• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Incidenti në aeroport, portieri i Partizanit: Ja si ndodhi ngjarja

by A R
19/08/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka shpjeguar ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas kthimit të të kuqve nga Rusia, ku luajtën ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Europës. Hoxha u përplas me disa persona të pranishëm në aeroport, por ka shpjeguar se nuk kishte qenë ai objektivi i këtyre individëve të cilët më pas u ndalën nga policia.

partizani hoxha

“Nuk i njihja personat që na sulmuan, por pashë që përpara se të më ofendonin mua ishin duke u konfrontuar me dy lojtarë të tjerë të ekipit tonë. Në momentin që iu afrova nisën ta bënin një gjë të tillë edhe me mua. Iu ktheva për shkak se po krijonin rrëmujë të kotë.

Në atë moment ndërhynë forcat e policisë. Shefi i rendit të aeroportit më pyeti më pas nëse do të bëja denoncim për ngjarjen, por mendova se nuk ia vlente më, edhe për shkak se njëri prej agresorëve ishte në gjendje të dehur. U mbyll aty për aty.

A ishin tifozë të Partizanit ata që na sulmuan? Nuk di ta them me bindje. Nuk e di vërtetë, sepse nuk është se shfaqën ndonjë pakënaqësi në lidhje me ndeshjen e djeshme”, deklaroi për “newsport.al” kapiteni i Partizanit.

partizani udhetim

Ndërkaq, ai dha edhe versionin e tij për paraqitjen e dobët të ndeshjes me Krasnodarin. “Kundër Krasnodarit nuk ishim në ditën tonë më të mirë, kjo edhe për shkak se skuadra kundërshtare kishte cilësi të jashtëzakonshme. Futbolli është i tillë. Në sfidën e kthimit do kërkojmë të shlyejmë disi këtë paraqitje negative. A do largohem nga Partizani? Nuk e di. Ndoshta edhe qëndroj. Por me këtë çështje po merret klubi”, tha Hoxha./a.m.

Next Post
Efektet e mbylljes së Kurum, rritet me 56 herë importi i çelikut nga Gjermania

Efektet e mbylljes së Kurum, rritet me 56 herë importi i çelikut nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

October 31, 2026
VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

Gërmimet arkeologjike në Apoloni, ministri Gonxhja: Zbulimet na ndihmojnë të njohim më mirë pasurinë tonë antike!

October 31, 2026
Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

Bursat e studentëve ekselentë shtohen mbi 1 miliard lekë! Rritet në 25 mijë lekë bursa për 16 mijë studentë në nevojë

October 31, 2026
Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

Risia në kampionatin spanjoll, edhe arbitrat e La Liga do të flasin për median pas ndeshjeve!

October 31, 2026
Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In