• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratori i Tiranës / Veliaj: Akuzat e opozitës çmontohen me tre fletë: prona nuk ka qenë e bashkisë

by A R
14/12/2023 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke komentuar në “Real Story” akuzat në lidhje me inceneratorin, tha se fabrikimet e opozitës janë të përmasave qesharake, të cilat mund të çmontohen me tre fletë.

“Së pari, nga të gjithë armiqtë politikë dhe kundërshtarët e progresit të qytetit, ka një ngazëllim shumë të madh kur bëhet fjalë për Tiranën. U provua që toka nuk është pronë e Bashkisë. Siç ish-administrata Basha-Tabaku e transferoi atë pronë me një letër, sepse e ka pasur vetëm në administrim dhe jo në pronësi, ashtu e ka kaluar edhe kjo bashki. Pra, bie një legjendë urbane, ashtu siç bie edhe legjenda tjetër urbane, se kryetari i Bashkisë është përgjigjur në emër të Qarkut. Jo! Jam përgjigjur vetëm për bashkinë e Tiranës. Pastaj, bie edhe legjenda e Këshillit Bashkiak sepse ka miratuar jo vetëm fondin, por ka autorizuar Kryetarin e Bashkisë duke i thënë: “O zotëri, meqë qeveria ka caktuar këtë vend për mbetjet, atëherë pasi të kesh siguruar paratë, – që ne i siguruam nga qeveria –  shko dhe firmos angazhimin tënd për kontratë shërbimi, jo investimi. Tirana ndryshon edhe si model nga Elbasani dhe Fieri. Ndryshon edhe për faktin se intensiteti i vëmendjes për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është më i madh. Por edhe fabrikimi është i përmasave qesharake, që çmontohet me tre fletë. Ndaj, ndërgjegjen e kam të pastër”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia është e hapur dhe se dokumentet janë në përputhje me ligjin. “Politikisht ne u kemi dhënë një goditje fatale këtyre dy pronave private që quhen PD dhe LSI. Por, besoj se kemi mundësinë që, edhe nga ana juridike, të provohet se dy kolegët inxhinierë të bashkisë kanë qenë në komision për të kontribuar me informacion se në çfarë vlerash prodhohen mbetjet në Tiranë. Ata nuk janë as juristë, as llogaritarë. Këtë do ta vlerësojë gjykata. Unë jo vetëm që nuk kam arsye ta dyshoj hetimin, por përkundrazi, porosia që kam dhënë është se ne jemi të hapur. Nuk kemi asnjë kompleks për sa kohë që të gjitha dokumentet janë në rregull, për sa kohë prona nuk ka qenë e bashkisë, – thjesht ka qenë në administrim – dhe për sa kohë që Këshilli Bashkiak, pasi është firmosur kontrata në gusht, ka votuar për autorizim në shtator”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

"Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit fonde dhe programe financimi për t'i përgatitur për familjen evropiane"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com