• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA e Ramës kur priste të dekretohej si ministër: Jam futur në terren të minuar për të lënë diçka nga vetja

by Java News
20/04/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo intervistë është botuar  në kohën kur kryeministri i sotëm Edi Rama, pritej të dekretohej ministër Kulture. Çfarë thotë Rama për hyrjen e tij në politikë? E sjell të plotë dritare.net nëpërmjet kësaj interviste të botuar në gazetën Koha Jonë, në 23 prill 1998. Gjithashtu, mund të lexoni se çfarë thoshin, për këtë zgjedhje të Fatos Nanos, personazhe të njohur të asaj kohe.

Nga Rudina Xhunga  

-Kandidatura juaj si ministër, është më e përfolura nga shtypi, edhe pse nuk jeni dekretuar ende nga Presidenti. Pse?

Nuk e di sa e vërtetë është kjo që ju thoni, sepse shtypin e këtyre ditëve nuk e kam ndjekur pothuajse fare, qysh ditën e parë, pas daljes në tregun e lirë të thashethemeve të emrit tim, kur në një gazetë lexova, sikur paskësha folur “në një rreth të ngushtë” nga pozitat e ministrit, gjë që në fakt s’është e vërtetë.

Por, nëse vërtetë unë jam ministri më i përfolur, ma ha mendja se kjo mund të vijë ngase jam një mish i freskët për topin e shtypit shqiptar, i cili nuk bën, dhe ndoshta, nuk ka sesi të bëjë përjashtim nga realiteti mbytës i thashethemnajës shqiptare, bile, është një ulluk goxha i gjerë prej nga mund të shkarkohen tërë reshjet e gjuhëve, që në vend se të flasin parapëlqejnë të përflasin. Kaq për shtypin. Sa për ecejaket e emrit tim në rrugë orale, gojë më gojë e vesh më vesh, unë nuk besoj se përbëj ndonjë përjashtim nga të tjerët, kur janë shfaqur papritur në shtigjet e kuriozitetit tonë provincial. Tërë sa thash hyn në normalitetin e përditshëm të vendit tonë të vogël, ku të gjithë njohin të gjithë dhe nuk gjejnë kohë për të njohur vetveten, ku të gjithë merren me të gjithë dhe nuk gjejnë kohë të merren me vetveten, ku të gjithë e kanë të vështirë të pajtohen me këdo e çfarëdo që, mirë a keq, shquhet sadopak, qoftë edhe për një çast të vetëm, në horizontin rrafshues dhe njehsues të vizionit tonë për Tjetrin e për bashkëjetesën në një komunitet të gjallësh, të cilin as vetë e zgjodhëm e as të vetmuar nuk mund ta bëjmë më të jetueshëm dhe më pak asfiksues.

-A e sheh Edi, Edi Ramën ministër?

Më ka tërhequr qysh në fëmini dëshira për ta parë veten nga një kënd që të tjerët, përgjithësisht, nuk kanë pasur dëshirë të më shohin. Dikur, kjo kishte të bënte me prirjen time për të qenë sa më i pavarur nga familja, më vonë me domosdoshmërinë e brendshme për të vendosur vetë për veten time, duke e vënë vazhdimisht në pikëpyetje rutinën e jetës së përditshme. Zgjedhja që bëra për të qenë ministër, pa e pas imagjinuar kurrë më parë një gjë të tillë, qe një zgjedhje spontane, një vendim i marrë në fare pak minuta, një “po” e thënë me zemër. Unë i besoj inteligjencës së zemrës shumë më tepër se asaj të trurit, nëse mund të shprehem kështu. Nuk e di se ç’duhet të shohë njeriu, kur pret të emërohet ministër apo se ç’sheh kur bëhet i tillë, sa për vete, nuk ndjej tjetër gjë përveç peshës së barrës që kam marrë përsipër. E kuptoj që jam futur në një terren të minuar dhe e panjohura që kam përpara është ende e padeshifrueshme për mua, gjëra që më mbushin me pasiguri.

E vetmja siguri që kam është se nuk u futa në këtë terren për të marrë diçka për veten time, po për të lënë diçka nga vetja. Koha ka treguar se përgjithësisht ky është një parriz qejfesh të patreguara për ata frymorë të shumtë që duan të marrin dhe një ferr nervashkatërrues, për ata Don Kishotë që duan të japin, por, çfarëdo të tregojë koha për mua si ministër, ajo çka mund të them me bindje, qysh sot, është fakti se edhe në qofsha ministri më i dështuar që ka njohur ky vend, dështimi im nuk do të ketë të bëjë me asnjë nga qejfet e atij parrizi.

Pirro Mani, regjisor

-A e shikoni Edi Ramën, ministër kulture?

Pse të mos e shoh? Është krijues, artist  i mirë dhe unë s’gjej arsye të mos e shikoj si ministër Kulture. Më duket djalë i mprehtë dhe me kulturë, inteligjent, me aftësi dhe cilësi shumë pozitive. Ajo ç’ka i vlerësoj më tepër është guximi.

-Jeni kundër përfshirjes së artistit në politikë?

