Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se në të gjithë territorin e vendit vazhdojnë inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit antiduhan.
Nga data 1 shkurt 2015 deri më datë 12 shkurt 2015 janë marrë 20 masa administrative ndaj disa subjekteve të cilët gjatë inspektimeve të inspektorëve të ISHSH janë konstatuar me shkelje.
ISHSH falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit të sipër përmendur në numrin e telefonit pa pagesë 0800 4040 si dhe në adresën Rruga Aleksandër Moisiu, nr. 80, Tiranë.