• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çfarë i shkruante Manjanit babai i gjyqtares dhe përgjigja që mori…

by A R
06/09/2017 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë pasi Fadil Kasemi u dënua me 3 vjet burg në lidhje me ngjarjen e korrikut 2015, ku dhunoi dhe kërcënoi gjyqtaren Fildes Kasemi, babai i saj i ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë.

I moshuari Benjamin Hafizi, duke theksuar se nuk ka besim te ligji dhe se për letrën nuk ka dijeni njeri tjetër veç tij, i parashtron në tre faqe ministrit të atëhershëm të drejtësisë faktin se ish-dhëndri kishte tentuar dy herë t’i vriste vajzën.

Në letrën që mbante datën 11 maj 2016, 80-vjeçari ngrinte dyshime dhe akuza të rënda për mënyrën se si ishte hetuar dhe gjykuar episodi i dhunimit dhe kërcënimit të vajzës së tij në plazhin e Golemit nga ish-bashkëshorti, Kasemi. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë konfirmuan se Hafizi ka marrë përgjigje në lidhje me këtë letër, ku pas një verifikimi të rastit të urdhëruar nga ministri Ylli Manjani, ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje të procesit.

LETRA

Që në krye të letrës, një kopje e Së cilës u sigurua nga “Panorama”, Benjamin Hafizi theksonte se ngjarja e korrikut 2015 kishte qenë një tentativë vrasjeje. Ai i niste shpjegimet me presionin dhe terrorin psikologjik që vajza e tij, gjyqtarja e ndjerë, kishte përjetuar para dhe gjatë procesit të divorcit.

I moshuari përmendte telefonata, ndalesa të detyruara, si edhe kërcënime me fjalë të ashpra nga Fadil Kasemi, drejt së bijës gjatë kësaj periudhe.

Në një rast, 80-vjeçari përmendte se ish-dhëndri i kishte drejtuar armën vajzës, duke i thënë: “Në qoftë se të hënën nuk vjen në shtëpi, do të vras”. Mbas këtij kërcënimi, rrëfente Hafizi në letër, vajzën e kam gjetur në trotuar, të tmerruar, mbytur në lot. Mbas këtij momenti, jam paraqitur në komisariatin nr.4.

Vajza ka denoncuar krimin e rrezikut për jetën”. Në vijim, i moshuari radhiste argumentet, pse ngjarja duhet të ishte hetuar si tentativë vrasjeje. Sipas tij, ish-dhëndri ishte përgatitur psikologjikisht dhe shpirtërisht për të vrarë, i kishte dhunuar fizikisht të bijën, kishte një armë pa leje të mbushur me vete, si dhe kishte marrë një automjet me qira me targa të huaja.

“Më 17 korrik 2015, rreth orës 4-5 mbas darke, ka marrë djalin, kur arritën te çadra janë përleshur së bashku me djalin. E ka goditur në fytyrë dhe në trup dhe ka tentuar të nxjerrë armën për ta vrarë. Në përleshje e sipër, e ka hequr nga dora çantën ku mbante armën për ta vrarë. Kanë ndërhyrë qytetarë dhe e kanë izoluar”, parashtronte i moshuari episodin e ndodhur në Golem.

AKUZAT

Në vijim të letrës, Hafizi pretendon se procesi gjyqësor ndaj ish-dhëndrit të tij është zvarritur dhe se është i dyshimtë.

“Mbas 9 muajve të kësaj ngjarjeje, zhvillohet procesi gjyqësor i zvarritur, i heshtur, i dyshimtë, pa njoftimin e familjarëve dhe personit të dhunuar. Nuk dihet procesi hetimor, nuk dihet pretenca e prokurorit, nuk dihet vendimi i gjyqtarit. Nuk thirret të pyetet e dhunuara në proces, që të dëgjojë procesin e hetimit të ngjarjes. Nuk dihet kush është avokat mbrojtës dhe pse e ka vonuar çështjen kaq muaj”, thuhej në letër.

I moshuari kërkon anulimin e gjyqit dhe rigjykimin e çështjes nga një trupë tjetër gjykuese.

“Për të gjitha këto anomali dhe vonesa, unë kërkoj anulimin e këtij gjyqi fals dhe gjykimin nga një trup tjetër gjykues, i cili do të vërtetojë të gjitha këto veprime një nga një dhe jo në kompleks”.

Sipas tij, për të gjithë këto akuza të vërtetuara, “vendimi” gjyqësor është i dyshimtë dhe i pabesueshëm. Sipas meje, kjo ngjarje nga shumë e vërtetë, ka kaluar në një thënie ‘ka pas qenë njëherë’. Në përfundim, ai këmbëngul në faktin se në gjykimin në fjalë nuk është dënuar përgatitja morale e mendore e autorit të ngjarjes dhe as qëllimi i tij.

“Këtu nuk është dënuar përgatitja morale dhe mendore, as qëllimi, por thjesht si diçka demode. Unë, i nënshkruara Benjamin Hafizi, deklaroj se këtë kërkesë e kam bërë personalisht duke mos pasur besim te ligji, pa lejen dhe dijeninë e vajzës dhe të askujt”, përfundonte letrën Hafizi./panorama/a.m.

Next Post
Incident në ujrat e Gjibraltarit, marina britanike përzë anijen spanjolle

Incident në ujrat e Gjibraltarit, marina britanike përzë anijen spanjolle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com