Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar ndaj një informacioni të rremë që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit Italia po dërgon forca policie në Shqipëri.
Në njoftimin e saj, Agjencia thekson se ky pretendim është i pavërtetë.
“Asnjë forcë policore italiane nuk është dislokuar apo dërguar në territorin tonë sipas këtyre pretendimeve,” thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
Institucioni u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e informacioneve të pabaza dhe të verifikojnë burimet para se t’i shpërndajnë ato.











