• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INTERPOL dhe DASH zbarkojnë në Tiranë, Çako: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

by Java News
04/10/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 2 deri më 6 Tetor, në Tiranë zhvillohet Konferenca Rajonale e organizuar nga Qendra e INTERPOL-it dhe e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në këtë konferencë dhe Workshop, janë përfaqësues të lartë të INTERPOL-it, të Departamentit të Shtetit, të Shërbimit Diplomatik të atashuar në Shqipëri, të Departamentit të Sigurisë Kombëtare nga Uashingtoni, etj.

Qëllimi i konferencës është krijimi i Grupit Rajonal të Punës dhe ushtrimi praktik për bashkëpunimin me sektorin privat gjatë hetimeve kundër kontrabandimit të njerëzve në Ballkan, në kuadër të projektit të Interpolit për rrjetin e specializuar operacional kundër kontrabandimit, mbështetur nga Zyra për Narkotikët dhe Agjencitë Ligjzbatuese Ndërkombëtare (INL), në Departamentin e Shtetit.

Kjo konferencë zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të z. Hans Halvorsen, Drejtor i Komuniteteve Vulnerabël të Interpol, Përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës së SHBA-së, të IOM-it, Airline Ambassadors, Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar, të Kompanive: Western Union, DHL, AIRBNB, UBER.

Pjesëmarrësit në trajnim janë anëtarë të rrjetit rajonal të quajtur ISON (Interpol Specialized Operational Network), kundër kontrabandimit të njerëzve nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Gjermania, Kroacia, Serbia.

Të gjithë këta janë punonjës policie të këtyre vendeve.

Trajnimi ka synim familjarizimin e pjesëmarrësve me metodat e reja të hetimit, ku parashikohet përfshirja e investigimit nëpërmjet kompanive private, që kanë të dhëna mbi personat e dyshuar si të implikuar në veprimtari të paligjshme.

Trajnimi pasohet nga 3 ditë ushtrimi praktik i një hetimi të simuluar, ku për zgjidhjen e çështjes aplikohet bashkëpunimi me kompanitë private dhe përdorimi i bazave të të dhënave të INTERPOL-it.

Gjithashtu takimi synon rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis vetë anëtarëve të rrjetit ISON.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbështet dhe garanton mbarëvajtjen e këtij takimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka shprehur vlerësimin e tij lidhur me faktin që INTERPOL-i organizon dhe zhvillon të tilla takime si një mundësi për oficerët e policive të vendeve të ndryshme, që të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të bashkëpunojnë.

Z.Çako ka përgëzuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim sensibilizues, në kuadër të rrjetit të krijuar nga INTERPOL, në lidhje me çështje kaq të ndjeshme siç është migracioni i parregullt dhe trafikimi i qënieve njerëzore.

Gjithashtu ka theksuar se këto dy fenomene janë prej kohesh në fokusin e luftës së strukturave të Policisë Shqiptare ku përmes ndihmës së aktoreve ndërkombëtarë, si INTERPOL janë arritur rezultate konkrete.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nënvizuar se do të ketë vetëm luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër të paligjshmërisë, duke sinkronizuar punën me organizatat policore në rajon dhe vendet partnere, drejt përmbushjes së standardeve perëndimore.

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako:

“I nderuar Z. Hans HALVORSEN,

Të nderuar përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare,

Të nderuar përfaqësues të sektorit privat,

Të nderuar të ftuar, kolegë dhe pjesëmarrës!

Së pari, më lejoni të përcjell konsideratat e mia personale si dhe të shpreh kënaqësinë time, që ky takim i radhës, kaq i rëndësishëm, zhvillohet në kryeqytetin e vendit tim, në Tiranë.

Para pak ditësh u zhvillua në Pekin Asamblea e 86-të e Përgjithshme e INTERPOL-it, ku motoja kryesore ishte “Bashkimi i institucioneve policore për një botë më të sigurt”.

Një falenderim i posaçëm i shkon Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it në Lion, Francë, për asistencën e vazhdueshme, për bashkërendimin e aktiviteteve dhe shërbimet që ofron Policia, për të ofruar qasje sa më efiçente në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Fakti që INTERPOLI organizon dhe zhvillon të tilla takime në nivel rajonal e ndërkombëtar, është një tjetër tregues domethënës për mundësinë që u ofrohet oficerëve të policive të vendeve të ndryshme, të njihen, të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të bashkëpunojnë më nga afër dhe konkretisht

Po ashtu, gjej rastin të shpreh vlerësimet e mia për të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim sensibilizues, në kuadër të rrjetit të krijuar nga INTERPOL-i, në lidhje me çështje kaq të ndjeshme siç është migracioni i parregullt dhe trafikimi i qënieve njerëzore.

Këto dy fenomene janë prej kohësh në fokusin e luftës së strukturave të Policisë Shqiptare, për t’i parandaluar si fenomene mjaft të rrezikshme, ashtu edhe për të goditur dhe luftuar me të gjitha mjetet ligjore personat që janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Do të desha të theksoja se pavarësisht angazhimit dhe vënies në dispozicion të kapaciteteve të mëdha të Policisë gjatë viteve, për të luftuar këto fenomene, do të kishte qenë shumë e vështirë në mos e pamundur, të arrinim rezultate konkrete pa ndihmën e aktorëve ndërkombëtarë, ku një rol të dorës së parë ka edhe INTERPOL-i.

Shqipëria, tashmë është një vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Pozita e saj gjeografike, por jo vetëm, na detyron të ashpërsojmë luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo forme tjetër, dhe të sinkronizojmë punën me organizatat policore në rajon dhe vendet partnere, drejt përmbushjes së standardeve perëndimore.

Ne jemi të qartë dhe të ndërgjegjshëm se kjo është e vetmja rrugë në luftën pa kompromis ndaj çdo organizimi kriminal, për t’i bërë vendet tona më të sigurta.

Gjej rastin të shpreh bindjen se të gjithë përfaqësuesit që janë këtu, do të demonstrojnë aftësitë e tyre më të mira profesionale dhe njerëzore, për të konsoliduar bashkëpunimin si me punonjësit e Policisë Shqiptare, ashtu edhe me organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare që na asistojnë, për të qenë të suksesshëm në luftën ndaj krimit, dhe për t’u garantuar qytetarëve të vendeve tona prosperitet, siguri dhe besim.

Ju uroj të gjithëve punime të mbara të konferencës dhe qëndrim të këndshëm në Tiranë.

Ju Faleminderit!”

a.ç

Next Post
Deklaratat e forta të LU, Rama takim me Ruçin, Xhafën dhe Ballën në Kryesinë e Kuvendit

Deklaratat e forta të LU, Rama takim me Ruçin, Xhafën dhe Ballën në Kryesinë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

January 4, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

January 4, 2026
Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

January 4, 2026
Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

January 4, 2026
“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

January 4, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Tiranë, ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari. Dyshimet e policisë..

January 4, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

January 4, 2026
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Aksident tragjik në Tiranë/ Autobusi përplas këmbësorin, humb jetën 46 vjeçari. Në pranga..

January 4, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

New York Times: 40 persona u vranë në sulmin amerikan në Karakas! Më shumë se 150 avionë morën pjesë në operacion

January 4, 2026
Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In