së lirë, të kritikojë pa asnjë censurë institucionet dhe funksionarët publikë, përfshi këtu edhe qeverinë. Por duhet treguar kujdes për të mos cenuar dinjitetin e personit që është një e drejtë absolute e sanksionuar në Kushtetutë.

– Ju personalisht a e ndiqni shtypin e shkruar dhe sidomos emisionet televizive?

– Po, i ndjek aq sa më lejon gjendja shëndetësore, por sidomos ato emisione që më interesojnë si qytetar apo profesionist. Median e shkruar e ndjek shumë pak. Tregoj interes për ato emisione ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me legjislacionin, goditjen kundër grupeve të organizuara kriminale dhe korrupsionin, etj.

– Cila është përshtypja juaj?

– Është pozitive për ato informacione që i jepen publikut dhe që i interesojnë atij për njohjen e ligjit, nxitjen e debatit kritik dhe masave për parandalimin e shkeljes së ligjeve si dhe rritjen e denoncimeve kundër veprave kriminale, etj. Por, të them të drejtën trajtimi i disa çështjeve nga persona të veçantë në këto panele nuk më ka pëlqyer, jo thjesht se ato kanë kapërcyer cakun e lirisë së shprehjes, por ndoshta, pa dashur, kanë marrë atribute të prokurorit dhe gjyqtarit. Po e ilustroj këtë me disa shembuj të këtij apo atij emisioni që më kanë bërë përshtypje. Këto janë të pakta, por reale dhe konkrete.

a) Jepen mendime “kategorike” se kjo apo ajo provë është e vlefshme, ndërsa tjetra jo, pa ditur se provat vlerësohen në kompleks mbas verifikimit të tyre;

b) Shfaqen mendime për masat e sigurimit se cila është e bazuar dhe cila jo, pa njohur rrethanat, kushtet rrezikshmërinë e veprës dhe autorët, etj.

c) Personi vazhdon të jetë në hetim dhe panelisti shprehet se ka prova të plota për fajësi apo provat në ngarkim të tij janë të dobëta dhe të lëkundura.

ç) Në një emision televiziv (ndoshta në muajin Mars 2025, por me siguri para zgjedhjeve të 11 Majit) dikush ngrinte pyetjen se në veprimtarinë e SPAK-ut sikur ka një farë “pauze” (ishte fjala për goditje) ndërsa tjetri me “kompetencë” u përgjigj se goditje do të ketë, madje të forta, por mbas zgjedhjeve: Një prononcim i tillë do të ishte i nxituar dhe i pajustifikuar edhe sikur të bëhej nga zëdhënësi i SPAK-ut.

Jam i bindur se lexuesi i thjeshtë dhe i paanshëm do të vlerësojë drejt nëse mendimet apo prononcimet që përmendëm më lart cenojnë ose jo parimin e prezumimit të pafajësisë.

– Sipas jush edhe në të drejtën e lirisë së shprehjes ka ndalesa dhe kufizime, por mund të ketë persona të tjerë dhe kryesisht gazetarë apo drejtues të emisioneve televizive që mund të mos pajtohen me këto. A keni argumenta ligjore?

– Mendimi i kundërt edhe kur nuk pajtohesh me të duhet respektuar. Por argumenti ligjor që kërkoni ju, është më i fortë se ato që mendojmë dhe shprehim ne. Prandaj, pa asnjë koment, më duhet ti referohem nenit 10 të “Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut” të titulluar: “Liria e shprehjes”, ku në paragrafin e dytë thuhet:

“Ushtrimi i kësaj lirie që përmban detyrime dhe përgjegjësi mund t’u nënshtrohet disa formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të cilat në një shoqëri demokratike përmbajnë masa të nevojshme…për ruajtjen e moralit, mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e informatave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor”.

Next Post
Forumi i BLED/ Hasani: Shqipëria e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut

Forumi i BLED/ Hasani: Shqipëria e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

Lëvizja e Salianjit / Ilirjana Kuçana: S’i kam vajtur në takime! PD s’duhet të ndahet

December 5, 2025
Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

Ultimatumi i SHBA-së për BE-në: Merrni shumicën e shpenzimeve të NATO-s deri në 2027

December 5, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Lufta kundër krimit të organizuar/ SPAK nënshkruan pesë memorandume me vendet e Amerikës Latine

December 5, 2025
Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve/ Kishin vdekur që prej të Hënës, dyshimet e autoriteteve..

December 5, 2025
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

“Fqinjët nuk duan që të jemi në BE”/ Vuçiç akuza ndaj Kroacisë: Ka bashkuar forcat me Kosovën dhe Shqipërinë

December 5, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Rrëzohet vendimi i KQZ-së, Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

December 5, 2025
Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

Dedektivja zbulon “truket”: Orari kur tradhtohet më shpesh! Ja si ta nuhasni që partneri po ju…

December 5, 2025
Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

Zbardhet dëshmia e Ilir Metës në GJKKO: Po më shkelen të drejtat kushtetuese, po mbahem në paraburgim pa të drejtë!

December 5, 2025
“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty (FOTO)

December 5, 2025
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In