• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inceneratorët/ Bashkia e Elbasanit nxjerr ‘blof’ Bashën: Që prej 2017 ka funksionuar normalisht, ju ftojmë ta vizitoni

by Ardit Rada
16/10/2020 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia Elbasan ka rrëzuar çdo akuzë dhe pretendim të kryedemokratit, Lulzim Basha lidhur me Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit. Me anë të një reagimi Bashkia Elbasan ka theksuar se janë të hapur për të gjithë skeptikët, por edhe për çdo qytetar që ka kuriozitet, të shkojnë të vizitojnë ambientet e këtij impianti, të shohim funksionimin e tij

Reagimi i plotë:

Nisur nga disa spekullime skandaloze politike dhe mediatike, në lidhje me funksionimin e Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit, Bashkia e Elbasanit sqaron opinionin publik se prej Shkurtit të vitit 2016 ky impiant nisi operimin në Elbasan ndërsa incenerimi nisi në vitin 2017, prej asaj kohe funksionon normalisht çdo ditë.(bashkëngjitur do të gjeni faturat e depozitimeve nga fillimi e deri më sot datë 16.10.2020)

Që prej kësaj kohe Bashkia e Elbasanit depoziton mbetjet urbane në këtë incenerator pa pagesë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek Energy. Që prej kësaj date impianti ka funksionuar normalisht dhe prej incenerimit të mbetjeve është prodhuar enegji. Energjia e prodhuar përdoret për nevojat e vetë këtij impianti ndërsa teprica hidhet në rrjet. Në bazë të kontratës shoqëria Albtek Energy, menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane deri në datë 16.12.2021, (dokumenti bashkëngjitur) më pas ky incenerator do të merret në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit. Pra, jemi më shumë se një vit para nga marrja në dorëzim e objektit. Në qershor të vitit 2021 (6 muaj para) Bashkia e Elbasanit do të nisë procedurat për marrjen në dorëzim të tij.

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane ka një kapacitet ditor të përpunimit të mbetjeve 120 tonë. Aktualisht Bashkia e Elbasanit depoziton jo më shumë se 80 tonë në ditë. Për këtë arsye, por edhe për të zgjidhur problemin e ndotjes në qark, bashki të tjera kanë nënshkruar kontratë dhe aktualisht depozitojnë mbetjet e tyre në këtë incenerator. Bashkia e Cerrikut, Bashkia e Belshit dhe Bashkia e Librazhdit tashmë depozitojnë mbetjet e tyre në inceneratorin e Elbasanit. Ky incenerator, fjala e fundit e teknologjisë është i pari në Shqipëri dhe Bashkia e Elbasanit vlerëson vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që ky investim shumë i madh dhe i domosdoshëm të vinte në Elbasan. Problemi i mbetjeve urbane ka qenë një gangrenë e këtij qyteti dhe më në fund prej 3 vitesh Elbasani merr frymë lirisht.

Bashkia e Elbasanit përmes Inspektoriatit të Mjedisit kryen inspektime të herë pas hershme në këtë incenerator për të parë mirëfunksionimin e tij. Bashkia e Elbasanit, por jemi të bindur që edhe kompania, janë të hapur për të gjithë skeptikët, por edhe për çdo qytetar që ka kuriozitet, të shkojnë të vizitojnë ambientet e këtij impianti, të shohim funksionimin e tij, por edhe emetimet në mjedis. Kujtojmë se edhe më mosbesuesit (në kohën që do të ndërtohej ky impiant) tashmë janë bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme dhe pa ndotje për mjedisin. Kompania ka një vetmonitorim 24 orë nga kompania prestigjoze Siemens, të dokumentuar për emetimet mjedisore, por gjithashtu kontrollohet nga institucionet përkatëse.

/e.rr

Next Post
Miratohet rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë, Denaj: E detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo subjekt

Miratohet rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë, Denaj: E detyrueshme për t'u zbatuar nga çdo subjekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

SHBA-të godasin objektivat raketore të Iranit, Teherani sulmon depo nafte në Oman

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In