• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar jep alarmin: Fëmijët të rrezikuar nga trafikimi për qëllime të shfrytëzimit seksual, prokuroria dhe policia pa infrastukturën e duhur

by A R
25/05/2021 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar ka publikuar një raport të hollësishëm ku bën me dije se fëmijët në të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuar nga trafikimi për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Ky raport dëshmon se si shoqëritë dhe institucionet në Ballkanin Perëndimor kanë ndërgjegjësim të ulët dhe mundësi të kufizuara për t`iu kundërpërgjigjur trafikimit të fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Theks të veçantë si një nga pikënisjet e fenomenit, vendoset te kushtet social-ekonomike të familjeve.

“Në të gjithë rajonin, papunësia është akoma më shumë se tre herë më e lartë se mesatarja e BE, me një normë papunësie të të rinjve prej 35% – një nga më të lartat në botë. Shkalla e papunësisë pritet të rritet ndjeshëm për shkak të COVID-19. Deri në Tetor 2020, Banka Botërore vlerësoi se 300 000 njerëz të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia kishin rënë në varfëri për shkak të COVID-19. Pandemia COVID-19 po rrit numrin e njerëzve në nevojë që rrezikojnë të bien viktima të trafikimit njerëzor dhe formave të tjera të shfrytëzimit.

Fëmijët e pambrojtur nga shfrytëzimi seksual shpesh kanë një profil të përbashkët, i cili shpesh bazohet në rrethana të caktuara specifike socio-ekonomike të familjes, mungesa e angazhimit dhe parandalimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Fëmijët romë në lëvizje u identifikuan si veçanërisht të prekshëm”, citohet mes të tjerash në raport.

Referuar të dhënave të pasqyruara, hiqet një paralele me shfrytëzimin që mundësohet nga teknologjia dhe përfshin krijimin dhe shpërndarjen e materialeve online me abuzim seksual të fëmijëve.

Sa i përket kapaciteteve që agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri kanë për të parandaluar apo hetuar rastet konkrete,  konstatohen mangësi të theksuara në infrastukturë çka ndikon në efektshmërinë e zbardhjes së çështjeve.

“Në Shqipëri edhe pse ekziston një njësi e krimit kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, stafi nuk është i trajnuar në mënyrë adekuate dhe u mungojnë mjetet dhe teknologjitë mjeko-ligjore për të hetuar këto vepra penale. Njësia e sigurisë kibernetike ka ndërmarrë disa programe, kryesisht të mbështetura nga donatorët, për ndërtimin e kapaciteteve për hetimin e rasteve të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet, por nuk ka një sistem të brendshëm për transferimin e aftësive të specializuara në këtë fushë. Prokurorët raportojnë gjithashtu nevojën për trajnim të aftësive të lidhura me IT, si dhe në teknikat e hetimit dhe ndjekjes penale për rastet e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet. As policia dhe as prokuroria nuk janë plotësisht të pajisura me infrastrukturën e duhur për të hetuar në mënyrë efektive këto raste”, konstaton raporti i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Ndër të tjera, raporti ofron rekomandime të plota, të ndara sipas vendeve dhe grupeve të interesit ku konkretisht për Shqipërinë krahas konstatimeve mbi boshllëqet aktuale, renditen edhe disa udhëzime mbi të cilat mund të ndërtohet një strategji efektive për frenimin e këtij fenomeni.

Gjithashtu, udhëzimi thekson kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, i cili rregullon trafikimin për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe vë gjithashtu në pah boshllëqet aktuale, që kërkojnë harmonizim vendor e rajonal.

Të shfrytëzuar në Dritë të Diellit:

Një vlerësim i trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe masave të ndërmarra në mbrojtje të fëmijës në Ballkanin Perëndimor është i pari raport i këtij lloji, që fokusohet te kjo problematikë në rajon.

Ai siguron informacion të detajuar në lidhje me veprimtaritë dhe përgjegjësitë e faktorëve të ndryshëm, të cilët punojnë për të identifikuar, parandaluar dhe luftuar shfrytëzimin në Ballkanin Perëndimor.

Raporti është një analizë e iniciuar nga shoqëria civile, e bazuar në kontributet e dhëna mbi dukurinë e trafikut njerëzor, mbrojtjes së fëmijës, si dhe ekspertëve të teknologjisë në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që raporti hedh dritë mbi këtë problematikë të fshehur, “mungesa e të dhënave të përditësuara e të detajuara, bashkë me një prirje të përgjithshme për t`i nënvlerësuar rastet, me shumë gjasë bën që numri i tyre, i paraqitur në raport, të jetë ulur ndjeshëm”, – thotë Livia Ëagner, njëra nga hartueset e raportit.

Dukuria e shfrytëzimit, e ndihmuar edhe nga media sociale apo nga platformat e komunikimit online, po rritej në rajon që përpara pandemisë COVID-19.

“Shfrytëzimi i mundësuar nga teknologjia shpesh ndjek një cikël të ngjashëm, fillon me joshjen, më pas me dërgimin e mesazheve, fotove apo videove me përmbajtje seksuale, duke kaluar më pas në shantazh seksual dhe/ose në përjetimin e abuzimit seksual, si dhe në shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijët”, – shpjegon Thi Hoang, një nga autorët e raportit.

Raporti del në përfundimin se dobësitë aktuale në sistemin për mbrojtjen e fëmijëve dhe mundësitë e kufizuara institucionale, mungesa e specialistëve dhe ajo e përkushtimit të shoqërisë civile, si dhe ndërgjegjësimi i ulët i sektorit privat, e bën Ballkanin Perëndimor të cenueshëm ndaj trafikimit të fëmijëve për qëllime të shfrytëzimit seksual.

“Megjithëse kuadri ligjor vendor në përgjithësi përputhet me standardet ndërkombëtare, nuk ka një qasje eficiente, gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të adresohet plotësisht problematika”, – thotë Kristina Amerhauser, një nga hartueset e raportit. “Nuk ka burime të mjaftueshme në dispozicion për ta luftuar e zvogëluar cenueshmerinë e fëmijëve ndaj shfrytëzimit seksual në mënyrë të përshtatshme në të gjithë rajonin”.

“Është e qartë nevoja për ta kuptuar më mirë, si dhe për kapacitete më të mëdha në rajon për ta trajtuar problematiken”, – thotë Ruggero Scaturro, një nga hartuesit e raportit.

“Kjo përfshin, si ndërveprime të mirëpërcaktuara vendore, po ashtu edhe një qasje të përbashkët rajonale, bazuar në shkëmbimin e përvojave të mira dhe informacionit.

Edhe forcat e rendit kanë gjithashtu nevojë për kompetencat dhe instrumentet për ta shkatërruar këtë rrezik digjital.”

Next Post
Shkatërrohet karteli i drogës mes kolumbianëve dhe shqiptarëve në Catania, 13 të arrestuar/ Ja sasia e drogës që u sekuestrua

Shkatërrohet karteli i drogës mes kolumbianëve dhe shqiptarëve në Catania, 13 të arrestuar/ Ja sasia e drogës që u sekuestrua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com