Drejtuesit e Interit janë duke i kushtuar shumë vëmendje mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.
Nerazzurrrët, veç qendërmbrojtësit të Romës, Kostas Manolas, po synojnë ta transferojnë edhe mbrojtësin e djathtë të Nices, Ricardo Pereiras, shkruan Calciomercato.com.
Pereira është në pronësi të Portos, por është i huazuar te Nice. menaxherët e Interit e kanë vëzhguar në disa ndeshje.
Pereira kërkohet edhe nga Liverpool, Manchester United dhe Juventus, derisa kartoni i 23 vjeçari thuhet se kushton rreth 25 milionë euro. /a.m.
