• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERPELANCA / Zhupa: Butrinti rrezikon të dalë nga UNESCO; Gonxhja: E kthejmë në motor ekonomik

by A R
25/07/2024 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Butrinti ka qenë pjesë e diskutimeve në interpelancën e thirrur nga deputetja Ina Zhupa me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Zhupa ka kërkuar nga ministri Gonxhja se si do të veprojë me Butrintin, i cili rrezikon të dalë nga lista e UNESCO-s për shkak të ndërtimeve që janë lejuar në të. Në të njëjtin mendim nuk ishte ministri, i cili tha se ata po bashkëpunojnë me UNESCO-n që të nxjerrin në pah jo vetëm si një qendër ekselence të pasuri kombëtare por edhe ta kthejnë në një motor ekonomik për rajonin.

“Pse qeveria injoron rekomandimet nga UNESCO? Çfarë leverdie ka shteti nga kjo? Butrinti e Ohri rrezikojnë të hiqen nga UNESCO për shkak të koncesioneve të dhëna. Pse nuk shfrytëzoni kapacitetet intelektuale e akademike por merrni të huaj e koncesionarë e njerëz pa eksperiencë? Zoti Gonxhe a e quani ju zbatim të rekomandimeve lejet për ndërtime që po bëhen në Butrint? UNESCO pagoi 30 mijë dollarë për Beratin e Gjirokastrën por ju nuk bëtë investimet dhe u thatë u ndërruar ministria. Kjo nuk është qasja që duhet të ketë qeveria dhe shteti shqiptar aq më pak kur bëhet fjalë për pasuri botërore? Pse nuk i paraqisni UNESCO çfarë parashikoni për ndërtimet në Butrint?”, tha Zhupa.

“Për disa gjëra që thatë nuk i shoh të vërtetuara nga informacione zyrtare. Ky është një raport kompleks i cili nuk mund të jetë bardh e zi dhe shpesh herë ka momente që ngjall diskutime dhe pikëpyetje. Duke iu referuar hartës ne i kemi dorëzuar para gati 2 muajsh të digjitalizuara dhe tashmë këto harta duhet ti njehsojmë me hartat e vitit 1999 që ata të bëjmë përputhjen e dy periudhave atë të sotme më të shkuarën. Butrinti duhet kthehet në një qendër ekselence të pasurisë kombëtare dhe zhvillimit në një motor ekonomik rajonal. Jemi duke përmbyllur një plan veprimi dhe është kompleks në vetvete dhe synojmë forcimin e rolit të institucioneve qendrore dhe vendore, rritjen e transparencës dhe gjithëpërfshirës në rolet vendimmarrëse. Kemi zhvilluar dëgjesa me të gjithë palët e interesuara. Kemi pasur diskutime me UNESCO-n për realizimin e të gjitha kërkesave të tyre”, tha ministri.

Gjithashtu ministri Gonxhja shtoi se është ngritur një grup i specializuar prej 4 personash që do të bëjë një shkëmbim më të shpejtë të informacionit mes disa ministrive dhe institucioneve për pasuritë kombëtare.

“Është ngritur dhe një grup i specializuar që do kthehen në një kanal komunikimi javor mes disa ministrive e institucioneve që të mos kemi vonesa në shkëmbimin e informacioneve dhe ndërveprimit. Kemi pasur disa mangësi dhe për këtë arsye kemi dedikuar 4 persona. Mbivendosje e shumë vendimeve dhe hartat ndër vite kemi nisur punën për detajimin e situatës së trashëguar dhe kemi përdorur variantin më të thjeshtë për të gjithë për një mbikëqyrje operative. Nuk është e vërtetë që nuk kemi angazhuar ekspertët shqiptarë, përkundrazi. Kjo nuk do jetë ndryshme vijash në hartë, por ka zona me shumë funksione dhe duan një administrim më integral dhe më ndërveprues. Kjo do të siguronte një zhvillim më të qëndrueshëm për Butrintin”, tha Gonxhja.

/a.r

Next Post
Ministri Hasani drejt Brukselit, do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In