• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Importet, rënie 1.4 përqind për 11-mujorin

by A R
29/12/2015 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtia e jashtme ka shfaqur dobësi këtë vit si nga ana e importeve dhe eksporteve. Në fund të 11 mujorit 2015 importet e mallrave shënuan një rënie vjetore me 1,4%.

Sipas të dhënave të INSTAT ndikimin më të madh në këtë rënie e kanë dhënë importet e mineraleve dhe energjisë elektrike të cilat ishin 33.6 për qind më të ulta se e njëjta periudhë e vitit 2014. Rritja e prodhimit vendas të energjisë ka ulur nevojën për importe të energjisë, duke u shndërruar në arsyen kryesore të uljes totale të importeve.

Rënie të fortë kanë shënuar edhe importet e materialeve të ndërtimit që pësuan tkurrje vjetore 4.1 për qind në janar-nëntor. Po në këtë masë kanë pësuar rënie edhe importet e drurit dhe të letrës.

Nga ana tjetër rritje e fortë është vënë re në importet e makinerive dhe pajisjeve me 12 për qind krahasuar me 11 –mujorin e 2014, si rezultat i zhvillimit te projekteve te gazsjellësit TAP dhe HEC-eve në lumin Devoll.

Gjithashtu rritje dyshifrore kanë pësuar edhe importet e lëkurës me rreth 12 për qind çka është një sinjal se industria e prodhimit të këpucës do të vijë në rritje.

Në muajin nëntor 2015 importet arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,7 % në krahasim me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,7 % në krahasim me tetor 2015.

Rritja vjetore e importeve prej 1,7 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje.

MONITOR

Next Post

Mustafa: E keni kot, s'ka zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In