• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Inspektimi i “Sami Frashërit”: “Bizhu e re për kryeqytetin me standarde europiane. Gati për 1500 nxënës”

by Java News
17/04/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazi “Sami Frashëri” do jetë jo vetëm një nga shkollat më të bukura në kryeqytet, por më e bukura në Ballkan. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Punimet në për shkollën e re “Sami Frashëri” vijojnë me ritëm të shpejtë, teksa është ngritur kati i parë, pas atij nëntokësor dhe i gjithë ndërtimi pritet t përfundojë në shtator për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku Veliaj tha se shkolla nuk është llaçi edhe tullat, shkolla është ajo që ka njeriu në zemër dhe mënyra se si menaxhon situatat. Veliaj bëri me dije se shkolla e re do të ketë një kapacitet të shtuar prej 50 klasash nga 24 që kishte më parë, do ketë 8 laboratorë dhe katin -1.

“Shkolla nuk është llaçi dhe tulla, tek kjo shkollë kanë qenë edhe disa nga kundërshtarët tanë edhe nga ata që varen tek kangjellat e që thonë shkolla është në Paskuqan. Me kundërshtarët tanë ne nuk ndahemi nga adresat e shkollave, por nga shkollimi që kemi kur vjen puna se si i menaxhojmë gjërat. Ne mund të vëmë kujën për tërmetin ose mund të themi kjo është një mundësi fantastike që shkolla jonë të bëhet më e madhe, më e fortë, më e mirë”, sqaroi Veliaj.

Me tej ai u shpreh se projektet e nisura do çohen deri në fund që të fitojë shpresa dhe puna, e jo frika dhe pengesa. “Kemi ndërtuar katin e dytë dhe duhet të sigurohemi që i shkojmë deri në fund kësaj pune dhe në finale bizhuja e re që do të jetë “Sami Frashëri” do flasë dhe do t’i kthejë përgjigje të gjithë cinikëve, skeptikëve dhe i atyre që ngatërrojnë politikën dhe harrojnë që kanë qenë student të kësaj shkolle. Ku kemi dalë të gjithë të majtë e të djathtë edhe lipset të majtë e të djathtë të bashkëpunojmë që qyteti të eci përpara”, pohoi Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shoqërohej edhe nga vajza e saj në këtë inspektim, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për punën fantastike në çdo cep të Tiranës.

“Falenderoj Erionin për impenjimin dhe punën e madhe që Bashkia e Tiranës është duke bërë për të çuar përpara projektet për të cilat ka nevojë komuniteti, qofshin ato kopshte, çerdhe, shkolla. Ky është modeli, kjo është puna që po bëhet sot dhe pa dyshim kështu do të jetë edhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Do t’i japim më shumë garanci të ardhmes së fëmijëve tanë për të patur të ardhmen e tyre këtu dhe jo në një vend tjetër”, përfundoi Manastirliu.

Godina e re do të ketë një kapacitet prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 8 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.

Next Post
Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

Virusi që po troket tek portat e hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In