• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi/ Berisha: Dosja “Tahiri” kusht për negociatat. Rama: Duhet të jemi bashkë!

by A R
14/12/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të deputetit Sali Berisha, se ‘çështja Tahiri’ është kusht kryesor për integrimin e vendit, ka reaguar kryeministri Rama.

Rama deklaroi se qeveria dhe opozita duhet të jenë bashkë për hapjen e negociatave.

Në repliken me Berishën, kryeministri deklaroi se skuqen sa herë bisedon me ndërkombëtarët.

“Ata thonë nuk mund ta duam ne Shqipërinë më shumë se opozita juaj“, deklaroi Rama

“Fole për partnerët dhe the se çfarë na thonë ne ata. Ata thonë diçka për të cilën me vjen zor. Ata thonë, nuk mund ta duam ne Shqipërinë më shumë se opozita juaj. Ata thonë si është e mundur që opozita nuk e kupton këtë periudhë kaq të rëndësishme për vendin. Nuk lini rast pa hedhur baltë ndaj kujtdo që iu drejtohet në anglisht. Unë isha në Bruksel dhe fola vetë me ta, por ju flisni në emër të tyre. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë në Bruksel, janë njëzëri për të çeluar negociatat me Shqipërinë“, deklaroi kryeministri.

Çfarë na pengon të jemi bashkë gjatë këtyre 6 muajve, pyeti kryeministri opozitën?

“Është moment historik. Duhet të jemi bashkë për negociatat dhe reformën në drejtësi. Nuk keni pse sajoni dhe shpifni. Dukeni qesharak dhe po bëni qesharak gjithë Shqipërinë“, deklaroi Rama

Rama deklaroi se Partia Demokratike po i trajton ambasadorët si të ishin pjesë e fisit “Habilaj” dhe “Balilaj”

Kryeministri deklaroi se Berisha e ka ezauruar të gjithë fantazinë e akuzave.

“Kur akuzon pa fakte ose i ke bërë vetë, ose të shkon mendja t’i bësh vetë. Kaq mund të them sa herë shan kundërshtarin me libër shtëpie. Të shkoi jeta duke marrë nëpër gojë dynjanë”, tha kryeministri

JAVANEWS.AL/a.ç

***

Replika e ish-kryeministrit Berisha me shefin e qeverisë Rama u fokusua edhe te çështja “Tahiri”. Berisha deklaroi se kjo është çështje kryesore për integrimin. Sipas Berishës Rama po e mbron Tahirin pasi ai e kërcënoi se do nxjerrë skandalet që sipas tij është përfshirë vetë kryeministri dhe vëllai i tij.

“A erdhi kërkesa për Tahirin nga kërkesa për ta arrestuar, a dole the ti në ato përgjime ishte hataja? Tahiri të tregoi kartonin e kuq ty të sfidoi, dhe të gjithë ata që mu lëshuan mua do bien. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. I numëroi Xibrakën, çështjet e tjera me radhë. Atëherë ndryshoi gjithçka. Dosja s’ka baza, prokuroria është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut. Pastaj na doli pas 1 jave, 850 mijë euro dhe patentat e Siamir trafikut. Tani na doli që mund të ketë qenë edhe vetë Tahiri.

Ua them unë juve se çështja Tahiri do jetë kryesore për integrimin. Atij ia thonë 3 herë më shuë. Po pse e mban Tahirin ai? Habilajt janë Habilaj po Xibraka është një dosje e tmerrshme”, deklaroi Berisha.

Më tej ai lëshoi edhe akuza ndaj Ramës se pas një klubi futbolli dhe një bankë qëndrojnë fmialjarët e tij. Berisha iu referua postit si drejtor teknik të Olsi Ramës te Partizani dhe postit të bashkëshortes së Ramës si anëtare e Bordit të ABI Bank.

“Po pse se dinin që Gazi ishte dordolec. Na doli tani Olsi, u bënë edhe me klub, e kanë Edi me Olsin klubin.

U bënë edhe me bankë, si ka mundësi që bankat po bien etëm ABI Bank po fluturon? Është gruaja e kryeminsitrit anëtare e bordit të bankës, ti tregon se ëhstë banka jote. Bankë e regjistruar në offshore“, deklaroi Berisha./a.m.

JAVANEWS.AL

 

Next Post
Dëshmia e të riut që u plagos dje në atentat: Dy komshinjtë më shanë nga gruaja

Breshëri drejt makinës, shpëton mrekullisht 42-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In