• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Infektime me variante të ndryshme të COVID”/ Kalo thirrje kolegëve: Kujdes me përdorimin e pavend dhe në doza të larta të antibiotikëve

by Java News
06/09/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat e infektimit me covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Së fundmi një reagim i fortë ka ardhur nga mjeku, Tritan Kalo, i cili ka dhënë disa këshilla të vyeshme për qytetarët.

Sipas asaj që shkruan Kalo, përpos personave të infektuar me variantin Delta, ka dhe pacientë që janë me variante të tjera të Covid-19.

Kalo thotë se vetëm 54% e personave që kanë kaluar Covid kanë krijuar imunitet, kjo lidhet me përdorimin pa këshillim mjekësor të antibiotikëve që në fazat e para të infektimit.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…..6.09.2021…Një javë të mbarë për ju miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Nga observimet epidemiologjiko-kliniko-biologjiko-imazherike të të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, qartazi shihet se varianti Alpha i tij ende prek jo pak të sëmurë, krahas përhapjes “si vaji në lakra” të variantit Delta apo varianteve të tjera të këtij virusi jetëlëndues e jetëmarrës….

Shtimi i numurit të të sëmurëve në popullatën e gjërë sidomos në ata ende të pavaksinuar, mundet t’i vihet si barrë variantit Delta që po dominon tablonë epidemiologjike të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, POR agresiviteti në ecurinë dhe në përfundimin fatal të shumë të sëmurëve këto javët e fundit, qartazi lidhet me “një rizgjim” të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi….

KURRË nuk duhen nënvlerësuar MASAT e treguara të vlefshme ndër shekuj, në paksimin e mundësisë së përhapjes së viruseve aerogenë MHD (Maskë në mjediset e mbyllura e të mbipopulluara, Higjenë personale e kolektive si dhe Distancim fizik aty dhe kur është e mundëshme të realizohet ai)….Vaksinimi në ndihmesë të masave të mësipërme dhe IMUNIZIMI NATYRAL pas kalimit të Covid-19, së bashku me masat e mësipërme si dhe me rindezjen e motorit të fikur të VETNDËRGJEGJËSIMIT, me siguri do na ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese të re në udhën e fitimit të betejës me “këtë armik të padukshëm”….

KUJDES kolegë mjekë apo farmacistë me përdorimin e parakohshëm ose të pavend të Antibiotikëve dhe Kortikoideve, shpesh në doza të larta dhe kohëzgjatje marramendëse…. Përpos Antibiorezistencës së mikroorganizmave qarkulluese, të cilat mundet t’i mbivendosen një infeksioni viral si Sars-Cov2/Covid-19 ose Virozave të tjera stinore, të nxitur nga përdorimi vënd e pavënd i Antibakterialëve/Antibiotikëve, një ROL NEGATIV në përgjigjen imunitare të organizmizt ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”, po luajnë dhënia e dozave të larta (mbi 1 mg për kilogrampeshë të cilat janë doza imunosupresore) të Kortikoideve, qysh me dyshimin e infeksionit në fjalë dhe në kohëzgjatje të pa justifikueshme…..

Studimi i fundit i ISHP-së qartazi shprehet se :”Nga 1500 të sëmurët e përfshirë në studim vetëm 54% e tyre kanë krijuar Imunitet pas kalimit të Covid-19, pikërisht për shkak të përdorimit të kortikoideve me doza të larta, që në fillimet e sëmundjes.”…..KURRË nuk është vonë të nxjerim mësime nga gabimet e mundëshme të bëra në përballjen me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19…..DËGJONI më me kujdes këshillat e profesionistëve të fushës, dhe më pak vesh e mëndjehapur ndaj GJILLOLLOGËVE, të cilët fatkeqsisht po gëlojnë shumë këto muajt e Pandemisë….
Vjeshta e vonë dhe Dimri do “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë sidomos viruset e Gripit stinor, të cilët edhe ato do shkaktojnë jetëlëndimet dhe jetëmarrjet e tyre…. ANDAJ masat për paksimimin e mundësisë së përhapjes së Sars-Cov2/Covid-19: VETNDËRGJEGJSIM, MHD, VAKSINIM (ndaj Gripit në këtë rast, përpos vaksinimit ndaj Sars-Cov2), do jenë po aq të dobishme edhe ndaj këtyre virozave stinore….

NE të gjithë ishim, jemi dhe do të vijojmë të jemi si kurdoherë këtu në vijën e parë të përballjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….. Përkujdesi, Puna dhe Profesionalizmi ynë do të jenë gjithmonë në Shërbimin tuaj….. Together forever!!!

Next Post
Kadilli: Berisha s’duhet të ishte në politikë që në 2013, imponohet në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në raport me SHBA

"Berisha do ta mbajë PD-në lidhur me fatin e vet “non grata”/ Kadilli: Basha s'flet, po e lë partinë në kryqëzime të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com