• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi nga Saranda: Pakt kombëtar për reformën në drejtësi

by A R
05/03/2017 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Sarandë. Në këtë takim ishte e pranishme kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së Vjollca Braho dhe kreu i PDIU-së Sarandë, Robert Pirro. Në fjalën e tij para strukturave të Sarandës Idrizi u shpreh se PDIU propozon një pakt kombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për zgjidhjen e problemit të Vetingut.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka mbështetur pa asnjë lloj kushti reformën në drejtësi. I bëj thirrje të gjithë forcave politike shqiptare, boll më me sherre, që nuk kanë lidhje me interesin publik. Ka ardhur momenti që të kemi një pakt të madh kombëtar, një pakt kombëtar që të jepet dakortësi për reformën në drejtësi, por edhe për proceset e integrimit që po kalon vendi. Politika shqiptare ka qenë jashtëzakonisht e zonja për të prodhuar kriza, por nuk ka qenë e zonja për t’i zgjidhur këto kriza. I bëjmë thirrje politikës që të zgjidhë urgjentisht problemin e Vetingut, t’i hapim rrugë një reforme shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët”,- tha kryetari i PDIU-së. Duke e lidhur reformën në drejtësi me Çështjen e Çamërisë, Idrizi tha që PDIU është më shumë e interesuar se kushdo tjetër për këtë reformë, pasi e ka si kauzë të saj nevojën për drejtësi dhe prej nga do të vijë edhe zgjidhja e Çështjes së Çamërisë.

Gjithashtu Idrizi bëri apel që të miratohen reforma që mbështesin të rinjtë. Sipas tij shumë prej të rinjve qëndrojnë nëpër lloto, vetëm se nuk kanë një zanat për të punuar.

“Ne duhet të nxisim të rinjtë që të marrin zanat, që të punojnë për veten e tyre, ne nuk duhet të nxisim dembelezimin. Të rinjtë tanë në vend që të shkojnë të marrin një zanat, fatkeqësisht rrinë gjithë ditën pas llotove, me baste. Është detyra jonë t’u ofrojmë njerëzve mundësi. Të rinjtë qëndrojnë në lloto për shkak se nuk kanë mundësi të tjera dhe ku, në një vend si Shqipëria që është i jashtëzakonshëm, që është një vend i begatë të cilin e ka bekuar zoti. Kjo është arsyeja pse PDIU nuk

shikon brenda filxhanit të vet, por është e interesuar për shqiptarët kudo që janë. Të rinjtë tanë të jenë krenarë që janë shqiptarë. Për këtë arsye PDIU do të jetë një zë i fuqishëm i njerëzve në nevojë”, – tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me strukturat e Sarandës.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se në Shqipëri duhet të garantohet e drejta dhe të mbrohet vota e shqiptarëve. Sipas z.Idrizi nuk mund të vazhdohet më që dy partitë e mëdha të përcaktojnë fatet e vendit prej 26 vjetësh. “Sot çdo shqiptari duhet t’i lexohet vota ashtu siç qytetarët e hedhin në kuti, si shpresë e së ardhmes së tij dhe e vendit”, – theksoi Idrizi, i cili mbështeti votimin elektronik.

Next Post
Rama-Smajlajt: Faleminderit kampion! Ngrite në këmbë stadiumin e Beogradit me himnin tonë

Rama-Smajlajt: Faleminderit kampion! Ngrite në këmbë stadiumin e Beogradit me himnin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

“Shqipëria i shpëtoi një situate anarkiste”- Meçe: Agron Shehaj i ngjyer në luftën hibride, u bashkua me Berishën dhe Qorin! Rreziku nga agresioni rus e iranian

October 21, 2026
Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

Skandal në Basketboll me trukimet e ndeshjeve në Greqi, arrestohen kreu i Federatës dhe disa gjyqtarë!

October 21, 2026
“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

“Italia po dërgon forca policore në Shqipëri”, reagon MIA: Informacioni nuk është i vërtetë, qytetarët të mos bien pre e këtyre lajmeve!

October 21, 2026
Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

October 21, 2026
Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

Plas skandali i të dhënave, tronditet AfD-ja në Gjermani, publikohen 421 mijë e-maile dhe dokumente!

October 21, 2026
Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

Rusia gati të rifillojë bisedimet me SHBA-në dhe Ukrainën, ja kur mbahet raundi i ri

October 21, 2026
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

Protestuesit tensionojnë situatën në bulevard, efektivët “Shqiponja” mbërrijnë në shesh pas hedhjes së molotovëve!

October 21, 2026
“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

“Vetëvendosja e Kurtit, organizim antishqiptar”- Kryeziu: Kjo është çmenduri, Shqipëria ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira!

October 21, 2026
VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

VIDEO-LAJM/ Pamjet nga lart me dron, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In