• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA e Berishës/Çfarë mendon për listat e Bashës dhe zgjedhjet, për Topallin dhe të përjashtuarit

by Java News
08/06/2017 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumëkush ka kërkuar që Sali Berisha të flasë për përplasjet e mëdha që kanë shpërthyer Brenda partisë që e ka drejtuar me dorë të hekurt për një çerek shekulli. Madje ka pasur thirrje publike se ai duhet të prononcohet për mënyrën se si u mbyll çadra, për fshehtësinë e paktit Rama Basha, për mënyrën se si u përjashtuan të gjithë bashkëpunëtorët e tij nga lista dhe për reagimet e këtyre të fundit.

Por megjithëse ka pranuar të jape një intervistë të gjatë për gazetarin Lutfi Dervishi në TVSH (për shkak të largimit të Berishës drejt Hungarisë ajo është regjistruar më parë) ish lideri demokrat ka vendosur të mbajë një qëndrim neutral. Megjithëse bashkëbisedimi do të transmetohet vetëm nesër në mbrëmje, Lapsi.al ka arritur të zbardhë disa nga përgjigjet. Si rrallë herë ai i ka anashkaluar përgjigjet për konfliktet e brendshme të PD-së: “Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë” i ka thënë ai Dervishit.

Por megjithëse nuk ka dashur të komentojë këtë konflikt në mënyrë të tërthortë Berisha edhe ka pranuar se në lista ka diçka që nuk shkon duke pohuar: “Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë” edhe e ka mbrojtur më pas Bashën: “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”.

E çuditshme është edhe një përgjigje tjetër e Berishës kur është pytetur për reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit që kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës me pretendimin se ai në zgjedhje po fut klientelën familjare dhe jo PD. Por për këto qëndrime të zjarrta berisha është përgjigjur ftohtë: “Nuk kam asnjë koment”.

Ky qëndrim i tij i ka bërë edhe më të forta hamendjet: me kë është në këtë konflikt Sali Berisha??? A po mbështet ai pa kushte Bashën? Apo thjeshtë nuk do të dëmtojë PD-në në fushatë dhe më pas do të shprehet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së që do të bëhet në korrik?

Edhe në këtë pikë doktori ka qenë evzaiv. Kur është pyetur se çdo të ndodh me Bashën nëse humbet ai ka thënë se: “kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë”. Ndërsa kur Dervishi ka insistuar nëse do zbatohet standarti i vënë nga vetë Berisha që ai që humbet largohet ai ka thënë: “Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”.

Pra kush ka shpresuar që doktori të mbajë qëndrim pëe sherrin e brendëshëm mes Bashës dhe kundërshtarëve të tij do të mbetet i zhgënjyer edhe nga intervista e të premtes në mbrëmje në TVSh. Me sa duket Berisha nuk do ti kënaqë deri në korrik, as ata që mendojnë se ai përkrah të gjitha zgjedhjet as ata që besojnë se ai fshihet pas të gjitha zgjedhjeve të pasardhësit, as të tjerët që shpresojnë se tashëmë ai është mërzitur në mënyrë të pakthyeshme me Bashën.

Next Post
LSI-ja derë më derë, kandidatja i përgjigjet mjekut që u shqetësua

LSI-ja derë më derë, kandidatja i përgjigjet mjekut që u shqetësua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com