• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po dorëzohen amerikanët për drejtësinë?

by Ilva Tare
03/03/2016 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/

Për ata që e lexuan me vëmendje deklaratën zyrtare të sekretarit të shtetit Kerry në 14 shkurt në Tiranë, ishte i pashmangshëm një interpretim i distancimit të SHBA nga reforma në drejtësi. Pavarësisht mbështetjes së ofruar edhe në emër të Presidentit Obama, sekretari amerikan theksoi se “në fund të fundit i takon shqiptarëve të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre me efektivitet”.

Ky qëndrim i zyrtarit të lartë amerikan mund të shihet në këndvështrime të ndryshme, që lidhen me respektin për sovranitetin e vendit tonë, tek distanca e nevojshme për të mos bashkëpaguar faturën e mundshme të dështimit dhe një mundësi e tretë është besimi te elita politike për ta mbajtur fjalën e dhënë në favor të reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë. Personalisht mendoj se më shumë gjasa ka që alternativa e dytë, ajo e mosmbajtjes së përgjegjësisë në rast dështimi është më e mundshmja.

Prej 14 shkurtit e deri tani me mbërritjen e draft opinionit të Komisionit të Venecias për draftin e komisionit të posacëm parlamentar, shumë zhvillime duket se po e cojnë fatin e reformës në një udhëkryq të rrezikshëm. Leximet e ndryshme të partive politike të rekomandimeve të Venecias dhe insistimi i opinionit për dialog mes palëve mund të jetë dhe vija fundore e një procesi që u zhvillua me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe ekspertizën e tyre pikërisht për shkak të mosbesimit dhe mungesës së komunikimit mes aktorëve politikë.

Takimet e shpeshta të Ambasadorit amerikan me krerët e politikës janë mbajtur larg transparëncës publike duke e ruajtuar të fshehtë brendinë e bisedimeve, por insifikimi I tyre përkon me diferencimin e qëndrimeve të tri partive kryesore që po negociojnë, PS-PD-LSI. Edhe fjala përbashkuese e të tre aktorëve, konsensus, më shumë i ngjan një alibie për të shpjeguar filozofitë e ndryshme për strukturat e reja që do të ngrihen si pjesë e reformës së drejtësisë se sa një vullneti të palëkundur për të mbaruar punën e nisur.

Reforma është kthyer në pikën zero, prej së cilës pati përpjekje dy vjecare për të mos e kthyer në kusht, pikërisht dialogut mes palëve, jo sepse është i padëshirueshëm, por është thjesht i pamundur për shkak të axhendave respektive të partive dhe palëve të përfshira. Edhe komunikimet publike të politikanëve të lartë të vendit janë dëshmi e futjes së procesit në rrugën e një pikë delikate atë të nisjes së një tryeze politike, prej së cilës do të duhet të dalë një produkt i gjithëpranuar. E shkuara modeste në këto 25 vite e klasës politike është dëshmitare e cilësisë së kompromentuar të marrëveshjeve të tilla edhe në ato pak raste kur kanë arritur të realizohen.

Me sa duket ka qenë kjo arsyeja e përshkallëzimit të aksionit kundër korrupsionit nga ambasada amerikane, e cila përmes kanaleve të komunikimit që ka zgjedhur t’u flasë shqiptarëve deklaroi anulimin dhe refuzimin e vizave për gjyqtarë dhe zyrtarë të korruptuar. A ishte një hap i tillë i detyruar për palën amerikane, që mund të jetë gjendur përpara opsionit të mosbërjes së reformës në drejtësi, në kohën dhe mënyrën e dëshiruar prej tyre? A është ky fillimi i një strategjie të re amerikane me publikime, për ta detyruar politikën shqiptare ta cojë në fund procesin që do të sigurojë ndëshkueshmërinë për zyrtarët e lartë në vend? Apo është vetëm fillimi i dorëzimit për t’i lënë shqiptarët, sic tha sekretari Kerry në fatin dhe vullnetin e tyre për të kërkuar një shtet ligjor të barabartë për të gjithë?

Next Post

Rama: Raporti i DASH më pozitivi në këto 25 vite, inkurajim për të vijuar në këtë drejtim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In