• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Intensifikohen luftimet në Sudan, SHBA evakuon personelin e Ambasadës

by Java News
23/04/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara njoftuan se ushtria amerikane evakuoi personelin e ambasadës amerikane nga Sudani dhe mbylli selinë diplomatike atje. Intensifikimi i luftimeve, pavarësisht një armëpushimi 72 orësh, të njoftuar të premten, ka nxitur edhe qeveritë e vendeve të tjera të fillojnë përpjekjet për evakuimin e diplomatëve dhe shtetasve e tyre të bllokuar në vendin afrikan.

Ndërsa luftimet në Sudan po intensifikohen, një zyrtar i Pentagonit tha se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e dërgimit të dronëve për të monitoruar rrugët tokësore drejt qytetit Port Sudan dhe dërgimin e anijeve të marinës amerikane për të evakuuar amerikanët që mund të arrijnë atje. Rreth 16 mijë shtetas amerikanë ndodhen në Sudan.

Ndonëse Departamenti i Shtetit thotë se nuk ka plane për një evakuim në shkallë të gjërë të shtetasve amerikanë, presidenti Joe Biden konfirmoi se ushtria amerikane ka evakuuar personelin e ambasadës amerikane në Sudan dhe e ka mbyllur atë. Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se ky ishte një vendim i vështirë dhe se do të vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar amerikanët që ende janë të bllokuar në Sudan.

Dy fëmijët e Thamir Muhamed, shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe Sudanit, janë bllokuar në Kartum.

“Jemi shumë të shqetësuar. Jemi përpjekur të kontaktojmë ambasadën. Kemi dërguar e-maile dhe e kemi telefonuar dhe në shumë raste nuk janë përgjigjur”, thotë ai.

Familja e një nëne nga Masaçusetsi është gjithashtu e shqetësuar. Trillian Clifford, së bashku me vajzën e saj 18 muajshe, u zhvendos në Sudan më shumë se një vit më parë për të punuar si mësuese në një shkollë në Kartum.

“Si shtetase amerikane që punon jashtë vendit, ajo e ka marrë premtimin se gjithmonë do të kishte mbështetjen e ambasadës amerikane, dhe është shumë e qartë se tani ajo nuk e ka mbështetjen e tyre”, thotë kunata e saj Rebecca Winter.

Trupat amerikane janë dislokuar në rajon, por Departamenti i Shtetit i përsëriti paralajmërimet për shtetasit amerikanë në Sudan.

“Ne kemi qenë të qartë për këtë. Në muajt e fundit ne kemi paralajmëruar shtetasit amerikanë që të mos udhëtojnë në Sudan. Kemi komunikuar me shtetasit amerikanë në vend mbi masat e sigurisë që ata mund të marrin”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedants Patel.

Pavarësisht një armëpushimi 72 orësh, të njoftuar nga palët të premten, luftimet shpërthyen sërish sot në Sudan. Të paktën 400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në Sudan, përfshirë një shtetas amerikan. Zëvendës drejtorja e organizatës Human Rights Watch, Nicole Widdersheim tha për Zërin e Amerikës se gjendja në Kartum është e rëndë.

“Civilët në Sudan po përpiqen të largohen nga bombardimet dhe sulmet ajrore. Sipas ekspertëve tanë, të cilët janë në kontakt me njerëzit në Kartum, gjendja është duke u përkeqësuar”, tha ajo.

Televizioni shtetëror saudit tha se një varkë me 50 qytetarë sauditë dhe shtetas të tjerë të shpëtuar nga Sudani mbërriti të shtunën në Jeddah, në operacionin e parë të evakuimit për civilët që nga fillimi i luftimeve. Ndërsa disa vende po intensifikojnë përpjekjet për të evakuuar diplomatët dhe shtetasit e tyre nga Sudani, banorët e Kartumit po përballen me mungesa të ujit dhe ushqimeve, më shumë se një javë nga nisja e luftimeve./ VOA

Next Post
Dodik paralajmëron shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë

Dodik paralajmëron shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com