• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ik lësho lopët, s’je për televizion”/ Kush është këngëtarja që u fut në ‘BBV’, nga sherri me Jonida Maliqin që çoi në ndarjen e saj me Romeo Veshajn tek hakmarrja për…!

by Java News
05/01/2022 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja, Xheisara Frisku, mbrëmjen e së mërkurës iu është shtuar banorëve të Big Brother Vip, që konkurrojnë për të fituar çmimin 100 mijë euro.

Ajo mori famë pasi mori pjesë në “Kënga Magjike 2019”, konkurs muzikor ku u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, Jonida Maliqi.

Në atë kohë u raportua se këngëtarja ndërhyri në marrëdhënien e Jonida Maliqit me aktorin, Romeo Veshaj, gjë që çoi në ndarjen e tyre.

Xheisara Frisku e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonida Maliqit, eliminimin e saj nga “Kënga Magjike” dhe shpërtheu keq ndaj këngëtares.

Gjatë një interviste për “Thumbon” në atë kohë, Xheisara u shpreh se anëtarja e jurisë e kishte personale me të dhe hodhi kunja ndaj saj, duke u shprehur se “nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live”.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.

Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh Xheisara Frisku ndër të tjera.

Ndërkohë, komentues që pretendojnë se janë në brendësi të këtij konflikti të dy këngëtareve për aktorin, mendojnë se Xheisara Frisku ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje.

Këngëtarja, e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në talent-show të ndryshëm.

Në korrik të vitit të kaluar, i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin që i ka vjedhur zemrën në fshehtësi të plotë.

Pamjet e dasmës u publikuan nga njëra prej mikeshave që ka qenë e ftuar. Mirëpo në to nuk dukej portreti i dhëndrit, ndërsa në sfond shihej emri i tij, Klajdi.

Që në moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para.

Ajo ka qenë gjithashtu një konkurrente në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”.

Në 2020-ën ishte hera e dytë që merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë Neë Artist.

Në vitin 2016, Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t’u votuar nga këngëtarët gjysmëfinaliste. Në shtator 2019, Xheisara mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.

Xheisara Frisku ka treguar ka treguar se këmbënguli shumë për tu bërë këngëtare dhe i ka shkuar ëndrrës deri në fund, edhe pse njerëzit pranë saj ishin shumë skeptikë.

Ajo ka treguar se e ëma nuk e ka përkrahur në fillim, sepse nuk besonte te talenti i saj. Prandaj, pa dijeninë e askujt, sapo mori vesh për audicionet, ajo mori furgonin, mbërriti në Tiranë.

“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor’. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh.

Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, tha ajo në “Rudina”, teksa kujtonte fillimet e saj në karrierën muzikore./m.j

Next Post
Në punë me certifikatë vaksinimi, nisin kontrollet nëpër supermarkete

Në punë me certifikatë vaksinimi, nisin kontrollet nëpër supermarkete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com