• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ik se do të lëshojmë Rulin e Nishanin”/ Gazment Bardhi, ‘dora e zezë’ e Bashës, përplasja me Markun dhe spastrimet në PD

by Java News
08/09/2021 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

“Dera ishte e mbyllur…i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as grua, i cili më thotë  “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Kështu u shpreh mjeku i njohur Halim Kosova kur kuptoi se nuk ishte më në planet e Lulzim Bashës për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Përpos mekanizimit okult të hartimit të listës dhe luftës mes klaneve në Partinë Demokratike, rrëfimi i Halim Kosovës nxjerrë në pah rolin e sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi si ‘dora’ e Lulzim Bashës për mënjanimin e figurave të padëshiruara, pra si njeriu që të hap ose të mbyll derën në Partinë Demokratike.

Rrëfimi i Halim Kosovës, ish-deputet i PD-së dhe kandidat për kryebashkiak të Tiranës konfirmon gjithashtu se komisioni i famshëm ‘Nishani’ ishte thjeshtë një alibi e Bashës dhe Bardhit për ‘larjen e hesapeve’ në PD.

Dy ditë më parë, Mark Marku, pasi refuzoi mandatin e deputetit, rrëfeu prapaskenat e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike. Gazment Bardhi portretizohet si njeriu që i pëshpërit në vesh Lulzim Bashës se kë duhet të heqë dhe të vërë në listën e kandidatëve për deputetë.

Bardhi qëndron në krahun e Bashës duke dhënë argumente dhe kundër argumente nëse një kandidat potencial duhet të hiqet apo të vihet në listë. Debati i Mark Markut me Bashën dhe Bardhin është zhvilluar për kandidaten Elda Hoti, e cila lëviz sa nga LSI, PR tek PD-ja.

“Për zonjën Hoti (nuk e dija fare sepse kisha propozuar një djalë të mirë, mësues, duke i thënë se nuk do jesh te lista fituese por do të promovoj. Në një moment e heqin dhe fusin këtë Eldën që unë nuk ia kisha dëgjuar emrin. Nuk e dija që ishte deputete. Më thanë të fusim këtë. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur. U thashë  nuk e njoh kush është kjo.

Është deputete më thanë, aq më keq u thashë, nuk e njeh askush. Deputete e LSI-së, u thashë, por a jeni në vete!. Kishte qëndruar në Parlament duke thyer vendimin e opozitës. U thashë absolutisht jo. Mbas një dite më thanë nuk kemi çfarë ti bëjmë aleatit, e futën përmes partisë së Mediut. Nuk e dija që do dilte ajo, i pesti atje është Zef Gjoka, një nga burrat më te nderuar të Lezhës”, ka pohuar Mark Marku.

Skandali i ngritjes së grupit paramilitar nga Partia Demokratike, të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, nxori në skenë pikërisht Gazmend Bardhin. Anëtari i kësaj strukture të paligjshme, Arbër Papleka, vrau katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvanin, një personazh me influencë në Elbasan, i cili i shihej si rrezik nga PD-LSI për realizimin e objektivave elektoralë.

Pas vrasjes, Gazmend Bardhi pranoi publikisht strukturën paramilitare, duke u shfaqur si njeriu që kishte nën patronazh grupin e armatosur në Elbasan. Struktura e paligjshme paralele u dënua nga SHBA-BE, por megjithatë, deri më sot, drejtësia nuk ka vepruar mbi ideatorët, drejtuesit dhe anëtarët e paraushtarakëve të PD-së.

Gazment Bardhi analizon edhe humbjen e zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Në 15 korrik të këtij viti, Kryesia e PD-së analizoi një dokument, i cili analizonte humbjen e PD-së në zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas analizës, PD-ja kishte ‘korrur një sukses’ në Qarkun e Elbasanit, ku fushata drejtohej nga Bardhi, ndërsa në qarqet e tjera kishte pësuar humbje. Analiza u kundërshtua nga drejtuesit politikë të qarqeve, të identifikuar si humbjes.

“Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar”, ka deklaruar Edi Paloka, i cili drejtonte fushatën në Durrës.

Në fakt, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Elbasan, Partia Demokratike pësoi një disfatë si në qarqet e tjera, ndërsa Partia Socialiste u rrit me rreth 20 mijë vota. Analiza, e cila prodhoi polemika në Kryesi, reflekton dorën e Gazmend Bardhit.

Po si depërtoi Gazment Bardhi në PD? Në vitin 2012, kur Partia Demokratike ishe në pushtet, Bardhi ishte këshilltar i Eduart Halimit, në atë kohë Ministër i Drejtësisë.

Në vitin 2013, u punësua si këshilltar ligjor pranë Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë, Gazmend Bardhi ishte një personazh anonim deri kur u shfaq në vitin 2016, si ekspert në Komisionin për Reformën në Drejtësi, duke kundërshtuar reformën bashkë me Oerd Bylykbashin.

Lufta e Bardhit në krah të PD-së kudër përmbajtjes së ndryshimeve Kushtetuese të korrikut 2016 dhe ligjeve bazë të reformës në drejtësi, është e dokumentuar.

Më pas, Bardhi është shfaqur si këshilltar i Lulzim Bashës. Ky i fundit i besoi edhe postin e ministrit teknik të Drejtësisë pas marrëveshjes së bashkëqeverisjes më kryeministrin Edi Rama në 17 maj 2017, si kusht që PD-ja të futej në zgjedhjet parlamentare.

Në janar të vitit 2019, Gazment Bardhi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së me mbështetjen e Bashës. Bardhi u rikonfirmua në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm disa ditë më parë, sërish me mbështetjen e Lulzim Bashës, i cili po kalon momentet më kritike në karrierën e tij politike./Shqiptarja.com

 

Next Post
Kultivonin kanabis në Tiranë! Bien në pranga 7 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit

Kultivonin kanabis në Tiranë! Bien në pranga 7 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

May 27, 2026
Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

May 27, 2026
55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

May 27, 2026
82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

May 27, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

May 27, 2026
“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

May 27, 2026
Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

May 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

May 27, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

May 27, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In