• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miratohet rritja e pagës minimale në 300 mijë lekë, Denaj: E detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo subjekt

by Ardit Rada
16/10/2020 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë(të reja). Ajo u vendos në Këshillin Kombëtar të Punës në mbledhjen e sotme (16 tetor) nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në KKP vlerësoi, se Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar më tej kulturën e dialogut social.

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shëmbull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke thesuar,  se  legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social trepalesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës” – tha Denaj.

Rritja e pagës minimale ka qënë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e “Pagës së Denjë” për “Punë të Denjë”, duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që  “përgjegjësia sociale” e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %,  tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”.

Diskutimet  më pas u përqendruan në informimin  nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga Qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid – 19, informimin  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe  informim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për masat e marra për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e ri shkollor.

Ministrja Denaj  gjatë kësaj mbledhjeje i kushtoi vëmendje  zbatimit të legjislacionit  të punës,  veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit. Lidhur më këtë një prezantim të detajuar  për anëtarët e KKP-së, dha Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

/e.rr

Next Post
Totalitarizmi i induktuar i LBPD për listat e hapura: 0% ose 100%!

Lulzim e humbe shansin, nuk mësove të luash “shah” në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët kriminalë dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit!

November 11, 2026
Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In