• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILVA TARE/ Alfred Peza, habia e stisur dhe hetuesit e rrjeteve sociale

by A R
21/01/2017 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një valë e zellshme debatesh , reagimesh dhe qëndrimesh kryesisht në sferën virtuale në pronësi të Mark Zuckenberg-ut ka shpërthyer pas lajmit të pasurisë së deputetit Peza. Duke e mirëkuptuar sasinë e hipokrizisë të gjithkujt, që sillet sikur politikanët e pasur nuk janë jetuar kurrë në Shqipëri, është e vështirë të justifikohen kryqëzatat virtuale sidomos nga disa individë që janë të investuar për t’i shërbyer ndonjë politikani a grupimi të vecantë. Persona të tillë qartësisht me emër apo anonimë, kanë axhendë dhe funksionojnë si mercenarë dhe janë të udhëzuar për çdo koment.

Pavarësisht se cfarë mendojnë sponsorizuesit e statuseve apo lajmeve që u “zbuluan” befas dhe në mënyrë rastësore, edhe qytetari më i painformuar nuk ka nevojë të dijë funksionin dhe deklarimin në ILDKPI për të kuptuar se vënia e lupës vetëm ndaj një individi është e orkestruar dhe fsheh qëllimin e vërtëtë të bujës së radhës. Nuk është e thënë të kesh diplomë ekonomiku apo jurisprudence për të analizuar pasurinë dhe stilin e jetesesës së politikanëve, deputetëve, drejtuesve të institucioneve të varura dhe të pavarura.

Se sa të pasur janë politikanët në Shqipëri, e dinë të gjithë shqiptarët që bëjnë pazar te tregu i lagjes, që blejnë brokoli me katër mijë lekë të vjetra, që nuk dinë të të thonë ndonjë emër restoranti të shtrenjtë në Tiranë dhe nuk blejnë veshje firmato. Shqiptarët e thjeshtë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë cdo javë nga Rinasi, që nuk kanë në pronësi pallate dhe vila dhe që nuk i cojnë dot fëmijët tek gjyshërit në ndonjë qytet afër Tiranës, jo më në destinacionet më të shtrenjta të globit, duket se i janë dorëzuar fatit për të mbetur të tillë teksa të zgjedhurit e tyre shtojnë zerot marramendëse.

Sikundër nuk ka nevojë të ketë informacion të kualifikuar mbi numrin e portaleve apo faqeve të caktuara që ndihmohen financiarisht për t’u “nxjerrë bojën” rivalëve dhe armiqve të momentit dhe për t’i mbrojtur ata vetë me gjoja satirë të hollë. Sepse në realitet as politikanët nuk kanë frikë të fshihen përpara qytetarëve të tyre, përkundrazi e shfaqin me krenari pasurinë dhe as vetë populli nuk u ka rënë në qafë duke i demaskuar apo anatemuar për luksin që u paraqitet në formë parade për cdo ditë, në forma të ndryshme, që nga automjetet luksoze me të cilat lëvizin apo dhe te selitë e reja partiake me shumë kate që nuk dihet kush i paguan.

Madje, shqiptarët janë aq të urtë sa nuk ndjehen as kur mbyllen shkollat për fëmijët e tyre, ndërkohë që fëmijët e subjekteve të deklarimit të pasurisë vazhdojnë mësimet në kryeqytetet e Europës apo kontinenteve të tjera. Nuk bëzajnë as kur në spitale nuk marrin shërbim dhe u duhet të heqin bukën e gojës për të paguar ilacet, ndërsa pjesa më e madhe e politikanëve kurohen jashtë shtetit. Por sërish nuk rebelohen dhe as kanë mundësi të provokojnë opinionin publik për ngritje në revoltë. Pafuqia e institucioneve të pavarura të shtetit për të vepruar si të tilla ndaj pushtetarëve më të lartë është fytyra e pafuqisë së qytetarëve, për ta përdorur të drejtën dhe votën e tyre për të mos lejuar vazhdimin e talljes. Por nuk ka pse të jetë gjithmonë kështu. Një ditë, hetuesve të Facebook-ut dhe të habiturve të stisur do t’u duhet të shohin edhe sponsorizuesit e tyre përpara llogaridhënies. /JavaNews

Next Post
Daçiç godet Gruevskin: Na ofendoni kur e quani Kosovën Republikë

Daçiç godet Gruevskin: Na ofendoni kur e quani Kosovën Republikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In