• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Injorimi i “luftës së ftohtë” dhe shpikja e “luftës së nxehtë”

by Mero Baze
18/06/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është e qartë se LSI është nën zjarrin e dy partive të mëdha, për të deinkurajuar një koalicion të ardhshëm me të. Edi Rama nga një anë dhe Lulzim Basha nga ana tjetër, po bëjnë çfarë është e mundur që të kuptohet se nuk kanë ndërmend të kenë një të ardhme të përbashkët me LSI. I vetmi që po mban gjuhën në dhëmbë dhe po i jep përkrahje Metës, është Berisha, por dhe ia e bën më shumë nga instikti politik kundër Ramës, se sa nga ndonjë perspektivë tjetër.

Por si po i përgjigjet LSI kësaj lufte?

LSI po bën ç’është e mundur të injorojë dy aspekte të forta të kësaj lufte dhe po potencon një fenomen që në fakt nuk është aq i vërtetë sa thotë ajo.

LSI po injoron shkarkimet masive të drejtorëve të saj me shumë pushtet. Në fakt kjo është padrejtësi dhe luftë politike e pastër, që ia bënë PS dhe PD, por Ilir Meta duket se ka vendosur ta injorojë këtë luftë. Shkaku është se nuk do të dëshpërojë njerëzit dhe të duket se lufton për poste drejtorësh. Po ashtu të dy partitë po fokusohen tek përpjekje të njerëzve të LSI, për të blerë vota, apo për të tërhequr elementë të tronditur nga LSI në anën e tyre. Është praktikisht një luftë e ftohtë, e fortë kundër saj. Edhe këtë aspekt LSI po e injoron.

Ajo ku po fokusohet LSI, është jo lufta  e ftohtë kundër saj, por lufta e nxehtë dhe shpikja e saj, atje ku nuk egziston. Lajmet e vërteta kundër LSI, janë ato që po prodhohen politikisht nga Rama dhe Basha ndërsa lajmet që LSI kërkon të dëgjojë opinioni publik, janë dhuna, armët, rrahje militantësh, qoftë dhe për shkaqe banale, etj. Pra LSI është në një betejë, që kërkon të shfaqet si viktimë fizike e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që është realisht viktimë politike e këtyre zgjedhjeve.

Ilir Meta po bën kujdes ta mbajë shtypin pas vetes, duke sakrifikuar dhe nga qetësia e tij, duke u bërë interesant me thirrjen për armatosje të popullit dhe sidomos për hakmarrje dhe shpagim për çdo militant të LSI, që shpallet i dhunuar.

Strategjia e parë e LSI duket e zgjuar. Fakti që Meta përpiqet të shmangë debatet për shkarkimet masive në administratë të drejtorëve të tij, duke u kufizuar vetëm me një deklaratë që është “gjueti shtrigash”, është përpjekje për të injoruar luftën politike ndaj tij, për të mos u dukur i dobët.

Fokusimi i tij tek dhuna, duket se është strategjia reale e tij dhe LSI.

Kjo do të çojë deomos pas 25 Qershorit, tek një betejë ligjore e gjatë për mosnjohje të zgjedhjeve nga LSI, dhe së paku bllokim të rezultatit të zgjedhjeve deri sa të zgjidhet çështja e Presidentit. Edhe këtu Meta ka dy qëndrime të ndryshme. Publikisht ai thotë vetë, se është gati të dorëhiqet, dhe e bën që të mos duket i dobët.  Por sapo e  thotë këtë, tre ose katër liderë të LSI, dalin e thonë atë nuk e shkarkon dot njeri.

E gjitha ëfarë Meta po bën, është të shmangë rolin e viktimës nga lufta politike kundër tij, dhe të marrë rolin  e heroit nga lufta e nxehtë kundër tij, duke u shfaqur si viktima e dhunës në zgjedhje.

Pra, ai po shmang të pranojë një të vërtet të hidhur dhe të pandershme kundër tij, siç është lufta politike që po i bëhet dhe po shpik dhe po merr rolin e viktimës, për diçka që nuk është fenomen ende në këto zgjedhje, siç ka qenë në zgjedhjet e 2000, 2001 apo 2003 në Shqipëri.

Është një strategji për të injoruar luftën e ftohtë dhe për shpikur luftën e nxehtë. Dhe duket se për një javë do të kemi përditë lajme të nxehta, që në fakt vijnë nga nga lufta e ftohtë, që PS dhe PD po i bëjnë Metës dhe një reagim të ftohtë për ngjarjet e shpikura si të nxehta.

Next Post
Vasili: Opozita nuk duhet kërcënuar, Basha gaboi që e refuzoi paketën “McAllister”

Vasili ashpërson gjuhën: Rilindja e lidhur me krimin, do ndëshkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com