• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E quajti ‘ikonë të krimit’/ KLP nesër vendos për ‘ndëshkimin’ e Bashës pas sulmit ndaj prokurores Imeraj

by Java News
13/04/2021 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të rënda të Bashës, Elisabeta Imeraj vë në lëvizje Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të mbajtur qëndrim ndaj kreut të PD. Këshilli mblidhet nesër për përplasjen e pazakontë, si shpërthyen akuzat 

Lulzim Basha dhe Elizabeta Imeraj

 

Përplasja në distancë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me kryeprokuroren e Tiranës Elisabeta Imeraj, të cilët shkëmbyen akuza të rënda, me nxitës Bashën, do të bëhet pjesë e axhendës së diskutimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që konsiderohet edhe si qeveria e sistemit të prokurorisë në Shqipëri. Imeraj ka depozituar një kërkesë në KLP, ku i kërkon Këshillit që të mbajë një qëndrim publik ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili e konsideroi prokuroren ikonë të krimit, një akuzë kjo befasuese dhe tepër e rëndë. Pas protokollimit të kërkesës, KLP do të mblidhet nesër për të diskutuar mbi këtë çështje. Pas diskutimeve, KLP mund të dalë me një deklaratë, për të dënuar sulmet e Bashës ndaj zonjës Imeraj, e cila sapo ka kaluar shkallën e parë të Vetingut.

Por, ekziston edhe mundësia që KLP të mos shprehet. Zakonisht, në rastet e sulmeve verbale, mesazheve kërcënuese apo sulmeve fizike ndaj prokurorëve, KLP është pozicionuar në mbrojtje të tyre. Po çfarë ndodhi mes prokurores Elisabeta Imeraj dhe Lulzim Bashës? Katër ditë më parë, nga një studio televizive, Basha artikuloi akuza të rënda ndaj zonjë Imeraj. “Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte këtë. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit”, tha Basha në Real Story.

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë edhe reagimi i kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila i dha një mesazh Bashës, teksa tha se kriminelët nuk mund t’i bënin presion, se kreu i opozitës ishte ikonë e shpëtimit nga veprimi i drejtësisë me procedurë dhe se kishte dosje në prokurorinë që ajo drejton. “Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë. Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli”, tha ndër të tjera Imeraj.

Gjatë procesit të Vetingut, nuk pati asnjë gjetje serioze për të kompromentuar figurën e zonjës Imeraj. Por ra në sy qëndrimi i ashpër i vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs. Si asnjëherë më parë, përplasjet mes Theo Jacobs dhe Imerajt zgjatën rreth 5 orë, shoqëruar me akuza, kundërpërgjigje dhe ironi. Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për përgjime të paligjshme, shantazhim të anëtarëve të KPK-së, përpjekje të organizuar për ndikim të paligjshëm në proces dhe se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij. Hans Kijlstra tashmë është larguar nga ONM.

Elisabeta Imeraj i kundërshtoi ashpër të gjitha këto pretendime të Theo Jacobs. Ndërkaq, trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, me votë unanime, në datë 1 prill 2021, konfirmuan në detyrë zonjën Imeraj. Pesë ditë para konfirmimit në detyrë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë e emëroi Elisabeta Imerajt kryeprokurore të Tiranës, pasi deri atëherë ishte e komanduar. Elisabeta Imerajt ka punuar për 13 vite në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka pasur në dorë dosje të rënda të korrupsionit dhe krimit. Në gusht 2018 ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Next Post
Zgjedhjet/ Këngëtari i njohur Doda krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës

Zgjedhjet/ Këngëtari i njohur Doda krah Manastirliut: Në zemër të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

August 27, 2026
Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

Shpërthen përsëri zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

August 27, 2026
DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com