• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bregu optimiste: Vizita e McAllister mund të çojë drejt kompromisit mes palëve

by A R
20/04/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit te Integrimit Majlinda Bregu, shpreson qe negociatori David McAllister, Kryetari i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, te ndihmoje arritjen e një kompromisi mes mazhorances dhe opozitës.

Bregu ishte pak dite me pare ne Bruksel, ku mes te tjerëve takoi edhe McAllister, me te cilin bisedoi për situatën ne vend e për kërkesat e opozitës.

“Besoj se do te jete shume mire edhe vizita e Kryetarit te Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian McAllister. Nuk kam takuar vetëm atë ne Bruksel, kam takuar edhe shume miq e partnere te tjerë ne komision jo vetëm te Partive Popullore, por sigurisht edhe nga Komisioni e Parlamenti Europian, por edhe nga Këshilli. Dhe le te shpresojmë qe me mbërritjen ne date 25 ne Tirane, se bashku me raporterin për Shqipërinë Fleckestein, mbase edhe zoti Eduard Kukan do t’u bashkohet, do te shohim se si do te zhvillohen dhe nëse sigurisht do te arrijnë duke respektuar edhe kërkesat e palëve ne arritjen e një kompromisi”, tha ajo ne Vizion Plus.

Por a rrezikon te refuzohet si negociator David McAllister?

Për Bregun, faktori ndërkombëtar është i rëndësishëm për te ndihmuar palët te arrijnë një marrëveshje.

Majlinda Bregu: Te them te drejtën unë nuk mendoj se Shqipëria është ishull dhe as nuk mendoj se ne një proces partneriteti sikurse Shqipëria është duke qene pjese e strukturave te NATO-s, njëkohësisht ne procesin e anëtarësimit ne Bashkimin Europian, ne kemi luksin qe ta shohim veten sikur kemi një force për t’i zgjidhur problemet tona, ndërkohe qe realisht kemi treguar qe kemi me shume ego sesa dëshire për te zgjidhur situatat. Për me tepër qe besoj shume se dy nga kërkesat kryesore qe ka opozita sot sikurse është zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, por edhe pjesa e dekanabizimit ose pjesa e luftës kundër drogës, sidomos kohet e fundit e muajt e fundit janë ne kujdesin edhe te vëmendjes se ndërkombëtareve dhe nuk besoj se janë pak. Prandaj do te ishte shume mire qe ne këtë proces te ruajtjes dhe mbajtjes se partneritetit me këdo qe mendon se Shqipëria e meriton kur ka plotësuar te gjitha detyrimet per te qene vend anëtar i Bashkimit Europian, t’i japim gjithkujt mundësinë edhe kur nuk jemi te zote vete siç e kemi treguar per te na ndihmuar, mbase kthjellohemi te gjithë me shume.

Ditën e marte, David McAllister do te mbërrije ne Tirane dhe faktori ndërkombëtar po punon per te hartuar nje dokument, i cili t’u vendoset palëve ne tavoline e te shërbejë per arritjen e nje marrëveshje.

/a.m.

Next Post
Shqiptari hedh nga kati i dytë i pallatit të dashurën rumune

Shqiptari hedh nga kati i dytë i pallatit të dashurën rumune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In