• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Interesim i lartë për ekspozitën e qytetërimit të Romës së lashtë

by Java News
25/08/2022 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimtaria kryesore e Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Itali “Origjina e Italisë – Ekspozita e qytetërimit të Romës së Lashtë”, është hapur në Pekin për mbi një muaj. Qysh nga 10 korriku e deri më sot, kjo ekspozitë ka tërhequr mbi 80 mijë vizitorë kinezë. Kryekuratori i saj, drejtori i Muzeut Kombëtar të Romës, Stéphane Verger, është i mendimit se procesi i punës krijuese në qarqet e muzeve të të dy vendeve dhe entuziazmi i shikuesve kinezë e kanë zgjeruar vërtet bashkëpunimin kulturor kino-italian.

“Origjina e Italisë” rrëfen historinë e Italisë nga shekulli i 4-t para erës sonë deri në shekullin e 1-rë pas erës sonë.

Në vitin 2021, “Origjina e Italisë” u shfaq në muzeun “Le Scuderie del Quirinale”. Pala italiane shpresonte që ta paraqiste të plotë ekspozitën dhe t’i dërgonte të gjitha reliktet e saj në Pekin. Përveç kësaj, është shtuar një pjesë e veçantë, “Dëshmia e kohës”, që shfaq monedhat e lashta italiane.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Romës, Stéphane Verger, shtjellon: “Monedhat janë shumë të rëndësishme. Në këtë ekspozitë janë paraqitur monedha greke, etruske e kelte, dhe tregohet se si, duke u nisur prej tyre, u krye procesi i reformës së monedhave dhe se si, më në fund, monedha e Romës pushtoi tërë Italinë. Këto monedha kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Muzeun Kombëtar të Romës.”

Ndër 503 reliktet e çmuara kulturore nga 26 muze kombëtarë të Italisë, ka vetëm një imitim: “Boksieri në pushim”. Skulptura origjinale prej bronzi ka përmasë tepër të madhe dhe s’mund të bëjë udhëtime të gjataKjo është edhe ekspozita e parë ndërkombëtare e zhvilluar prej Muzeut Kombëtar të Kinës në Pekin pas epidemisë. Pala italiane nuk dërgoi punonjës të muzeut për mbrojtjen e relikteve kulturore dhe punën e përgatitjes së ekspozitës. Të dy palët vendosën të përdorin metodën e videos për inspektimin e relikteve kulturore dhe vendosjen e tyre në stendat e ekspozitës. Të gjitha detyrat e ndërlikuara u kryen nëpërmjet komunikimit në internet. Kjo u bazua në dëshirën e të dy palëve për shkëmbime kulturore dhe në besimin e ndërsjellë. Profesor Stéphane Verger, që e ka vizituar shumë herë Kinën dhe ka pasur bashkëpunime të shumta me Muzeun Kombëtar të Kinës, e njeh mirë qëndrimin serioz në punë të palës kineze. Ai thotë: “Kisha besim absolut te kolegët kinezë dhe te Muzeu Kombëtar i Kinës.”

Verger u shpreh se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme jo vetëm në fushën e kulturës, por dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit kinez e popullit italian dhe të marrëdhënieve ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Periudha e veçantë e tanishme i dha edhe ekspozitës një rëndësi të veçantë. “Bëmë përpjekje të mëdha dhe drejtuesit e mbi 20 muzeve italiane pranuan njëzëri përgatitjen e ekspozitës nëpërmjet videolidhjes. Mendoj se kjo tregon rëndësinë e madhe që Italia i kushton punës me Kinën, me muzetë kinezë dhe me arkeologët kinezë. Organizimi i suksesshëm i kësaj ekspozite tregon që kjo marrëdhënie bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të bëhet më e rëndësishme,” theksoi drejtori i Muzeut Kombëtar të Romës, Stéphane Verger.
Next Post
Rreziku i madh! A do të kthehet në një “Vietnam” të dytë lufta në Ukrainë?

Rreziku i madh! A do të kthehet në një “Vietnam” të dytë lufta në Ukrainë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com