• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Si asnjëherë më parë BE i ofron Ballkanit fonde dhe programe financimi për t’i përgatitur për familjen evropiane”

by A R
14/12/2023 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri duke komentuar zhvillimet e ditës së djeshme të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, u shpreh se “Veto” e vendosur nga Greqia dhe problematikat që shoqërojnë vendet e rajonin në marrëdhënie të ndërsjellta ka ndikuar në mos hapjen e kapitujve të negocimit.

“Mesa duket nuk do të ketë një lajm të ri nga diskutimet që u bënë dje (13 dhjetor) në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, për faktin që qëndron ngërçi me Greqinë për mos të hapur negociatat për mos nisur me Kapitullin e parë. Pavarësisht kësaj procesi do të vazhdojë me udhërrëfyesit e dërguar në Bruksel. Ka një sërë problematikash që shoqërojnë Ballkanin ku Maqedonia e Veriut prej kohësh ka pasur probleme me Greqinë, më pas me Bullgarinë që ende nuk është zgjidhur apo vendet e tjera përkohësisht për problematika të ndryshme”, u shpreh ai.

Duke folur në “Ekspres” Gjipali theksoi se, “Shqipëria ka përfunduar procesin “screening” dhe së shpejti do hapi kapituj udhërrëfyesve të dërguar në BE.

Mw tej duke marr shkas nga sistemi i “vetos” që funksionojnë me vendet e BE-së, eksperti Gjipali nënvizoi se, “kjo është dhe dobësia e sistemit të “vetos” sepse vendet tashmë po e bëjnë këtë për interesat e veta dhe jo ku preken interesat e përgjithshme. Hungaria p.sh po e përdor “veton” jo se i cenohej interesat kombëtare me ndihmën për Ukrainën por e përdori për të zhbllokuar fondet e alokuara për vetën që nuk ishin zhbllokuar më herrët”.

Sipas tij, Kancelari Shulz është më i interesuar që të rishikojë këtë sistem votimi brenda vendeve të BE-së, ndaj u shpreh ai, gjithë vendet duhet të bien dakord për të ndryshuar sistemin e “vetos” dhe të ketë një ndryshim në traktatet ku një pjesë e mirë e vendimmarrjes të jetë më shumicë të cilësuar.

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, theksoi se për herë të parë vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet e BE-së, që jepen për të ndihmuar dhe siguruar vendet e rajonit me politika e BE-së.

“Si asnjëherë më parë për vendet që ishin në proces integrimi në BE, këtë herë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga fondet dhe programet e BE-së për ti përgatitur këtë vendet për familjen evropianë. Kjo paket e re e deklaruar këtë vit është një tjetër instrument që jo vetëm e josh por dhe e mban ta ankoruar Ballkanin Perëndimor duke ditur problematikën e Rusisë dhe ndikimin e saj në rajonin tonë”.

Ndaj nënvizon ai, ky ndikim financiar e lidh më shumë këto vende me BE, p.sh. Mali i Zi që ka një problematik të madhe financiare për shkak të një kredie të madhe që ka marr nga Kina.

Është shumë i rëndësishëm investimi financiar për këto vende sepse pamundësia për të financuar projektet e tyre i ka bërë këo vende ti drejtohet vendeve si Rusia, Kina, apo vendet e Gjerit Persik. Pra mungesa e mjeteve të mjaftueshme financiare i bënë këto vende më të brishta ndaj ndikimeve të vendeve të tjerë. Ofrimi i BE pa pritur sukseset tek reformat, po ofron këtë ofertë financiare.

“Hapja e tregut për vendet e Ballkanit Perëndimor është një instrument që po ofrohet dhe BE po reagon për këto vende. Dhe ditën e djeshme është diskutuar në Samit se si mund të kanalizohen këto fonde sepse është një pjesë kredi dhe një pjesë janë grante do të synojnë kryesisht zbutjen e konvergjencës financiare midis vendeve të BE dhe Ballakanit Perëndimor. Do të ketë shumë investime për biznesin, gjithashtu do ketë investime për infrastrukturën ku do të vazhdojnë lidhjet me korridoret lidhëse të transportit me BE” theksoi ai.

Duke folur mbi mënyrën që si do të bëhen shpërndarja e fondeve nga BE-ja, Gjipali shtoi se, “ka disa instrumente sesi do të kreditohen bizneset. Banka Evropiane për zhvillim i jep financim bankave në nivelin e dytë në Shqipëri me një kosto të ulët. Komisioni Evropian i kërkon gjithave vendeve që cilat janë sektorët që kërkojnë më shumë investim”.

/a.r

Next Post

Të shtëna me breshëri në Pezë Helmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

Tre persona shoqërohen në polici gjatë protestës së PD-së

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In