• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iluzionet e Berishës, sulmoi Erdoganin 48 orë më parë, sot gjen ‘strehë’ në sirtarët e ministrave të tij në betejen me SHBA

by Ylli Pata
20/01/2022 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se komike, 48 orë pasi Erdogan vizitoi Tiranën. Ndërsa Sali Berisha doli me shpatë së bashku me Ilir Metën për tu krahasuar me Skënderbeun, tani ata po fshihen pas ministrave të Erdoganit për tu mbrojtur nga SHBA.

Është media e Berishës, që duket se ka zbuluar Amerikën, ku sipas tyre kjo e fundit paska anuluar sanksione ndaj dy ministrave të Erdoganit dy vite më pare dhe e krahasojnë me ‘Non Grata’-n.

Kjo aleancë e çuditshme e Berishës me Erdoganin, edhe pse Presidenti turk s’ja vari as Berishës e as Metës, duket se synon të kapet në përplasjet e Presidentit turk me administratën amerikane për çështje që dy vendet kanë me njëri-tjetrin. Por që po t’i analizosh si Berisha ashtu edhe Meta, thjesht që zhyten më thellë.

Intervista e mbrëmshme e ambasadores Yuri Kim, për gazetaren Erla Mëhilli, e cila ka qenë edhe zëdhënëse e Sali Berishës, ka tronditur qarqet e medias pranë Berishës.

Aq shumë i ka tronditur kjo intervistë e qartë dhe e prerë, sa media e familjes së Berishës, thotë se Yuri Kim ja fut kot, që Non Grata nuk rishikohet, pasi në fakt edhe mund të rishikohet.

Domethënë, një zyrtare e SHBA mund të gabojë, kurse një media periferike që shpreh dëshirat e të ndëshkuarit nga Uashingtoni mund të ketë të drejtë.

Po çfarë ka thënë ambasadorja e media e Berishës. Ambasadorja Yuri Kim, ka dhënë një panoramë të plotë të aspektit ligjor sipas nenit 7031 për korrupsion të rëndësishëm, që është ushtruar për 200 zyrtarë të lartë në të gjithë botën. Ambasadorja ka cituar thjesht faktin se deri tani ka pasur zero rishikime, pra nuk bëhet fjalë për rikthim. Ç’ka e kanë bërë të ditur shumë zyrtarë e media, në të gjithë vendet ku është aplikuar ky sanksion.

Por Syri.net, thotë që Yuri Kim s’thotë të vërtetën, pasi ka raste kur SHBA kanë rishikuar vendimet e saj. E, në këtë rast i referohet një zhvillimi krejt të ndryshëm në rastin e Berishës.

Media pranë Berishës, thotë se qeveria amerikane ka ndryshuar apo rikthyer pezullimet ndaj dy ministrive të qeverisë turke, të cilave ju kishte bllokuar asetet në vitin 2019.

Media e Sali Berishës, ka sjellë si argument, disa raste kur Departamenti i Thesarit në SHBA, ka hequr sanksionet ndaj disa ministrive të qeverisë Turke, kur këta të fundit u akuzonin si financuese të luftës në Siri.

Bëhet fjalë për operacione konkrete financiare; që do të thotë në momentin kur dy ministri të qeverisë turke: ajo e Mbrojtjes dhe e Energjisë, në momentin që kanë financuar operacione në Siri u janë vënë sanksione. E kur këto dy dikastere  e kanë braktisur këtë veprimtari, atëherë sanksioni, pra bllokimi i aseteve bankare nga Departamenti i Thesarit, është pezulluar.

Jemi pra në një rast ekstrem e shumë specifik, që realisht nuk ndodh rëndom, ku qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia.  E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.

Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës ‘Non Gratën’ për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.

Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit. Siç e deklaroi në mënyrë të qatë ambasadorja Yuri Kim, e siç e kemi bërë disa herë të ditur në shkrimet mbi këtë temë.

Megjithatë ngjan komike e gjithë kjo situatë, kur një ditë më parë Berisha doli si “Skënderbeu” i ditëve tona që i zhvesh shpatën “sulltanit” modern, e sot kërkon të gjejë strehë në sirtarët e vezirëve të tij…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

November 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

November 24, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

November 24, 2026
Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

November 24, 2026
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In