Rreth 300 banorë në lagjen e ‘Keceve’ në Shijak kanë dalë në protestë, pasi janë kundër ndërtimit të një impianti për mbetjet spitalore dhe përpunimin e kafshëve të ngordhura.
Banorët shprehen se nuk janë njohur me vendimin për ndërtimin e këtij impianti që sipas tyre do të ndotë ambientin dhe do ndikojë në shëndetin e tyre dhe fëmijëve.
Banorët janë konfrontuar edhe me policinë, e cila nuk ka lejuar mediat që të filmojnë brenda ambienteve ku pritet të ndërtohet impianti.
Banorët e lagjes “Brigada e 10 sulmuese” janë përplasur edhe me përfaqësues të firmës private dhe Ministrisë së Mjedisit.











