• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta i është ‘qepur’ poezisë, paralajmërimi me Skënderbeun: Ju jap fjalën se shumë shpejt, do ndryshoj….

by Java News
27/01/2022 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta, “patrioti” i madh paralajmëron se do bëjë ndryshim në librat shqiptarë.

Meta premton se poema e njërit prej poetëve më të mëdhenj amerikanë, Henry Wadsworth Longfellow, për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend, si njëherë dhe një kohë.

Postimi i Metes

Ju jap fjalën se shumë shpejt, kjo poemë e njërit prej poetëve më të mëdhenj amerikanë, Henry Wadsworth Longfellow, për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të jetë e detyrueshme për çdo fëmijë në këtë vend, si njëherë dhe një kohë.

Skënderbeu, siç ka thënë Noli i madh, do të mbetet përgjithmonë shqiptari më i gjallë ndër të gjallët!

SKËNDERBEU

Lëfton luftën dhe fiton

Mbreti Ladisllav gjëmon,

Djek si Ferr, si vdekje pret

Ditën e Rushajevet,

Dhe nga fush’ e kuqe gjak

Ikën, rent përpara tij

E Muratit ushtëri

Që shpëtoj e s’ra në lak.

Kur u-ngrys e kur u-err,

Skënderbeu, nder, lavdi

I asqerit Osmanlli

Tok me Turqit krismën merr,

Si lëfton e si humbet

Ditën e Rushajevet.

Mbet e vdekur prapa tij

E Muratit ushtëri,

Kryerojtja udhën hap,

Praparojtja rent me vrap,

Dhe armiku gjakësor

Si me drapër grin e kor.

Po kujdes ay s’të ka

As për Bej as për Pasha,

Edhe natën tek’ po shkon

Yjt’ e fatit po shikon

Që i ndritnin n’udhëtim;

Edhe kalit tij i ra,

Nënëqeshi edhe tha:

“Është koha për gëzim”.

Mez’ i natës kur afroj,

Ikja e rreptë kur pushoj,

Një Qatip na vjen i Mbretit

Me myhyrin e Dovletit

Edhe tha me zëmërim:

“Njoll’ e parë t’u-vu sot

N’emër, o Gjergj Kastriot!

Pse kështu? Oh, mjerë ne!

Ushtërinë pse e le

Therrur fushës për vajtim?”

U-përgjeq Skënderi, e tha:

“Dergjen mbytur nëpër gjak.

Thembr’ e kalit i ka prak,

Po kështu e shkruar qe

Nga i Madhi Zot atje

Q’urdhëron çdo ushtëri.

Dhe ku kemi ne fuqi

Kur ngre dorën kundër nesh

Dhe na grryen si rrebesh?

“Lidheni, tha, me litar

Shkronjësin me kallamar!”

Dhe Qatipi tha: “Po ç’faj

Paskam bërë që Pashaj

M’a bën mua këtë gjë?”

U-përgjeq Skënderi e tha:

“Faj s’ke bërë asnonjë,

Po që të mos na shpëtosh,

Dhe të fshihesh e të shkosh,

Përandaj t’a bënj këtë.”

Tani shkrua-më një shkrim

-Dhe për fis e paç bekim!

Me myhyrin e Dovletit

Për Mytesarifn e Mbretit

Që mban Krujën, një qytet

Rreth me mur e me hendek,

Të m’a kthenjë gjën’ e atit

N’emrin e Sulltan Muratit;

Se çdo urdhër që të japë

Kurrë nukë merret prapë.

Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit

Dhe kështu i tha Skënderit:

“O Allah i math, i naltë,

Që të jemi hi e baltë!

Qysh t’i shkruanj këto shkrime

Kur e di që kokën time

Po m’a pret ay Dovlet?”

Shpejt ahere si një yll

Që këputet lark nga qjelli

Çpallet nga i arti myll

Një hanxhar me reze djelli

Dhe gjëmon Skënderi: “Shkruaj!”

Dhe Qatipi i tmerruar

Shkroj në dritën e drithmuar

Afër zjarrit, i dërmuar,

Flokë-bardhë, kokë-ngrirë,

Nga e ftohta i mërdhirë,

Zëmër-prerë, vdekje-grirë.

