• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Virusi që po troket tek portat e hapura

by Mero Baze
17/04/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria është në ditët e saj të mira sa u përket shifrave të pandemisë, por është më e rrezikuar se kurrë nga tre fqinjët e saj, të cilët këtë kohë kanë shifrat e tyre më të këqija. Në krye të fqinjëve problematikë është Greqia, e cila po thyen rekordet e saj të këqija sa i përket numrit të rasteve të infektimeve, dhe sidomos të vdekjeve. Kosova dhe Maqedonia po ashtu.

Por rreziku real i këtyre dy javëve në vijim janë dy zhvillime që mund të na rrezikojnë.

E para, është afrimi Pashkës Ortodokse në fillim të majit. Greqia me sa duket nuk ka për të hapur vendin derisa të kalojnë Pashkët dhe shumë shqiptarë planifikojnë të vijnë në Shqipëri.

E dyta, vjen nga Kosova dhe fundjavat e qytetarëve të Kosovës që vërshojnë drejt Shqipërisë, për shkak të masave kaotike të mbylljes që ka marrë qeveria aty.

Javën që shkoi 30 mijë qytetarë të Kosovës erdhën në bregdetin shqiptar, duke qenë të gjithë frekuentues hotelesh dhe restorantesh.

Nga pikëpamja ekonomke kjo është një gjë pozitive, por po të llogarisësh dhe vërshimin që mund të kemi për Pashkët nga Greqia, vendi rrezikon të humbas shifrat e mira që ka aktualisht dhe të hyjmë në një valë të re pandemie. Edhe pse më pak, por dhe nga Maqedonia ekziston ky rrezik.

Për këtë do të ishte normale, që Komiteti i Ekspertëve, të shikonte mundësinë që së paku deri pas Pashkëve, pra deri më 2 maj, të vendoste kufizime për ardhje të shqiptarëve nga Greqia për Pashkët, dhe turistët e fundjavës nga Kosova dhe Maqedonia të kufizohen, vetëm për ata që mund të jenë të gatshëm të karantinohen në Shqipëri.

Kjo, së paku  derisa qeveria aty të marrë nën kontroll situatën dhe t’i kushtojë më shumë rëndësi vaksinimit dhe masave anticovid, se sa përndjekjes së gazetarëve që publikojnë kontratat e dështuara të vaksinave.

Shqipëria nuk e ka luksin të vuajë një valë të re infektimi nga tre vendet fqinje, për shkak të kontrastit të fortë që kanë shifrat në Shqipëri me fqinjët.

Greqia ka qenë rigoroze dhe e vendosur prej një viti, të mbajë nën kufizime të rrepta lëvizjet e qytetarëve të Shqipërisë drejt Greqisë, të mos shkojnë atje, edhe pse për disa kohë nuk përbëjmë rrezik infektimi me shifrat që kemi. Por kjo është politikë e tyre dhe nuk mund t’i gjykojmë.

Tani që ata kanë shifrat më të zeza të historisë së pandemisë, ne duhet të mbrohemi nga qytetarët shqiptarë me banim në Greqi, që rrezikojnë të vijnë këto dy javë në Shqipëri për festën e Pashkëve, aq shumë popullore sidomos në Greqi.

Ndaj mundësia e rishikimit të kufizime me Greqinë, Kosovën dhe Maqedonië, së paku për dy, ose tre javë, derisa shifrat në vendet fqinje të fillojnë të bien, do të ishte shumë logjike.

Edhe kështu ne presim të përkeqësohen shfirat për shkak të fushatës elektorale, nga tubimet primitive pa maska dhe distancë, siç ka ndodhur në Mal të Zi, apo Kosovë, dhe po t’i shtojmë kësaj dhe ardhjen nga Greqia, Kosova e Maqedonia, të qytetarëve që duan t’u ikin masave shtrënguese në vendin e tyre, mund të rifillojmë nga e para, duke hedhur në erë gjithë punën që është bërë deri më sot, me uljen e shifrave dhe vaksinimin masiv të popullsisë.

Duke qenë një ekonomi thuajse  e hapur, ekonomia shqiptare e ka më lehtë të përballojë mungesë turistësh për tre javë, se sa një valë të re e cila mund të na detyrojë të shkojmë në mbyllje në prag të sezonit turistik, duke shkatërruar gjithçka.

Grafiku i Shqipërisë, krahasuar me vendet fqinje, sot është më i miri, por ai mund të kthehet kokëposhtë shumë shpejt, nëse injorohet fakti që virusin e kemi tek porta e hapur dhe mund të hyjë pa trokitur.

Next Post
Meta sulmon Qeverinë për heqjen e pasaportave diplomatike për Kombëtaren: Vendim i pabesë, është absurde të pengohen kuqezinjtë!

Live/ Ilir Meta me mediat: Ushtroni të drejtën e votës! Anashkalon dekretimin e PS-së nëse fiton dhe patronazhistët i quan fuksa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In