• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Inteligjenca amerikane: Putini ende ka si synim pushtimin e pjesës më të madhe të Ukrainës. Lufta mund të zgjasë për një kohë…

by Java News
30/06/2022 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin, ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, kanë thënë shërbimet amerikane të inteligjencës.

Megjithatë, trupat ushtarake të Moskës janë dobësuar aq shumë në luftë, saqë zyrtarët amerikanë besojnë se ato mund të bëjnë vetëm përparim të ngadalshëm.

Kjo nënkupton se lufta mund të zgjasë për kohë të gjatë, ka thënë shefja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në SHBA, Avril Haines.

Në muajin mars, Moska ka rifokusuar trupat në Donbasin lindor, pasi ka dështuar që të fitojë kontrollin e kryeqytetit ukrainas Kievit dhe qyteteve tjera.

Putin ka ende të njëjtat synime që ka pasur në nisje të konfliktit, ka thënë Haines – që të kontrollojë pjesën më të madhe të Ukrainës.

Megjithatë, ajo beson se Rusia ka pak mundësi që të arrijë atë synim në një të ardhme të afërt.

“Ne vërejmë mospërputhje në mes të objektivave afërshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapaciteteve të tij ushtarake, një lloj mospërputhjeje në mes të ambicieve të tij dhe asaj që mund të arrijë ushtria”, ka thënë ajo në një konferencë të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Prej kur ka dështuar që të arrijë qëllimin fillestar për pushtim të Kievit, Rusia është fokusuar në kontrollimin e rajonit Donbas, në lindje të Ukrainës.

Në këtë zonë të madhe industriale, Putin pretendon, pa ofruar të dhëna, se Ukraina ka kryer gjenocid kundër rusishtfolësve.

Forcat ruse kanë bërë përparim në këtë rajon, duke marrë kontrollin e qytetit të Severodonjeckut, mirëpo përparimi ka qenë i ngadalshëm dhe forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë të ashpër.

Luftë e gjatë

Në komentet e saj të para publike prej muajit maj për luftën në Ukrainë, Haines ka sugjeruar se lufta do të mund të zgjasë për një periudhë kohore dhe se “pamja duhet goxha e zymtë”.

Ajo ka thënë se agjencitë e inteligjencës kanë tre skenarë sesi lufta mund të zhvillohet, dhe me shumë gjasë mund të jetë konflikt me përparim të ngadalshëm.

Tjetri skenar, që ka më pak mundësi të realizimit, është që Rusia të shënojë përparim të madh, apo që të ketë stabilizim të fontit të luftës nëse Ukraina bën përparim të vogël.

Kjo nënkupton që Moska mund të bëhet më e varur nga “mjetet asimetrike” për të shënjestruar armiqtë, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përpjekje për të kontrolluar burimet e energjisë apo edhe armët bërthamore.

Haines ka bërë këto komente të mërkurën, pasi liderët e NATO-s janë zotuar se do të qëndrojnë mbrapa Ukrainës për aq sa të ketë nevojë.

Liderët janë pajtuar për rritje të prezencës në Evropë, si dhe kanë ftuar Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ka bërë rishikimin më të madh të politikave prej Luftës së Ftohtë.

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar se NATO-ja do të “forcohet në të gjitha drejtimet – në tokë, ajër dhe det”.

Duke iu përgjigjur mundësisë që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtare të NATO-s, presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar aleancën ushtarake për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve.

“Nëse pozicionohen trupa dhe infrastrukturë e NATO-s, Rusia do të jetë e detyruar të përgjigjet”, ka thënë Putin gjatë një vizite në Turkmenistan.

Ndërkohë, Qeveria britanike është zotuar se do të ndajë 1.2 miliard dollarë si ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke rritur gati dyfish vlerën e ndihmës.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë sesa Britania.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se shtetit të tij i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj, për të financuar luftën kundër Rusisë. /REL

g.kosovari

Next Post
Pas debateve të ashpra/ Miratohet në Kuvend marrëveshja për menaxhimin e Parkut të Butrintit

Sot mblidhet Kuvendi/ Pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com