• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilda Bejleri sqaron konfliktin me Shakohoxhën dhe largimin nga Digitalb pas 11 vitesh: Tani në Top

by Java News
27/07/2019 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja zbulon projektin e ri që do ta rikthejë në televizion. Kjo javë ka qenë padyshim e Ilda Beljerit. Bukuroshja ka qenë pjesë e mediave çdo ditë.

E megjithatë teksa në Tiranë “bëhej nami”, moderatorja sportive po kalonte ditë magjike në Mykonos. Fillimisht u përfshi në komentet në rrjetet sociale, për jetën e luksit.

E më pas erdhi dhe lajmi për largimin e saj pas 11 vitesh nga Digitalb, pas një sherri me Shakohoxhën. Megjithatë ne nuk e lëmë me kaq. Vendosëm ta shkëputim veç pak nga pushimet, për të mësuar sesi i është dukur java edhe vetë Ildës.

E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Ilda zbulon për herë të parë detaje të reja nga karriera e saj. Duke pranuar largimin nga Digitalb, ajo rrëfen se do të vijë së shpejti me një projekt tip në Top Chanel.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj që do të rikthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Chanel, megjithatë do të doja që t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do te presim edhe pak”, ka thënë Ilda sa i përket ndryshimit në karrierën e saj.

Mediat online kanë shkruar se sherri mes saj dhe Shakohoxhës vinte pikërisht prej protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

Pa komplekse ajo ka folur edhe për këtë temë, por duke mos ndaluar tek sherri, por tek puna e saj.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet tek Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time, në atë që di të bëjë më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”, përfundon ajo.

Por një tjetër fakt që është sulmuar këtë javë është edhe jeta e luksit që ajo bën. Rolex, pushime të shtrenjta janë vetëm disa prej gjërave për të cilat Ilda është pyetur në Instagram.

“Jam shumë e hapur të përgjigjem kur më drejtojnë pyetje. Përpiqem të jem e kujdesshme dhe e sinqertë në ato që them. Pastaj nëse dikush nuk i pëlqen ato që unë them, ky nuk është problemi im. Natyrisht që do bëjë një jetë të mirë, madje luksoze, nuk kam pse të jap llogari, rëndësi ka që unë e shijoj gjithçka timen”, rrëfen ajo për ‘Bluetooth’.

Gjithnjë e hapur për përgjigje, aman deri kur vjen puna tek jeta private.

Është thuajse e pamundur ti shkëputësh qoftë edhe një fjali Ildës kur e pyesim se me kë po i shijon këto ditë në Mykonos.

“Mund të them vetëm që jam shumë e lumtur dhe i kam shijuar pafund këto ditë të mrekullueshme në Mykonos. Besoj se kjo ka më shumë rëndësi se kush më shoqëron”, ka mbyllur kështu Ilda prononcimin e saj.

g.kosovari

Next Post
Intervista e Linda Ramës për “Together Magazine”: Gratë janë heroinat e kohës sonë

Intervista e Linda Ramës për "Together Magazine": Gratë janë heroinat e kohës sonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com