• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ikjet”/ Dikush duhet t’ja thotë Bashës që ka qënë 8 vite ministër dhe…!

by Java News
20/11/2021 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu demokrat Basha përcolli mesazhin e radhës këtë mëngjes, atë të bërë rutinor tashmë, mbi vettingun në politikë.

Por shtoi dhe korrupsionin si plagë nga e cila vuan shoqëria shqiptare, duke e renditur si shkak i ikjeve masive. E gjitha, duke shënjestruar qeverinë.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.

Në dukje kështu duket, por s’është kështu. Qeveria jo vetëm s’ka shkëlqyer në anti-korrupsion, por i është përhapur sheshit. Ama kjo nuk është gjë e re dhe këtë duhet t’ja thotë dikush Bashës pa fantazi, edhe pa dije gjithashtu, edhe sipërfaqësor po ashtu.

Tema e korrupsionit nis qe më ardhjen e PD-së së tij në pushtet, kur ai qe kamarier. Pra, fakti se pushtetarët po nisnin të vidhin, është bërë temë e debatit publik që atëherë e në vazhdimësi deri sot, nenvizon “tesheshi.com”.

Ka qenë dhe në vitet kur  Basha ishte ministër, ku vetë ai ishte ndër të përfolurit e mëdhenj. Por ama ikjet nuk ishin si sot, sepse ikjet nuk janë trend lokal por rajonal, madje gjysmëglobale sot.

Bashës duhet t’i thuhet se ikjet e para masive nisën në Kosovë, në janar – shkurt 2015, ku në Shqipëri as s’ekzistonte si çështje. Në Shqipëri, sinjalet se kanë nisur ikjet jepet afro një vit më vonë, në 2016-ën. Ndërkohë, temë dite, më shumë se sa në Shqipëri, ikjet janë në Maqedoni, Serbi, Bosnje, Kroaci, Rumani e Bullgari (dy vende te BE-së), në Poloni (vend i Europës qendrore), si dhe në Itali (vend klasik perëndimor). Dhe është një problematikë shumë komplekse, ku ndërfutet dhe elementi i një psikoze kolektive. Pra, sa ka shkaqe reale, ka dhe po dhe aq shkaqe psikologjike.

Ndaj, Bashës duhet t’ja thotë dikush këto; duhet t’i thotë se bota, në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria, pazgjidhshmërisht e efektuar prej saj, po ndryshon kontekstet zhvillimore me shpejtësi marramendëse, ndërsa atij i ka mbetur ora nuk i duhet në ç’epokë. Dhe është një dinamikë që kërkon mendje gjeniale t’i përgjigjen në pozicione qeverisëse, të cilën Basha as s’e ka patur, as s’e ka dhe as jep sinjale që mund ta ketë.

Duke iu kthyer ikjeve, le të sjellë Basha një model aktual nga një vend që ka arritur t’i frenojë sot. Kur themi sot, kemi parasysh trendin e sotëm, pra jo vetëm shqiptar. Se vërtet nuk ishin këto ikje kur qeveriste Basha, por as Gjermani që ka uri për forcë emigrante sot në çdo sektor, aso kohë nuk ndihej, merrej me krizat e veta.

Gjermania, ndër shkaktaret kryesore të ikjeve, nisi t’u shkete syrin vendeve të Lindjes e Ballkanit afro para 7 vitesh./m.j

Next Post
Abuzoi me të miturën/ Banorët flasin për tutorin plak: Stefan Koloi burrë i mirë, dëgjonim zëra në lokalin e tij por e mbante të mbyllur

Polici "ashik" plak, s*ks me 13-vjeçaren në Sarandë, rrëfimi i ndjerë i nënës: Vajza ka tentuar të vetëvritet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In