• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ilir Meta spiun që student’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Dumani prokuror i pastër

by Java News
19/04/2024 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë kryefjalë e aktualitetit në vendin tonë për shkak të retorikës së tij të pazakontë e të ashpër drejtuar SPAK-ut dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Sot, Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të PL-së. Në lidhje me këtë zhvillimin por për veprimtarinë në tërësi të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv,  për të diskutuar ishte Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD-së.

Fillimisht Haklaj komentoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukrim pasi “ngeci” në filtrin e pastërtisë së vetingut, për shkak se nuk arrinte të justifikonte pasurinë.

Haklaj tha se Zhukri përbënte rrezik për sigurinë kombëtare pasi nën petkun e magjistratit tentoi të marrë peng PD-në, duke i dhënë vulën dhe logon e saj Rithemelimit.

“Ata përdorën një kamikaz të plepave, zotin Agron Zhukri për t’i dhënë logon dhe vulën e Partisë Demokratike zotit Sali Berisha. Gjithçka po qartësohet dhe kristalizohet, Tashmë moralisht vendimi ka rënë sepse është një njeri që nuk i justifikon pasurinë dhe do të thotë një njeri i korruptuar dhe SHBA-të këtë shqetësimin kanë, korrupsionin, Korrupsioni është rrezik i sigurisë kombëtare. Pra një njeri i korruptuar si Zhukri ka cënuar sigurinë kombëtare sepse me vendimin e tij janë përpjekur për të rrëmbyer opozitën shqiptare, Partinë Demokratike”,-tha Haklaj.

Duke e quajtur si spiun të diktaturës enveriste, anëtari i Kryesisë së PD-së deklaroi se Meta parandjen se edhe ai do të “ngecë” në rrjetën e hetimeve të SPAK.

“Meta e ndjen se çfarë do t’i ndodhë. Meta është një mi inkubatorësh të diktaturës apo shërbimit të sigurimit të shtetit sepse Meta është një spiun qysh në Qytet Studenti, është një spiun 50-lekësh. Madje u tall dhe televizioni i Sali Berishës me zotin Meta mbrëmë”,-tha Haklaj.

“Është aleancë e hallexhinjve: Meta, Berisha, madje dhe Rama në prapaskenë i mbështet sepse Ramës i intereson që këta të godasin SPAK-un”,-theksoi ai.

Ndër të tjera, Haklaj foli me superlativa për kreun e SPAK-ut, duke e cilësuar si një magjistrat profesionist dhe të ndershëm.

“Ka qenë prokuror në Tropojë në momente dhe ka treguar përgjegjshmëri të lartë qytetare, profesionalizëm, guxim, kurajo dhe ndershmëri të jashtëzakonshme”,-deklaroi ai.

“Absolutisht është një prokuror i pastër”,-nënvizoi Haklaj.

Sipas Haklajt, pavarësisht hipokrizisë që shfaq në daljet e tij publike, Meta është mik i Charles Mcgonigal.

“Ilir Meta ka patur mik Mark Rusinin, parardhësin e Charles Mcgonigal-it, ka patur mik Charles Mcgonigal-in, madje kanë udhëtuar dhe në Amerikë bashkë me zonjën Kryemadhi dhe kur u kthyen nga Amerika thanë që kemi vizituar familjen e Rrokfelerëve, të cilën ua ka mundësuar Charles Mcgonigal. Morën dhe vizën 10-vjeçare, tani atë vizë e kanë të revokuar nga SHBA. Ai gjeti një alibi për të goditur SPAK-un dhe po më godasin pjesa e korruptuar e SHBA dhe nëse goditet nga Dumani të thojë që për shkak se e sulmova, më goditi ai mua”,-u shpreh Haklaj./m.j

Next Post
‘O paskemi mysafire’/ Meta bën fakt përjashtimin, përqafon Elona Gurin e shtrëngon duart me gruan. Kryemadhi: Unë jam e shtëpisë këtu

VIDEO/ ‘Ja më në fund pas një muaji e gjysëm…’, fjalët përshëndetëse të hyrjes së Metës në mbledhjen e KDK!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Monstra e cepanit mbane ere muti,korrupsioni e krimi,kote nuke ja kane vene emrin monstra e cepanit,ama Z Dumani i hane mune,qeni qe lehe nuk te ha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Qytetet tona nuk janë më në dorë të qytetarëve… Dy ngjarje, pak cinizëm dhe disa konkluzione

August 4, 2026
Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

Pse zjarret fiken me lopata e mjete rrethanore? Haki Çako jep parashikimin e pazakontë për zjarret në gusht

August 4, 2026
Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

Pas disa orësh kërkimesh nga toka dhe ajri, shpëtohen turistët gjermanë që humbën në malin e Çikës

August 4, 2026
Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

Djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer, detaje nga ngjarja makabre në Greqi

August 4, 2026
Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Drejtësia e re instalon censurën ndaj mediave! Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

August 4, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com