• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilva Tare / Diplomate të veshura me Zara

by A R
26/05/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ilva Tare*

Ka një paradoks që është bërë edhe më i thellë në vitet e fundit midis nivelit të varfërisë dhe luksit që shfaqet në Tiranën e Bllokut dhe përtej. Edhe në takimet rajonale që organizohen në Bruksel me vendet kandidate për në Bashkimin Europian bie në sy diferenca e të paraqiturit të shqiptarëve me serbët apo maqedonasit. Dhe nuk është vetëm çështje shijesh, por edhe shtrenjtësie dhe shpenzimi për pamjen e jashtme, që vende të ndryshme e rendisin në kategori të ndryshme për nga rëndësia.

Ka disa këndvështrime që e bëjnë debatin mbi këtë paradoks të vështirë, por edhe të rëndësishëm për të shërbyer si element dallues mbi përqendrimin e energjive të një shoqërie krahasuar me një tjetër. Së pari, duhet thënë se dëshira për t’u veshur shtrenjtë është universale. Janë mundësitë ato që realizojnë kategorizimin e njerëzve dhe paraqitjen e tyre publike. Sigurisht që ka edhe individë të pasur që e gjejnë kënaqësinë te thjeshtësia dhe veshtjet e lira por janë më shumë përjashtime dhe kryesisht në vende shumë më të zhvilluar se Ballkani.

Së dyti, në vendet e zhvilluara ruhet edhe një raport i drejtë midis shtresës ku bën pjesë dhe investimin që i kushton dukjes. Nuk besoj se ndokush keqkuptohet dhe mendon se njerëzit që kanë dëshirë të shpenzojnë për mënyrën e tyre të prezantimit në jetën e përditshme paragjykohen nga këto konstatime. Përkundrazi, mendoj se një nga vlerat që kanë vendet ballkanike është ambicja dhe një dëshirë e zjarrtë për të ngjitur majat e suksesit, sa më shpejt, me cdo kusht, pavarësisht pengesave. i vetmi problem është që duhet punuar më shumë për një ekuilibrim të ambicjes dhe përkushtimit me ndershmëri dhe në përputhje me ligjet e shtetit tënd për arritjen e mirëqenies individuale.

Së treti, është edhe një element i shoqërive që zhvilluara ku ne shqiptarët nuk bëjmë ende pjesë, që lidhet me ngopjen dhe kthimin tek thjeshtësia si një tipar i të ndjerit mirë me veten, pavarësisht se sa e shtrenjtë është veshja e radhës. Bie në sy shpesh në aktivitetet ku marrin pjesë politikanëë, shoqëria civile dhe media që diplomatët e BE apo të vendeve të tjera shumë të zhvilluara se Shqipëria janë të veshur thjesht dhe me marka modeste. Ka dhe nga ata Europianë që gjykohen në mënyrë cinike nga shqiptarët për modestinë e treguar, që jo rrallë herë merret si naivitet dhe paaftësi për t’u shfaqur si milionerë.

Kam parë të paktën dy zonja ambasadore të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe bashkëshorte të ambasadorëve të rendësishëm në Tiranë, që duken shumë bukur me fustane Zara. Nuk e besoj se mundësitë e tyre financiare janë pengesë për t’u veshur edhe më shtrenjtë apo për të qenë në të njëjtin nivel prezantimi me gratë shqiptare me të cilat zhvillojnë takimet e punës. Dallimi qëndron në zgjedhjet personale që duhen respektuar si të tilla dhe në filozofinë për të respektuar mundin dhe punën e përditshme.

Atyre që nuk u duket i tepruar luksi në rrugë me gropa dhe ambjent mbizotërues me varfëri, ka gjasa të mos jenë munduar shumë për mirëqenien e tyre dhe të kenë raport tjetër me shtetin dhe detyrimet ndaj tij. Kjo është diferenca e një vendi që përfaqësohet edhe nga një shtresë e caktuar që nuk dëshiron të sakrifikojë shumë për Bashkimin Europian, sepse është e vetëdijshme se BE do të thotë rregulla, ligje dhe transparencë. Prandaj, ka deputetë në Kuvendin e Shqipërisë që nuk kanë ndonjë nxitim të kapin standardin e zonjave të BE me fustane Zara, pasi ndjehen shumë rehat në vilat e tyre dhe stilin e jetesës së denjë për lagjen e aktorëve të Hollywood-it në Los Angeles.

*Posaçërisht për JAVANEWS

Next Post

Nuk lejohet duhani, por ja pse avionët kanë ende taketuke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

February 3, 2026
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope

February 3, 2026
Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In