• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi/ Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në

by A. Q
12/10/2026 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përgatit kuadrin e ri ligjor për shkëmbimin automatik të të dhënave financiare me BE-në.

Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për integrimin evropian, posaçërisht për Kapitullin 16 “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar projektligjin e ri “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”. Nisma ligjore synon të harmonizojë plotësisht legjislacionin shqiptar me kërkesat e Direktivës 2011/16/BE të Këshillit Evropian, duke zëvendësuar ligjin ekzistues të vitit 2020 për të garantuar një standard më të lartë në bashkëpunimin administrativ tatimor.

“Qëllimi i projektligjit është krijimi i një kuadri të plotë ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, me qëllim rritjen e transparencës tatimore, parandalimin dhe luftimin e evazionit dhe shmangies tatimore.”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Detyrimet e reja për institucionet financiare

Sipas relacionit shpjegues, projektligji, i cili përbëhet nga 25 nene, saktëson procedurat e “vigjilencës së duhur” që duhet të zbatojnë institucionet financiare raportuese. Këto subjekte do të kenë detyrimin të identifikojnë, mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë në mënyrë elektronike informacionin për llogaritë e reja dhe ato ekzistuese, si për individët ashtu edhe për njësitë ekonomike.

Në rast të mosrespektimit të këtyre detyrimeve, raportimeve të pasakta apo fshehjes së informacionit, projektligji parashikon sanksione të ashpra administrative, si dhe klauzola specifike kundër marrëveshjeve që synojnë shmangien e raportimit.

Autoriteti Kompetent përgjegjës për administrimin, përpunimin dhe shkëmbimin e këtij informacioni me autoritetet homologe të huaja do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Kostoja financiare dhe hyrja në fuqi

Për të bërë të mundur funksionimin e këtij sistemi të ri, veçanërisht lidhjen me rrjetin CCN dhe formatin standard të kompjuterizuar të Bashkimit Evropian, kërkohen investime në teknologjinë e informacionit. Relacioni vlerëson se zhvillimi i infrastrukturës teknologjike do të ketë një kosto prej rreth 40 milionë lekësh, të cilat do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Pavarësisht se projektligji parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, zbatimi i plotë i regjimit të ri evropian është i kushtëzuar nga procesi i integrimit të vendit.

“Efektet e tij fillojnë nga data e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me Traktatin e Anëtarësimit.”, theksohet në dokument.

Deri në atë moment, shkëmbimi i informacionit me juridiksionet e tjera do të vazhdojë të realizohet duke u bazuar në Standardin e Përbashkët të Raportimit (CRS) të OECD-së, duke siguruar një tranzicion të pandërprerë të marrëdhënieve aktuale ndërkombëtare të Shqipërisë në fushën tatimore.

Next Post
Koreja e Jugut hap bazën e parë ushtarake për robotët me inteligjencë artificiale

Koreja e Jugut hap bazën e parë ushtarake për robotët me inteligjencë artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com