• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta nuk na “turpëron” si President, por si banditi që do të prishë zgjedhjet

by Mero Baze
13/04/2021 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë zëra të arsyeshëm që akuzojnë Ilir Metën se po tenton të prishë zgjedhjet në Vlorë, duke shkelur statusin juridik të presidentit dhe duke u përfshirë në fushatë elektorale.

Nuk ka njeri dyshim, se çdo president tjetër që mund të kishte bërë 1/100 e kësaj që po bën Ilir Meta, do të ishte vendosur me shpatulla për muri.

Ilir Metën nuk është se po e lejon dikush ta bëjë këtë, por ai po bën një krim të përsëritur. Ai e ka shkelur statusin e presidentit tre vite më parë, qyshkurse filloi të përdorë zyrën e presidentit, si seli të partisë së tij, kur nuk dekretonte ministrat që nuk i donte, kur anulonte dekretet e tij për zgjedhje dhe kur futi Shqipërinë në darën e luftës civile, me shpresë se do t’ia dilte ta rrëzonte pushtetin me molotovë dhe të shpëtonte nga reforma në drejtësi.

Pra ai ka bërë gjëra shumë më të rënda se sa marrja pjesë në fushatë elektorale në terren.

Ai ka tre vjet që është në fushatë në zyrë, duke përdorur vulën, dekretet, dekoratat, biles dhe shtrembërimin e Kushtetutës për qëllime politike.

Por sot Ilir Meta po bën një gjë më të rëndë se sa shkelja e statusit të presidentit. Ilir Meta po tenton të prishë zgjedhjet si bandit.

Ai është vendosur në Vlorë, jo se ka “tradhtuar” Luan Rama dhe ai do të shpëtojë LSI-në. Ai është vendosur aty, pasi shpreson të prodhojë incidente dhe të përdorë elementë kriminal në zonën ku kandidon kryeministri, për të justifikuar mos njohjen e zgjedhjeve.

Ky është dhe krimi më i rëndë që ai po bën në këtë fushatë elektorale. Ai është i vetmi personazh me pushtet, i cili është angazhuar hapur për prishjen e zgjedhjeve, dhe mburret me këtë.

Njeriu i parë që policia ka kapur në përpjekje për të blerë vota në këto zgjedhje, është një zyrtar i LSI-së në Pukë. Me 5 milion 600 mijë lekë me vete për 28 emra që kishte në listë, ai u kap duke çuar lekët tek shitësit e votave.

Ky është identiteti real i partisë së Ilir Metës. Pas kësaj, Ilir Meta u zhvendos në Vlorë të ngrejë struktura kriminale, me qëllim njollosjen e zgjedhjeve, pasi mendon se e ka më lehtë të prodhojë konflikt aty ku kandidon kryeministri.

Pra profili më i rrezikshëm i Ilir Metës nuk është si përdhosës i postit të presidentit. Kjo është një fatkeqësi e parrezikshme, me të cilën u mësuam.

Profili më i rrezikshëm i tij, është përdorja e imunitetit të presidentit për t’u kthyer në kryebanditin e zgjedhjeve më 25 prill.

Është fiks identikiti i njeriut që duhet të ndëshkohet më 25 prill dhe më pas, si prishës i zgjedhjeve. Dhe ka për t’u përballur me këtë akuzë jo vetëm nga shqiptarët.

Next Post
Prokurorja “e hekurt” përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

E quajti ‘ikonë të krimit’/ KLP nesër vendos për ‘ndëshkimin’ e Bashës pas sulmit ndaj prokurores Imeraj

Comments 1

  1. Baca says:
    6 years ago

    Si gjithnje, brilant!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In