Dhe Skënderi prapë tha:

“Tani eja pas me mua

Se të mbetesh këtu s’dua

Do t’të kem si mik e vlla,

Gjithënjë do t’të nderonj

Me kujdes do t’të rrethonj

Sa të rrosh në këtë botë.”

U përgjeq Qatipi e thotë:

“Udha jonë këtu ndahet,

Shoqëria jonë s’mbahet.”

Pa mbaruar këtë fjalë

Një hanxhar i rëndë ra,

Kur s’ish afër asnjë tjatër

Dhe Qatipi po përmbyset

Si një gur që rrugulliset

Në liqen të zi dhe shket

Tatëpjetë dhe humbet;

Edhe rreth në qetësi

Asnjë pipëtim s’u-ndi

Përveç kalit Skënderbeut

Që përpjet’ u-hodh prej dheut.

Pastaj sulet si shigjeta

Me tre qint pothua veta

Nëpër lum’ e pyll e garth

Përmi malet Argjendar;

Dhe me zemrën plot gëzim

Kapërceu lumin Drin

Dhe u-gdhi e n’agullim

Pa kështjellën Ak-Hissar,

Krujën, ah atë qytet

Rreth me mur e me hendek,

Tek u-lint e tek u-rrit,

Yll mëngjezi mi të ndrit.

Dhe ahere trumbetarët

Brirëve t’argjëntë u bien

Edhe togje rreth i mblidhen

Turqit bashkë me Shqiptarët

Që dëgjuan atë thirrje.

Dhe kremtoj me miqt’ e tij

Dhe u-ngrohnë me dolli.

Dhe u thotë: “Miqt’ e mi,

Shihni fati ç’na dërgon,

Perëndia ç’na bekon!

Mbret Murati urdhëron

Mall’ i gjërë i tim-eti,

Vend’ i terë dhe qyteti

Të më jipen nga Dovleti.”

Dhe pastaj me salltanet,

Veshur armët si një mbret,

Shkon kaluar në kështjellë

Edhe hyn nga port’ e gjerë

Dhe pashajt që urdhëron

Përmi Kruj’ i dorëzon

Urdhërin e Murat Mbretit

Me myhyrin e Dovletit.

Dhe Pashaj, si heshti, tha:

“Lavdi pastë Perëndia,

Ja ku hiqem nga fuqia.

Merr-e vendin dhe qytetin;

Kush lëfton dot me kësmetin?”

Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmë-hënë

Edhe populli shikon

Që në vënt të tij valon

Flamur’ i Skënderit n’erë

Shkab’ e zezë me dy krerë.

Dhe një thirrje lart-u-ngrit,

Se çdo zëmër e çdo shpirt

U-mërzit nga Turku i lik,

Q’e kish bërë atë Krujë

Zi, murtajë dhe rrëmujë.

Ay zë me gas me bujë

Q’oshëtin nga brek në brek

Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”

Ja kështu Skënderi trim

Mori Krujën me rrëmbim;

Edhe lajma u-përhap

Si një flagë, si një zjarr

Q’i fryn era në behar

Dhe qytetet afër larg,

Thotë Ben Isa Ben Miri

Në Qitap, të tij fakiri

“Binin m’atë lehtësi

Që zë burri veshn’ e tij”./m.,

Next Post
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ “Duhet të vendos baza”, Braçe: Koha kur partia zgjedh kandidatin ka marrë fund!

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ "Duhet të vendos baza", Braçe: Koha kur partia zgjedh kandidatin ka marrë fund!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

August 31, 2026
A mund ta përjashtojë BE-ja Spanjën nga zona Schengen për shkak të krizës në Ceuta? -

Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!

August 31, 2026
Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

August 31, 2026
“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

August 31, 2026
Agjencia për Energji këshillon BE-në që të ruajë gazin, ja çfarë skenarësh priten

“Çmenden” çmimet e gazit në Evropë, shkojnë në mbi 70 euro, shkaku kryesor lufta në Lindjen e Mesme!

August 31, 2026
FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

August 31, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

August 31, 2026
FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha merr vizën amerikane, zbulohet dhe delegacioni që do ta shoqërojë gjatë vizitës në SHBA

August 31, 2026
VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com