• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit pas uljes së dënimit të Arben Grorit

by A R
20/04/2022 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektoriti i Lartë i Drejtësisë  ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit Taulant Tafa pas uljes së dënimit të Arben Grorit, i cili kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm.

NOTE INFORMATIVE

Tiranë, më 15.02.2022

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “ shkarkim nga detyra” ndaj gjyqtarit T.T.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativë të ankuesit, ndaj magjistratit T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje disiplinore të kryera, në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi për të dënuarin A.G., i dënuar me burgim të përjetshëm. Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit T.T., rezulton se: • Janë konstatuar veprime/mosveprime të shprehura në dhënien e vendimit për uljen e dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin A.G, në kundërshtim me nenin 63 të ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i ndryshuar, duke i sjellë përfitim të padrejtë në uljen e dënimit dhe rritur fiktivisht kohën e vuajtjes së dënimit; moszbatim të kërkesave të nenit 383 të K.Pr.Penale, sa i takon parashtrimit të shtrembëruar të fakteve dhe rrethanave në mënyrë të dukshme në aktet e nxjerra, si dhe mungesë arsyetimi të vendimit, veprime këto të parashikuara si shkelje disiplinore në nenin 102, pika 1, shkronja “dh” si dhe nenin 102 pika 2, shkronjat “b” dhe “c” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. • Në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale të nenit 63 të ligjit nr. 8328/1998, i ndryshuar. • ILD ka analizuar vendimmarrjen 4 vjecare të magjistratit (2017-2021), me objekt ulje dënimi, dhe konstaton, se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku 7 kërkesa janë nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm”, e ku janë respektuar kriteret formale ligjore. • Veprimet/mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga ana e gjyqtarit kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë nga i dënuari A.G të uljes së dënimit në masën 720 ditë, si dhe cënimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cënimin e besimit të publikut te drejtësia. • Veprimet/mosveprimet e magjistratit T.T., përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Për sa më sipër, kërkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistratin T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “dh” dhe neni 102 pika 2 germat “b” , “c” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

/a.r

Next Post
DIVA 2021/ 30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat

DIVA 2021/ 30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In