• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në drejtësi, amnisti apo prerje kokash për krerët e politikës?!

by
23/10/2015 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare/ 

Reforma në drejtësi duket se ka arritur në pikën ku krerët e lartë të politikës, të cilët do të duhet ta votojnë, u duhet të arrijnë një marrëveshje të re nga ajo që ka qenë në fuqi gjatë 25 viteve të fundit. Siç është kuptuar qartë në këto dy dekada, një marrëveshje e heshtur ka ekzistuar mes palëve për të bërë politikë me akuza për vjedhje dhe abuzime, në mënyrë që drejtësia ta kishte të pamundur aktivizimin e saj. Për rrjedhojë, ne kemi sot një klasë politike me përfaqësues të lartë të ndotur me akuza për korrupsion, por që për shkak të një mirëkuptimi shumëpalësh, asnjë prej tyre nuk është dënuar e ndëshkuar.

Reforma e re, e cila është një kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, kërkon njëkohësisht edhe fillimin e një epoke të re të liderve të vjetër, për të amnistuar vendimmarrjen e dalë jashtë kornizave ligjore. Gjyqtarët e emëruar prej politikës ua kanë shpërblyer me mosveprim ndaj dosjeve të korrupsionit, duke u mundësuar pastrimin e politikanëve dhe pasurimin e xhepave të tyre, duke bërë tregëti me të drejtën për barazi dhe shtet ligjor.

Shifrat e nxjerra në publik nga kreu i Komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, për afro 35% të gjyqtarëve me pasuri që varion nga 300 mijë deri në 1-2 milionë euro, që është e pamundur të justifikohet me pagat jo më shumë se 600-700 euro të gjyqtarëve, paralajmërojnë tronditjen që do të pësojë sistemi dhe të korruptuarit e tij në momentin e fillimit të zbatimit të reformës. Sipas kësaj përllogaritje, pothuaj një ushtri me gjyqtarë të pasur dhe me influencë politike dhe financiare do të viheshin në dispozicion të hakmarrjes së mundshme që rrezikon seriozisht të ndikojë në stabilitetin e institucioneve në vend.

Të vetëdijshëm për pasojat, por edhe për vështirësitë për zbatimin e drejtësisë pas reformimit, partnerët ndërkombëtarë duket se janë të gatshëm të bëhen dëshmitarë të një marrëveshjeje të re, që amniston majat e politikës dhe zgjatimet e tyre në sistemin e drejtësisë. Nuk është e qartë se cilët emra dhe çfarë krimesh do të amnistohen konkretisht dhe deri ku do të shtrihet efekti i reformës së re. Nuk dihet nëse reforma do të ketë efekte prapavepruese dhe hapje dosjesh të pahetuara ndershmërisht dhe profesionalisht. Por është e qartë që status-quo-ja e deritanishme e atyre katër-pesë emra politikanësh që kanë drejtuar shtetin dhe që akuzohen nga mëngjesi deri në darkë, do të duhet të prishet ose të rishkruhet.

Pavarësisht se çfarë marrëveshje do të arrihet dhe me sponsorizmin e kujt do të mundësohet, nevoja për drejtësi në Shqipëri është akute. Një fillim i ri në një pikë zero mund të jetë një fillim i paragjykueshëm dhe ndoshta jo më i miri i mundshëm për vendin. Por është shumë më i mirë se sesa një vazhdim i zhytjes në llumin e korrupsionit dhe abuzivizmit, për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë. Drejtësia duhet të jetë një normë që zë rrënjë edhe në këtë vend të Ballkanit, ku për vite më radhë është mbjellë gjithfarë paligjshmërie, falë mirëkuptimit të heshtur mes palëve që kanë ndërruar pushtetin me rotacion matematik, duke amnistuar paraardhësit dhe duke mirëkuptuar pasardhësit.

Next Post

Zbardhen detaje të reja për vrasësin në Suedi: Ishte racist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni turistik, Policia vendos kufizime për qarkullimin deri në 15 shtator

Sezoni turistik, Policia vendos kufizime për qarkullimin deri në 15 shtator

June 17, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

June 17, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

Ndryshime në Kodin Penal, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen e interesave financiare dhe luftën kundër krimit të organizuar

June 17, 2026
Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

June 17, 2026
G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

June 17, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

“Kam mbyllur tetë luftëra”, Trump zotohet: Do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

June 17, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama: Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike, po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen

June 17, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë…

June 17, 2026
Inflacioni ne korrik 2.5%, shërbimet arsimore dhe ushqimet me rritjen më të lartë

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

June 17, 2026
Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In