• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi i RMV-së, Kovaçevski akuzon kreun e opoziës: Mickoski po i mban peng deputetët si Gruevski

by Java News
16/07/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se partia e tij asnjëherë nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Mickoski përmes një konference për media pak minuta pasi Kuvendi miratoi konkluzionet mbi propozimin francez tha se deputetët e partisë së tij janë obliguar me deklarata noteriale të garantojnë se nuk do të sigurojnë vota për shumicën parlamentare.

Lideri i opozitës tha se asgjë nuk pa përfunduar dhe se bashkërisht me qytetarët do të ndalon tradhtinë ndaj popullit maqedonas.

Mickoski, si tradhtar i cilësoi edhe deputetët shqiptarë dhe deputetët e pakicave etnike të cilët votuan konkluzionet.

“Populli të rri i qetë, ky nuk është viti 2019. Përmes iniciativës së deputetëve, jemi obliguar që me qëllim përmbushjen e premtimit tonë dhe për ta bllokuar tradhtinë, kemi nënshtruar deklarata të vërtetuara me noter se nuk do të pranojnë ndryshime kushtetuese duke garantuar me dinjitetin dhe kredibilitetin e tyre personal. Nuk lëvizim asnjë milimetër nga kjo. Nuk ka hapa mbrapa sepse prapa nesh qëndron gjithçka që kemi, familja jonë, dinjiteti jonë, emri jonë dhe Maqedonia jonë. Derisa nuk do ndodhte kjo tradhti që e mundësuan ata sot do të ruanim dinjitetin”, u shpreh Hristijan Mickoski.”

Kurse, kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj Mickoskit mbi vendimin e deputetëve të tij për deklaratat noteriale.

Kovaçevski tha se në kohën e Gruevskit OBRM-PDUKM-ja nënshkruante letra kambiale me vlerë 300.000 euro, ndërsa në kohën e Mickoskit notarizon deklarata.

Ai gjithashtu kërkoi nga Mickoski të tregon pse i pengojnë bullgarët të përfshihen në Kushtetutë.

“E shohim se ajo parti politike nuk ka ndryshuar asnjë milimetër nga koha e kryetarit të mëparshëm. Aso kohe deputetët e tyre kanë nënshkruar kambiale, ndërsa tani nënshkruajnë deklarata të notarizuara. Deputetët sipas Kushtetutës janë të pavarur në vendimet e tyre në Kuvend. Ata nuk përfaqësojnë parti politike ose kryetar të partisë i cili i kërkon deklarata nga noterët dhe i keqtrajton nëpër konferenca për media, por përfaqësojnë qytetarët ”, tha Dimitar Kovaçevski. /m.j

Next Post
Tony Blair: Po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor. Ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli s’do vijë nga Rusia!

Tony Blair: Po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor. Ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli s'do vijë nga Rusia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

Homazhe për Bashkim Zenelin, ish-ambasadori dhe deputeti përcillet të hënën për në banesën e fundit

November 1, 2026
Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

November 1, 2026
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

November 1, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

November 1, 2026
Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

November 1, 2026
15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In