• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

by A. Q
31/10/2026 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Selia e PD-së drejt Kryeministrisë.

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk merr pjesë në këtë marshim. Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD.

Deputeti Flamur Noka sulmoi edhe kreun e Bashkë, Arlind Qori dhe mbështetësit e tij.

“U shitën si derrat te Rama një pjesë e flamengove, i pamë. Edhe Qorri me 50 komunistët e tij i shërbyen Ramës, e pamë edhe në protestën e vitit 2018 të studentëve. Ata i shërbejnë Ramës…”, tha ai mes të tjerash.

Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët.

Pasi qëndruan rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë protesutesit demokratë me në krye deputetët e opozitës u nisën Ministrisë së Arsimit.

Fjala e Flamur Nokës:

“Të gjithë shqiptarët kanë një mesazh dhe ne e përcjellim. Edi Rama, largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë. Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë provuar dhe diktatorë të tjerë, por ti e di fundin. Për të mbështetur studentët, kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën. Tashmë protesta jonë do të kalojë te studentët.

Unë e përsëris. Çaushesku tentoi të mbijetojë në pushtet me masa represive. Sot të gjithë e dinë fundin e tij. Ky popull e ka thyer murin e diktaturës në vitin ’90. Shqiptarët sot kërkojnë shtet. Shqiptarët sot janë të gjithë në këmbë.

Ne kemi qenë çdo ditë në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre. Asnjëherë pa u rrëmbyer primatin atyre. Është protesta e tyre, ne jemi vetëm në mbështetje dhe këtë e kemi treguar. Nuk mbahet pushteti me dhunë. Është detyrë e çdo shqiptari që i thotë lirisë ‘liri’.

Pjesa jonë është mbështetja dhe detyra jonë është mbështetja. Ta harrojë Edi Rama që mund të intimidojë PD-në dhe studentët. Ne do të jemi me ta në çdo hap dhe çdo akt të tyre.

Kjo sjell qartësim në protestë dhe konsolidim të frymës kundër regjimit. Çdo shqiptar që, ajo protestë që nisi si shpresë për shqiptarët, nga Edi Rama dhe Belinda Balluku u asgjësua. Shumë veta kanë sulmuar PD-në. Koha tregoi se disa nga emrat u blenë si derrat dhe e katandisën protestën e flamingove në shërbim të Edi Ramës. Pa Qorin dhe 50 komunistë të tij, Edi Rama nuk do të kishte asnjë mundësi të artikulonte ANTIFA-n. Shqipëria nuk ka ANTIFA. Por komunistët e Qorit dhe me luftë kundër opozitës i bënë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Shqiptarët kanë të drejtën të votojnë kë të duan. A e mbani mend protestën e studentëve në 2018-ën? A ishte Qori që u fut ‘Kal Troje’ me marksistët e tij në protestë? Ne e kemi detyrë të jemi këtu për të vërtetën”.

Next Post
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

Leka: Berishës i janë larguar 200 mijë vota, protesta kombëtare tregoi tkurrjen e mbështetjes për PD-në

October 31, 2026
Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In