• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikën në Kanada për një jetë më të mirë, aktori Gent Bejko: Në Tiranë nuk bën njeri hajër me ndershmëri

by Java News
14/02/2017 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gent Bejko, i njohur në Shqipëri si aktor, edhe pse i diplomuar për regjisor, prej më shumë se një viti ka emigruar së bashku me familjen, në Kanadanë e largët.

Në një intervistë me gazetaren Entela Resuli, botuar sot në Dita, aktori të cilin publiku e kujton për rolet e veçanta në spektaklin e humorit “Portokalli”, shpjegon arsyet pse vendosi të lejë Shqipërinë.

“Nuk është se ika nga mërzia.

Ngado të shkosh mund të mërzitesh një ditë. Ika se desha më shumë.

Fatkeqësisht në vendin tonë llafet e shumta dhe puna e pakët, prostituimi politik dhe llumi i tepërt që çdo ditë e më shumë tregon se është ajka e një vendi ku njerëzit heshtin kur s’duhet dhe flasin kur s’duhet, është bërë rutinë.

Por të gjitha sa them më sipër si gjithmonë do të gjykohen mbrapsht.

Tingëllojnë më bukur nga goja e ambasadorëve të huaj në Shqipëri arsyet pse largohen shqiptarët nga Shqipëria” – thotë Bejko.

Ai shton se për fat të keq, në Shqipëri gjithçka është shndërruar në materializëm dhe interes.

“Fatkeqësisht kam kuptuar se shumica jetojnë për të tjerët më shumë sesa për veten. Këtu fillon defekti, ndoshta.

Në Shqipëri nuk mungojnë marrëdhëniet njerëzore, ato thjesht keqdrejtohen e keqpërdoren dita-ditës.

Gjithçka është shndërruar në materializëm dhe interes, mbase.

Çdo ditë e më shumë truri i shoqërisë bombardohet me informacione boshe ose me idhuj që nuk thonë asgjë. Ne jemi fajtorët kryesorë”.

Bejko thotë në intervistën me Resulin se problemi i Shqipërisë nuk është se është vend i vogël:

“Më tepër sesa vend i vogël, jemi një vend që çuditërisht prodhojmë maska të jashtme me shumicë. E më ironiken?

Shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë kur i takon këshilla e parë që të japin në konfidencë është: Mos rri me shqiptarët!”.

Regjisori i njohur thotë gjithashtu se ne shqiptarët kemi harruar ç’është ndershmëria.

“Virtyti më i dëmshëm për kohët kur jetojmë. Dhe maska më e mirë që deklarojnë batakçinjtë aktualë.

Për sa kohë jetova në Tiranë, rrallë pashë të bëjë hajër njeri me ndershmëri. Batakçinj pastaj ke sa të duash. Madje me larmishmëri modelesh” – thotë Bejko

Next Post
Celulari legjendë… do të rikthehet sërish në një version të ri

Celulari legjendë... do të rikthehet sërish në një version të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In