• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Efektet e mbylljes së Kurum, rritet me 56 herë importi i çelikut nga Gjermania

by A R
19/08/2016 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallja e falimentit të kompanisë Kurum në muajt e parë të këtij viti ka rikonfiguruar tërësisht tregtinë e gizës dhe të çelikut në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet e gizës dhe çelikut kanë rënë ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit, ndërsa importet kanë lulëzuar.

Kanali i ri nga po importohet giza dhe çeliku në vend tashmë është Gjermania. Importet e këtij nga Gjermania ishin rreth 7.5 miliardë lekë, duke qenë 56 herë më të larta në raport me nivelin minimal prej 133 milionë lekësh në janar-qershor 2015.

Kjo ka ndikuar në rritjen totale të importeve nga Gjermania me 61%, duke e bërë shtetin gjerman për herë të parë partnerin e dytë më të madh për sa u përket importeve, për t’ia kaluar Kinës.

Në të kundërt, eksportet e gizës dhe çelikut në 6 muajt e parë të vitit ranë me 45%, ku ndikimin kryesor e dha Turqia, që më parë ishte destinacioni kryesor i Kurum.

Falimenti i Kurum

Kurum, prodhuesi më i madh i gizës dhe çelikut në vend, që mbulonte pothuajse gjithë tregun vendas dhe ishte një ndër eksportuesit më të rëndësishëm, shpalli falimentin në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave të bilancit të 2015-s, kompania Kurum raportoi të ardhura nga shitjet në 21.3 miliardë lekë me një rënie 13 për qind në krahasim më vitin 2014, teksa kompania ka frenuar zgjerimin e borxhit i cili ndodhet në të njëjtat kuota, përafërsisht në 37 miliardë lekë.

Në analizën që shoqëron të dhënat financiare të 2016-s, nga ana e shoqërisë konstatohet se në muajt në vijim të këtij viti të mos ketë aftësi paguese për shlyerjen në kohë të detyrimeve. Mungesa e aftësisë paguese është evidentuar në muajt e fundit të vitit 2015, kur shoqëria ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e saj. Treguesit dhe arsyet e pafatësisë paguese argumentohen si më poshtë:

Së pari, aktiviteti i Kurum lidhet ngushtë me sektorin e ndërtimit. Dobësitë që po kalon sektori i ndërtimit në Shqipëri kanë çuar në rënie të shitjeve në treg. Për shkak të kësaj situate, shitjet në vitin 2015 kanë rënë ndjeshëm.

Së dyti, përkeqësimi i shpejtë i situatës në tregjet botërore të industrisë (tregjet e hekurit për ndërtim) ka ndikur direkt në uljen e çmimeve të shitjes së hekurit në Shqipëri dhe për eksport. Kështu, vetëm fakti që në vitin 2014, çmimi mesatar i shitjes së hekurit ka qenë 440-450 dollarë për ton, ndërsa më 2015 këto çmime nuk kanë qenë më shumë se 340-350 euro për ton.

Së treti, shoqëria është pjesë e grupit Kurum Holding, grup me qendër në Gebze, Stamboll, Turqi dhe si e tillë vepron dhe ndjek politikat e grupit. Shoqëria Kurum International  ka relatuar pranë gjykatës se shoqëritë kryesore dhe të mëdha të grupit konkretisht Kurum San ve Dis Tic AS si dhe Kurum Holding AS kanë vështirësi të mëdha në likuiditete dhe janë në proces për aplikim në gjykatat e Turqisë për faliment në formën e riorganizimit dhe strukturimit, duke bërë edhe shpalljen e pamundësisë së tyre për likuidimin e detyrimeve afatshkurtra raporton Monitor.

Sa katërti, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, të cilat kanë financuar shoqërinë, kanë shprehur shqetësim për situatën, duke kërkuar informacion për përballimin e cash flow për 2016, si dhe duke njoftuar ndërprerjen e limiteve të kredive bankare që aktualisht shoqëria ka disponibël, konkretisht BKT, si dhe Tirana Bank, të cilat nuk e kanë rinovuar linjën e kreditit./a.m.

Next Post
Kjo është fytyra e monstrës që përdhunoi vajzën e tij të mitur në Dibër

Kjo është fytyra e monstrës që përdhunoi vajzën e tij të mitur në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In