• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilaçi i Sharapovës/ Rusët: Komplot perëndimor. Shpikësi: Përdoret 1 muaj, jo 10 vjet

by Java News
09/03/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meldoniumi, ilaçi anti-iskemik që ka hyrë në listën e WADA-s (Agjencia Botërore Anti-Doping) më 1 janar, duket se është kufiri i ri i dpoingut. Meldoniumi prodhohet në Letoni dhe përdoret vetëm në vendet ish-sovjetike, ndërsa në sportin perëndimor nuk është dëgjuar kurrë. Sergei Iliukov, mjek sportiv në qendrën e mjekësisë sportive të qytetit finlandez Kuopio, e quan si një komplot perëndimor. “Në Perëndim shohin që sportistët rusë marrin diçka, por nuk e dinë se çfarë është, kështu që duhet të jetë patjetër doping. Ky është mentalitet i luftës së ftohtë dhe nëse kërkimet për këtë ilaç do të ishin botuar në revistat perëndimore nuk do të kishte pasur asnjë problem”.

Por, vetë kompania prodhuese e ilaçit ka bërë të ditur se përdorimi normal i tij shkon nga katër në gjashtë javë, jo dhjetë vjet, siç tha Maria Sharapova në konferencën për shtyp të së hënës, ku bëri të ditur se kishte rezultuar pozitive në testin anti-doping. Shpikësi i meldoniumit, Ivar Kalninsh, nuk ka ndërmend të kërkojë shpjegime nga WADA se pse ilaçi i tij ka hyrë në “listën e zezë”. “WADA nuk kërkon prova, thjesht merr vendime”, thotë ai për agjencinë ruse TASS. “Mendoj se në një farë mënyrë iu drejtohet sportistëve të tjerë lindorë. WADA nuk ka asnjë provë shkencore që meldoniumi është doping”.

Paralajmërimi – “Na presin zhvillime të reja për këtë ilaç. Nuk më takon mua ta them, por do të ketë raste të tjera, për kënaqësinë e miqve tanë”, është komenti sarkastik i ministrit rus të sporteve, Vitalij Mutko, në lidhje me përdërimin e meldoniumit. “Nuk është sistem, do të hetojmë për çdo rast më vete. Gjashtë muaj më parë, lajmëruam të gjitha federatat që ky ilaç ishte përfshirë në listën e atyre të ndaluar. Por duhet transparencë për këto gjëra: sportisti nuk i merr vetë. Mjekët, trajnerët, fizioterapistët dhe krerët e federatave duhet të jenë të përgjegjshëm. Gjëja më e tmerrshme është që në fund e paguan sportisti”.

Efektet – Meldoniumi është një ilaç me kosto modeste, në treg që në vitet ’80 në ish-Bashkimin Sovjetik, por edhe në vende të tjera, por jo në perëndim. Prodhohet nga kompania letoneze

Grindex. Ai përdorete si anti-iskemik, por edhe ndryshon metabolizmin, ul vlerat e hemoglobinës, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Efektet te sportistët janë ende objekt studimi, por pasi shumë analiza në Rusi evidentuan përdorimin e tij, testet në laboratorin e Këlnit sollën në përfshirjen e produktit në listën e ilaçeve të ndaluar. “Përdorimi i tij – shkruan laboratori gjerman në një publikim shkencor, ku u bazua WADA për vendimin – shfaq rritje të rezistencës së sportistëve, ndihmon riaftësimin pas ushtrimeve, mbron nga stresi dhe përmirëson funksionimin e sistemit qendror nervor”. Motivi të mjaftueshme për ta ndaluar nga ana e agjencisë anti-doping.

Next Post

Unaza e Zhan D'Ark kthehet në atdhe pas 600 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In