• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta është “armiku” që të nderon dhe aleati që të shkatërron

by Mero Baze
25/10/2020 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta i ka vënë të gjithë aleatët e vet në siklet.

Së pari ka vënë në siklet institucionin e Presidencës, i cili duket se ka humbur edhe qetësinë edhe dashurinë, që ishin maska fallco e dikurshme e Ilir Metës.

Degradimi i fjalorit të Presidencës ndaj gazetarëve kritikë me të, është më ekstremi në tridhjetë vjet demokraci.

Sali Berisha që ka “fituar” çmimin “10 armiqtë e lirisë së shtypit në botë”, ka bërë veprime represive ndaj gazetarëve, por këtë gjuhë nuk e ka përdour kurrë. Ai zakonisht nxirrte badigardët të rrihnin Nikoll Lesin, i burgoste Frangajn e Lekën, u digjte redaksi e makina çfarë t’i dilte para, vendoste gjoba dhe shkatërronte biznese, por publikisht përmbahej në gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve.

Ndërsa Ilir Meta ka punësuar një “qen gjahu” në Presidencë, i cili ka nisur shan me çfarë përmban libri familjes çdo gazetar që i thellon kërkimet mbi skandalet e Presidentit për dhënie shtetësie.

Kjo natyrisht nuk shqetëson gazetarët që sulmohen. Ata në fund të fundit, ja kanë arritur qëllimit të tyre, për të dëshmuar para publikut se çfarë Presidenti kemi, një njeri ordiner, trafikant pasaportash, dhe mbi të gjitha një President që perceptohet si një pacient i arratisur nga klinika 5.

Për një gazetar kritik, është nder të katandisë në këtë gjendje, objektin e sulmit të tij. Problem është për shtetin shqiptar që e ka formalisht në krye.

Së dyti ka vënë në siklet gjithë enturazhin e gazetarëve dhe OJQ që ka në bordero. Merreni me mend që ata kanë një javë që ankohen pse Edi Rama u çua në këmbë nga karrigia në emisionin “Opinion” duke e konsideruar këtë gjest aktoresk, si një “vënie në rrezik e jetëve të gazetarëve” në studio, ndërsa heshtin dhe nuk thonë dot asnjë fjalë jo më për kolegët e tyre që shan me nënë e motër çdo ditë Ilir Meta me BibiBlushin e tij, por nuk guxojnë as të botojnë asnjë rresht nga skandali flagrant i Ilir Metës me trafikun e pasaportave.

Dhe natyrisht që ky është siklet i madh, por shpresoj t’ia rrisin çmimin e shërbimit. Eshtë siklet të jesh në llogore me një trafikant pasaportash që bën çdo ditë shenjën e “shqiponjës” në facebook për t’u dukur patriot, ndërkohë që shet çdo do ditë nga një pasportë me shqiponjë në kapak. Ka nxjerrë 871 pasaporta me procedurë të veçantë që i bie afërsisht nga një në ditë që kur është bërë President.

Kjo i ka bërë të ulin kokën, të mbyllin sytë dhe veshët dhe të “thyejnë” lapsin të gjithë gazetarët dhe OJQ-të fallco të shtypit që përpiqen të ngrejnë kauza fallco për lirinë e shtypit për nevoja politike të Ilir Metës dhe heshtin para skandaleve të Ilir Metës dhe sjelljeve të tij primitive me shtypin.

Së treti Ilir Meta ka vënë në siklet drejtësinë e re, sidomos SPAK-un. Së paku tani që flasim dhe faktet janë kokëforta, dikush nga Prokuroria Speciale duhet të paraqitej në arkivën e Presidencës të sekuestronte dosjet për hetim. Kjo nuk ka lidhje me imunitetin e Presidentit por me seriozitetin e shtetit shqiptar. Të vënë në siklet nga një njeri agresiv dhe hakmarrës, duket që integriteti i prokurorëve të rinj, është një riciklim i përulësisë së tyre të vjetër me zyrtarët e lartë.

Kur Ilir Meta shan e fyen gazetarët dhe i kërcënon se do t’i tmerrojë, prokurorët me sa duket e marrin si sinjal dhe për ta dhe ndryshe nga gazetarët, tremben dhe bëjnë sikur nuk shikojnë çfarë janë ato që botohen.

Por mbi të gjitha Ilir Meta ka vënë në siklet opozitën. Diabolizmi i Edi Ramës që tenton ta fryjë Ilir Metën si liderin kryesor të opozitës, dhe që e nxit atë ta ketë si palë të vetën në këtë betejë, ka futur në një spirale heshtjeje opozitën më të madhe në vend, e cila as e zbon dot e as e mban dot, peshën e problemeve që i sjell Ilir Meta.

Ata në një anë duan të tregojnë se janë gati për pushtet, se po ndryshojnë dhe po përtërihen dhe nga ana tjetër, duhet të durojnë si komandant të tyre Ilir Metën, të kapur sërish me ‘presh në duar’, duke pajisur trafikantë dhe njerëz të dyshimtë nga gjithë bota me pasaporta jashtë çdo kriteri ligjor dhe që përbëjnë rrezik për Sigurinë Kombëtare.

Më thjeshtë akoma, Ilir Meta i ka dhënë opozitës, imazhin e një bande hajdutësh që kërkon të rikthehet në pushtet. Dhe ky është sikleti më i madh.

Të vetmit që nuk ka vënë në siklet Ilir Meta jemi ne, gazetarët që po i nxjerrim skandalet e tij në shtyp dhe qeverinë e cila ndjehet komode të ketë alternativë të saj një figurinë si ky.

Ndaj nevoja për t’i treguar vendin Ilir Metës, nuk është nevojë e qeverisë. Qeveria e ka atë vetëm detyrim moral. Por nga ana tjetër, Qeveria e do Ilir Metën kështu siç është në imazhin e tij, hajdut, të korruptuar, të çmendur, dhe banal.

Probemi është i opozitës që të gjitha këto kusure janë faturë për të.

Ta gëzojnë dhe shpresoj të vazhdojnë ta mbrojnë, dhe t’i dalin zot. Eshtë një nder që na bëhet të gjithëve. Sidomos shqiptarëve që mund të kenë ndonjë iluzion se kush po kërkon të vijë në pushtet.

Next Post
“Shkumbini po del nga shtrati! Largohuni nga shtëpitë”, Braçe thirrje banorëve të 5 fshatrave në Lushnjë

"26 vite nga koha kur përfundoja në birucë dhe një mesazh për median sot"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com