Nuk kam arsye të jem kundër përfshirjes së artistit në politikë. Është e vërtetë që artisti duhet t’i përkushtohet artit, por mund të gjejë edhe periudha shkëputje, në të cilat, ai jep kontributin e vet në shërbim të qeverisjes më të mirë. Ka shumë raste në botë, kur artistë të mëdhenj kanë qenë të përfshirë në qeveri dhe kjo ka qenë shumë e dobishme. Andaj unë jam pro Edi Ramës, ministër, pse jo vetëm e vlerësoj si artist, por besoj se do të dijë të mbetet i tillë edhe kut të bëjë ministrin.

Agim Isaku, publicist

-A e vlerësoni propozimin e Kryeministrit, për ta pasur Edi Ramën në kabinetin e tij?

Zgjedhjen e Edit, ministër unë e shoh si shenjë emancipimi të politikës shqiptare. Nuk di si do të angazhohet ai nga pikëpamja administrative, por di që është i mbushur me ide. Shpresoj se, sikundër ka bërë me shkrimet e tij, do arrijë të bëjë me ndryshime rrënjësore në politikën shqiptare.

-Si i vlerësoni, opinionet e kujt e quan absurd këtë zgjedhje?

Unë mendoj që duke e parë nga njëri prej këndvështrimeve, shumëkush ka të drejtë ta shoh këtë zgjedhje, si absurde. Sepse parafytyrimi ynë i përgjithshëm, që bazohet na traditën komuniste, na e paraqet ministrin të ftohtë, pa ide, gjithmonë të kollarisur. Ndërsa rasti i Edit, e përmbys gjithë këtë imagjinatë.

Mua më duket e rëndësishme që Edi të mos humbasë shpirtin e revoltës, sepse në rast se kjo ndodh, do ta quaja humbje shoqërore. Shpresoj që ai të ngelet rebel edhe në qeveri.

Bujar Xhaferri, publicist

-Sipas jush, cila ka qenë arsyeja që Nano zgjodhi Ramën, ministër të Kulturës?

Për mua, Kryeministri, si çdo tjetër njeri, për shkak të komplekseve, oshilon nga vulgarja të sublimja. Në këtë rast, sublimja, sipas meje, është Rama. Më duket hera e parë, që një figurë e plotë artisti si e tij, të shfaqet në nivelet e larta të aparatit shtetëror. Ndoshta, kjo duhet të jetë arsyeja, që Presidenti e ka të vështirë të dekorojë emërimin e tij, ndonëse e pati të lehtë, të firmosë, Finon psh. Gjithashtu, ngase Edi është i tillë, aq kompleks dhe i formuar, edhe opinioni i figurave publike e ka të vështirë ta mendojë në krye të politikës.

Nëse propozimi për ta bërë ministër Kulture pranohet, ky më duket eveniment për t’u duartrokitur, përshëndetur, qoftë edhe nga pak njerëz. Kjo, sepse Edi Rama nuk është vetëm një artist i jashtëzakonshëm, por edhe një politikan, i cili kapërcen nivelin e politikanëve profesionist.

-Ç’i vlerësoni më tepër mikut tuaj?

Ajo çka unë i vlerësoj Edit, është sidomos idealizmi. Vetëm një miniaturë figurash si ai, kanë mundësinë e të qenit, ngaherë të pakompromentueshëm.

Ylli Pango, psikolog

-Votoni për ministrin e ri të Kulturës?

Po, patjetër. Veçse, unë e shoh problemin në dy aspekte. Edi padyshim është figurë me potencial, si piktor dhe publicist, por ai nuk e ka provuar deri tani veten, në një të tillë pozicion. Përballja me botën e administratës, burokracisë, financës shtetërore, është e vështirë dhe ç’është e vërteta, duket një sferë jashtë njohjes së deritanishme të Edit. Megjithatë ai ka një shans për ta provuar veten, në sensin konstruktiv, sepse do t’i jepet mundësia të bëjë diçka.

-Ju nuk provoni asnjë çudi që një njeri ekstravagant për shumëkënd, të bëhet ministër?

Ngaqë deri tani jemi mësuar ta shohim Edi Ramën si një analist i sensit të fortë kritik, mbase caktimi i tij në këtë detyrë, krijon një lloj kontrasti. Sipërmarrja e tij është e vështirë, sepse ajo mund t’i heqë nesër mundësinë që në rast dështimi, ( të cilin, unë nuk e paragjykoj dhe nuk ja uroj), ai të mos ketë më komoditetin që ka tani, duke bërë kritikun. Sa për përcaktimin ekstravagant, apo ndonjë tjetër epitet që i kanë bashkëngjitur, opinioni im është se Edi më duket shumë i rakorduar. Ka potenciale të mëdha, është energjik, është lart, jo vetëm si gjatësi, por edhe në aspektin psikologjik, e në mundësitë që ka. Epitet i vënë zakonisht, të zakonshmit, ose mediokrit, të cilët çdo gjë të ndryshme nga vetja, e shohin si herezi./ dritare.net

c.a

Next Post
BRUKSEL/ Bregu del kundër kërkesës së PD: ‘Pasnesër çelni negociatat’!

Bregu optimiste: Vizita e McAllister mund të çojë drejt kompromisit mes palëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In